Author: tirana

Kryeministri Edi Rama ftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale gjithë socialistët që t’iu bashkohen në sheshin ‘Skënderbej’ në orën 18:00 për të festuar sëbashku fitoren e 25 prillit. Ndërkohë që ndajnë vetëm pak orë nga momenti i fitores, tashmë kanë nisur përgatitjet në sheshin ‘Skënderbej’. gjithçka është gati për ditën më të rëndësishme të socialistëve. Ajo që vihet re është se karriget e vendosura janë kuqezi, si një mesazh për të treguar se fitorja është e gjithë shqiptarëve. Deri më tani, PS ka siguruar 74 mandate, ndërsa janë numëruar 94% e kutive të votimit.

Read More

Nga Edmond Arizaj 1. Emigrantët nuk votuan. Është e vështirë që PS të patronazhonte dhe për rrjedhojë të projektonte mandate dhe siguri elektorale nëse në lojë do të ishin mijëra e qindra mijëra vota emigrantësh .2. Fryma pa frymë e Lulzim Bashës. Jo e demokratëve. Elektorati i PD pavarësisht gjithçkaje, ishte nën armë. Detyra e Bashës, lidershipit dhe këshilltarëve ishte të nxirrnin në votime mbi 60 përqind. Nuk ndodhi. 3. Votuesit absolutë të PS. Pothuajse asnjë rrjedhje në gati pesë palë zgjedhje. Rast për studim. 4. Marrëveshjet e dështuara elektorale të PD. Në asnjë rast, përfaqësuesit e PD nuk kanë…

Read More

PS ka arritur që të “shkrijë” LSI-në në Korçë duke i rrëmbyer asaj rreth 11 mijë vota krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017. Këshilltari i Niko Peleshit Fatjon Hoxhalli thekson se shkrirja e LSI ishte sfidë patriotike. “Fitorja e zgjedhjeve – sfidë politike.Shkrirja e LSI – sfidë patriotike.Korça e pastër”, shkruan Hoxhalli. Në Korçë PS ka fituar 6 mandate ose 60542 vota, krahasuar me PD që ka marrë 5 mandate ose 50479 vota.

Read More

Kandidati i PS, i renditur i shtati në listën e PS në qarkun e Durrësit, Lefter Koka në një prononcim për ‘Top Channel’ tha se PS ka lindur për inat të dikujt dhe po zhduket për inat të dikujt. Koka tha se LSI nu ka themelues, ndërsa sipas tij ndjek filozofinë e ‘datës së skadencës’. Sipas tij çdokush që është në atë parti është me datë skadence. “Rezultatet ishin të pritshme, LSI lindi për një inat po zhduket për inat të dikujt. Nuk mendoj se ia bëra gropën LSI-së. LSI nuk ka themelues, u themelua në 2005 dhe në 2009…

Read More

Besnik Mustafaj, personi kyç që hartoi listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike, thotë se përgjegjësia për humbjen është e liderit të Partisë, referuar indirekt Lulzim Bashës. Në një bisedë në News 24, ai theksoi se Partia Demokratike në këto vite arrite të rekuperojë abstenimet e simpatizantëve të saj, por nuk arriti sipas tij të krijojë një frymë për të sjellë fitore. “PD gjendet përpara katër vitesh shumë të vështira. E gjithë Shqipëria gjendet para 4 viteve shumë të vështira. PD rekuperoi në një masë shumë të madhe abstenimet e simpatizantëve të saj, por nuk arriti të krijojë frymë.…

Read More

Ish-deputeti demokrat Fatos Hoxha ia ka faturuar humbjen Lulzim Bashës dhe këshilltarëve të tij. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hoxha thekson se në botë nuk ekziston asnjë strategji politike që pret fitoren ti bjerë në prehër, me arsyetimin se kundërshtari po konsumon shumë mandate. “Për të gjithë ata, që habiten se si PS mundi të marre mandatin e tretë dhe fajësojnë shqiptaret për këtë, është mirë të themi dhe të pranojmë dy të vërteta të thjeshta: 1. Në botë nuk ekziston asnjë strategji politike që pret fitoren ti bjerë në prehër, me arsyetimin se kundërshtari po konsumon shumë mandate.…

Read More

Teksa janë numëruar rreth 90% e votave që deri tani nxjerrin socialistët forcë e parë, nga selia blu nuk ka ende një reagim zyrtar në ditën e dytë të numërimit. Kryedemokrati Lulzim Basha po ndjek procesin nga selia blu ku ka mbërritur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Më herët në zyrën e tij ka qenë edhe koordinatori i Posaçëm Politik Eduart Halimi që ka qëndruar në një takim me Bashën për të paktën 60 minuta.

Read More

Partia Socialiste thyen për herë të parë pas 20 vitesh një prej bastioneve më të forta të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Bashkinë e Vorës. Drejtuesi politik i PS Erion Veliaj ka deklaruar se në këtë bashki, Partia Socialiste ka fituar bindshëm me plot 54% të votave. Bastioni historik i PD, e cila megjithatë e kishte lënë në mëshirë të fatit të gjithë zonën mes Tiranës e Durrësit në dy dekada, është kthyer majtas falë fushatës intensive të drejtuar nga Veliaj edhe në këtë bashki, si drejtues i të gjithë qarkut më të madh të vendit.https://1242881b4256f6e9c232ead573fc1adb.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html “Kemi pritur 20…

Read More

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit ka qenë fatal për LSI-në në qarkun e Korçës. Partia Socialiste nën drejtimin e Niko Peleshit në Korçë ka mundur që jo vetëm të arrijë t’i japë PS 6 mandate, por dhe të “shkrijë” LSI-në.Nga të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, rezulton se në përfundim të procesit të votimit LSI ka humbur edhe mandatin që kishte fituar nga zgjedhjet e vitit 2017. Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 6 mandate ose 60542 vota në total dhe PD ka marrë 5 mandate ose 50479 vota.LSI nuk ka mundur të marrë…

Read More

Edhe pse Partia Socialiste ka marrë rekordin e votave në Gjirokastër duke rrëmbyer 3 mandate, politika ka bërë paqe në këtë qytet. Tritan Shehu i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga Dasho Aliko është fotografuar jashtë ambienteve të Pallatit të Sportit të qytetit duke shtrënguar duart me ministrin Bledi Çuçi dhe me ish-ministren Mirela Kumbaro. Mesa duket ata kanë ndjekur shembullin e kandidates demokrate Ina Zhupa e cila është përqafuar dje mbrëma në Sarandë me ministren Anila Denaj.

Read More

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021 vijon ende në të gjithë vendin. Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës. Në të gjithë vendin, deri më tani PS kryeson me 577,678 vota, e pasuar nga PD-AN me 466,335 vota. LSI deri më tani ka marrë 81,049 vota, kurse PSD 26,851. Nisma Thurje deri më tani ka 7,574 vota. PS ka tashmë 2 mandate më pak, duke shkuar në 73, ndërsa PD rritet në 59, LSI 5 dhe PSD 3 mandate. Deri më tani PS…

Read More

Kur duhen numëruar edhe më pak se 30% e qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë janë marrë tashmë disa verdikte të rëndësishme. Por ka disa qarqe që janë ende në garë dhe mund të ketë një përballje që të ofrojë surpriza. Kur duhen numëruar edhe më pak se 30% e qendrave të votimit në të gjithë Shqipërinë janë marrë tashmë disa verdikte të rëndësishme. Kukësi tashmë ka përfunduar dhe surpriza nuk ka. Ashtu siç ishte parashikuar, Partia Demokratike e ka ruajtur bastionin e saj duke marrë 2 mandate përballë 1 të Partisë Socialiste.Gjithashtu kemi një garë thuajse të mbyllur…

Read More