Author: tirana

Besa Kokëdhima nuk ështe aspak një emër i panjohur për median jo vetëm si këngëtare e sipërmarrëse por edhe si komentuese e jetës poltike në vend. Ditën e sotme , ajo ka ‘uruar’ shqiptarët për zgjedhjet e 25 Prillit me një status në Facebook. Ajo ka thënë se tani nuk kanë arsye për t’u ankuar. “T’i gëzoni zgjedhjet e mos u qani më“, thotë këngëtarja. S’ka vonuar shumë dhe një komentuese e ka ngushëlluar për humbjen por këngëtarja i është kthyer keq: “Unë s’kam humbur gjë kam frikë se mos keni humbur ju…”-ka reaguar këngëtarja.

Read More

Fitore spektakolare e Partisë Socialiste në Njësinë 7 në Tiranë. Kandidatja dhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj komunikoi arritjen e një rekordi historik votash për PS në këtë njësi zgjedhore ku kutia e fundit e votave për partitë përfundoi në orën 15:00. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se “Sapo u numërua vota e fundit për numrin 12 në zonën zgjedhore 37 dhe kemi regjistruar rezultatin më të lartë historik për Partinë Socialiste në këtë zonë. Pas një fushate të gjatë dhe plot entuziazëm dhe pas një maratone numërimi, jam e lumtur dhe tejet krenare të shënojmë 15,918 vota…

Read More

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka takuar kreun e PD pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit. Fillimisht në zyrën e Bashës ka shkuar koordinatori i Posaçëm Politik, Eduart Halimi. Ky i fundit ka biseduar me Bashën për rreth 60 minta dhe më pas është larguar, ndërsa pas tij në seli ka shkuar edhe kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Tashmë atyre iu është bashkuar edhe Mediu, i cili po diskuton kokë më kokë me Bashën dhe Gazment Bardhin. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë lëvizja e radhës e numrit një të PD-së,…

Read More

Kryetari i PDK-së, Nard Ndoka deklaroi në “Breaking” se lideri i koalicionit opozitar, Lulzim Basha gaboi me fushatën e tij elektorale, duke shmangur aleatët e koalicionit, duke mos i nxjerrë në fushatë. Kjo sipas tij ishte një minus, pasi në një kohë që Rama sulmonte aleatët e Bashës, kryedemokrati nuk bënte fushatë me Ndokën, Shehin, Idrizin, Dulen apo Mediun. “Padyshim që Basha duhet të mbajë përgjegjësi, ai luajti të gjitha për gjitha, Ai nuk e shfrytëzoi se pati një koalicion, ai me unin e tij tentoi që kopjonte sitlin e tij. Nëse Rama ishte i vetëm, Basha kishte një koalicion…

Read More

Tom Doshi, kreu i partisë Social-Demokrate hoqi dorë nga mandati para publikimit të rezultateve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Megjithatë deri më tani Tom Doshi rezulton të ketë marrë 588 vota në bashkinë e Shkodrës ku kandidonte i pari në listat e partisë së tij. Në raport me kandidatët e partive të tjera, deri tani Doshi renditet i gjashti pas kandidatëve demokratë dhe socialist në qarkun e Shkodrës. Ndërkohë në Tiranë, në disa zona procesi i numërimit të kandidatëve ka nisur me vonë se në qarqe për shkak se në disa KZAZ vijon përllogaritja e mandateve për parti politike.…

Read More

Teksa ka mbetur vetëm një kuti pa numëruar nga qarku i Vlorës, pasi është rikthyer vonë se nuk korrespondojnë të dhënat në KZAZ me numërimin në KQZ, socialistët kryesojnë me 59023 vota. Mirëëpo, kurioziteti i madh është më shumë brenda partisë, pasi për këtë qark kandidon edhe kryeministri Edi Rama. Nga rezultatet e deritanishme vihet re që PS ka fituar 8 mandate dhe më i votuari me 2300 vota është vetë Rama. Ai ndiqet nga drejtuesi politik i socialistëve në këtë qark Damian Gjiknuri me 1327 vota.

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mësohet se po bën lëvizjen e parë pasi numërimi i votave po vjen drejt fundit, dhe PD-ja ka mbetur sërish në opozitë. Mësohet se kreu i PD ka thirrur në takime përfaqësues të 12 qarqeve të Partisë Demokratike. Takimet mësohet se po bëhen një nga një ku përfaqësuesit po hyjnë dhe dalin nga selia e PD. Për rezultatin pritet një analize e thellë, ndërsa PD pritet të hyjë në një proces tërësor reformimi.

Read More

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka reaguar në lidhje me njoftimin e SPAK, ku njoftonte se kishte nisur procedimin për 33 raste që lidhjen me denoncim për zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një reagimi në Twitter, Kim thekson se kush pengon qytetarët për të votuar lirshëm, duhet të ndiqet penalisht. “Shumë gjë e mirë që të shohësh njoftimin e SPAK për hetimet e krimeve elektorale. Unë e kuptoj që prokurorët do të bëjnë të njëjtën gjë. Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe duhet të ndiqen penalisht. Askush nuk është…

Read More

Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. DASHI Kohët e fundit në dashuri ka pasur polemika dhe diskutime: historitë e rëndësishme, megjithatë, mund të jenë të sigurta. Gjithçka kalon. Sa i përket punës, yjet ju favorizojnë. DEMI Sipas horoskopit të sotëm të Paolo Fox, nëse zemra juaj është vetëm duhet ta kuptoni pse: ndoshta e kaluara ka të bëjë me të? Sa i përket punës, në orët e ardhshme mund të kryeni projekte interesante. BINJAKËT Të dashur Binjakë, përpiquni të sqaroni se çfarë…

Read More

Teksa procesi i numërimit të kutive në qarkun e Fierit është në vazhdimësi, vihet re që Partia Socialiste kryeson me 91572 vota, që deri tani konvertohet në 9 mandate. Mirëpo, ajo çfarë tërheq më shumë vemendjen është se kandidati që ka marrë më shumë vota është femër dhe bëhet fjalë për Lindita Buxhelin. Ajo ka siguruar 787 vota duke lënë pas zëvendës kryeministrin Erion Braçe me 457 vota. Ndërsa Partia Demokratike në qarkun e Fierit ka marrë 64680 vota dhe ndiqet nga LSI me 64680 vota.

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se në makinën e Kelmend Xhaferrit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan, janë gjetur karta identiteti, pasaporta biometrike, fletë votimi, bllok pagesash dhe shkopa gome policie. Në një status në Facebook, Berisha shton se gjithashtu në raportin e dorëzuar në polici thuhet se është qëlluar me tre llojë armësh pasi janë gjetur tre lloje gëzhojash në vendin e ngjarjes, ndërsa Veliu në konferencën për shtyp, tha dy. Në këtë mënyrë, sipas Berishës, qytetarët janë mashtruar. Krah statusit, ai bashkëngjit edhe raportin e policisë që vërteton fjalët që…

Read More

Rezultati paraprak tregon që Partia Socialiste ka fituar 74 mandate duke lënë pas Partinë Demokratike me 54 mandate dhe Lëvizja Socialiste për Integrim katër mandate. Në lidhje me këtë situatë politike në vend ka reaguar ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli, kjo e fundit është shprehur se qytetarët midis Ramës dhe opozitës zgjodhën Ramën. Ajo shprehet se votat e opozitës ndër vite ka qenë në rënie dhe sipas saj për këtë kanë ndikuar një sërë faktorësh. “Midis Ramës dhe alternativës të opozitës qytetarët zgjodhën Ramën. Nuk vjen pushteti se të vjen radha. Rama bëri një fushatë më të mirë dhe disa…

Read More