Author: tirana

Procesi i numërimit ka përfunduar në bashkinë e Korçës. Në bashkinë e Korçës, Partia Socialiste fiton 20837 vota. Partia Demokratike merr 18263 vota, ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim 2465 vota. Në KZAZ-në e qytetit Korçë po ashtu kryeson PS, me 14160 vota. Në këtë KZAZ, PD merr 12035 vota dhe LSI 1506 vota.

Read More

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Devoll në 50 qendra votimi. Siç raporton gazetarja Ledjona Xheladinaj PD ka fituar. Demokratët kanë arritur kështu të sigurojnë bastionin e tyre në këto zgjedhje. PD ka marrë 7762 vota në Devoll, PS 7603 ose 194 vota më pak se PD

Read More

Shtetet e Bashkuara presin nga kandidatët dhe udhëheqësit e Shqipërisë që të pranojnë vendimin e votuesve kur të përfundojë numërimi i votave,” tha për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit lidhur me zgjedhjet e së dielës. Duke përgëzuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen aktive në zgjedhje, zëdhënësi thekson shpresën për “një certifikim të shpejtë, efiçent dhe të plotë të rezultateve nga zyrtarët e zgjedhjeve”. “Ne mbështesim misionin vëzhgues të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara mirëpresin bashkëpunimin me qeverinë e dale nga zgjedhjet,” shton më tej zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, duke nënvizuar se Shtetet e…

Read More

Me tensione është zhvilluar procesi i numërimit të votave edhe në Tiranë. Në KZAZ 30 te shkolla “1 Maji” janë konfliktuar fizikisht vëzhguesit me njëri-tjetrin. Mësohet se ka pasur një përplasje fizike me grushte dhe me sende të forta mes të pranishmëve. Sipas informacioneve të para mësohet se për këtë ngjarje janë shoqëruar 3 persona në polici. Në KZAZ nr. 30 ishte pezulluar procesi i numërimit të votave rreth para një ore.

Read More

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka përlotuar ish-këshilltaren e PD-së, Zana Guxholli, për të cilën nuk hezitoi ta vlerësonte si një kundërshtare model në zgjedhjet e vitit 2013, kur PS ishte në opozitë. Në një lidhje me “Zgjedhje 2021” në “Vizion Plus”, kryebashkiaku tha në një moment se gjatë kësaj fushate “të merrte malli të kishe një kundërshtare si Zana”, ndërsa shtoi se studimi i fushatës së saj në 2013, ku Zana luante një rol thelbësor, e ka ndihmuar që të ndërtonte diçka më shumë në 2021. “Pjesëmarrja e madhë është në favor të…

Read More

Tom Doshi ka replikuar ashpër me Fatos Lubonjën e Robert Rakipllarin, pasi këta të fundit kanë aluduar për të, se ka blerë votat në këto zgjedhje dhe e kanë sulmuar vazhdimisht live, gjatë emisionit të Sokol Ballës në News 24. Ai ka ndërhyrë me telefon në emision. “Turp t’ju vijë të dyve, që më merrni nëpër gojë mua dhe për përmendi edhe fëmijët. Unë jam më i pastër se të dy ju bashkë. Unë kam mbledhur 30 mijë vota se kam pasur kandidatë më të mirë se kundërshtarët dhe nuk blihen dot 30 mijë vota. Kush jam unë pra, më…

Read More

Partia Social-Demokrate e Tom Doshit ka rritur të marrë mandatin e dytë në qarkun e Shkodrës, duke grumbulluar 12857 vota. Kështu PSD i ka marrë një mandat Partisë Demokratike e cila aktualisht ka 5 të tillë me 38238 vota, ku ndiqet nga Partia Socialiste me 3 mandate që ka marrë konkretisht 25186 vota. Partia Lëvizja Socialiste për Integrim është e katërta e renditur në këtë qark me 1 mandat, ku ka grumbulluar 7576 vota. Ndërkaq Partia Socialdemokrate nga rezultate paraprake të nxjerra nga numërimi i votave në kutitë në të gjithë vendin ka siguruar 3 mandate.

Read More

Gazetari Arian Çani tha mbrëmjen e sotme në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se presidenti Ilir Meta pritet që të japë nesër dorëheqjen. Duke iu referuar burimeve të tij, Çani tha se Meta po përgatit fjalimin e dorëheqjes dhe po pret të mbarojë procesi i numërimit. “Meta nesër mund të japë dorëheqjen. Burime të brendshme thonë se Meta është duke përgatitur fjalimin. Meta është duke bërë gati fjalimin”, tha Çani.

Read More

Dy persona janë shoqëruar në komisariat nga policia e Vlorës, pasi janë konfliktuar me sende të forta me njëri-tjetrin. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku shtetasi me iniciale V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta. Njoftimi policisë: Rreth orës 12:20, në lagjen “Partizani”, Vlorë, shtetasi V. V., 36 vjeç është konfliktuar me sende të forta me shtetasin F. S., 37 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta. Të dy këta shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë…

Read More

Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, ka folur mbrëmjen e kësaj të hëne për statistikat e deritanishme të numërimit të votave. I ftuar në studion e Klan News, Fevziu tha se PS-ja dhe PD-ja kanë një rritje të votave, ndërkohë që LSI-ja sipas tij ka një goditje të jashtëzakonshme. “Në thelb është kush do të qeverisë Shqipërinë në 4 vitet e ardhshme dhe kush do të jetë opozita shqiptare e 4 viteve të ardhshme. Këtu një gjë është që nuk ndërron. Ka një goditje të jashtëzakonshme të LSI-së. PS-ja duket që ka rritje në votat e veta, PD-ja…

Read More

Socialistët e Matit kanë fituar një tjetër betejë elektorale, madje me rezultat bindës.Në fund të proçesit të numërimit të votave socialistët e qytetit verilindor fituan 7158 vota, ndërkohë Partia Demokratike në këtë bashki u mbështet nga 6157 qytetarë, pra socialistët morën 1001 vota më shumë.Sakaq LSI fitoi katër vite më parë 2459 vota, ndërsa dje u katandis në 423 vota.Fushata elektorale e kandidates socialiste Aurora Mara në rrethin e Matit u drejtua nga kryebashkiaku i Matit Agron Malaj.

Read More

Kandidati i PD deklaratë nga selia blu: Vazhdimi do sjellë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët “Numërimi i çdo vote do konfirmojë vullnetin e shqiptarëve. Pamë sot si dy vende deputetes u rikuperuar. Vazhdimi do të ketë surpriza të pakëndshme për kundërshtarët tanë. Qytetarët kanë votuar ndryshimin dhe ne ju sjellim ndryshimin”, u shpreh ai.

Read More