I dyti në qarkun e Kukësit, Petrit Malaj nuk do të jetë në parlamentin e ardhshëm pasi nga 3 mandate 2 i mori PD dhe 1 PS. Kandidati për deputet i PS në zonën e Tropojës edhe pse nuk mundi të sigurojë një ulëse në Kuvend, aspak i mërzitur ka dhënë një mesazh paqeje për të gjithë shqiptarët. Ai shprehet i bindur se ka shumë punë për t’u bërë dhe se Rama me qeverinë e tij do të përfaqësojë të gjithë shqiptarët me dinjitet. Malaj falenderon të gjithë votuesit e tij që i besuan me votën e tyre, duke i…
Author: tirana
Nga Ben Andoni “Politika është pothuajse po aq emocionuese sa lufta, dhe po aq e rrezikshme … Në luftë, mund të vritesh vetëm një herë. Por në politikë shumë herë”, thotë në një nga shprehjet e tij lapidare Uinston Çërçill. Por kur dëgjonim reagimin pa asnjë nerv për humbjen, shfajësimin dhe daljen me akuza ndaj fituesve, heshtja e deri-atë-herë e pacipë e kryetarit të opozitës, Basha, u bë edhe më e hidhur. Në të njëjtën kohë, kur kryeministri i rikonfirmuar Edi Rama bënte fjalimin përshëndetës, publiku kuptoi qartë diçka përmes SHQUP-it: tashmë luksi i mbajtjes së zotit Basha dhe ringritja…
Pas numërimit të votive të zgjedhjeve të 25 prillit që rikonfirmuan Edi Ramën fitues për një mandat të trete qeverisës, ka sjellë irritimin e demokratëve me Lulzim Bashën. Përmes një statusi në rrjete sociale, ish-këshilltari i Sali Berishës për çështjet e menaxhimit urban, Flamur Kuçi, ka ironizuar kreun e PD Basha me pyetjen: “Po me herën e tretë a bëhesh?”.
Emisioni “Stop” tregoi sonte me zë dhe figurë mënyrën sesi u ble vota për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Kamera e fshehtë e “Stop” tregoi se në Lezh, anëtarët e LSI-së kanë blerë vota për 50 mijë lekë të vjetra ose 50 euro për llogari të kandidatit Viktor Tusha. Një nga anëtarët e LSI-së, ka shkuar nëpër shtëpi duke premtuar e dhënë para, në këmbim të votës së sigurtë për Tushën. Madje edhe kur i thonë, se janë me PD-në, ai kërkon, që të votohet numri 6, pasi votat në një vend do të shkojnë. Anëtar i LSI – Hë…
Ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve në bashkinë e Himarës. Ka suprizuar rezultati tek socialistët. Sipas të dhënave të publikuar nga KQZ, më i votuar në Himarë rezulton Damian Gjiknuri, i cili ka marrë 1353 vota. Gjiknuri ia ka kaluar kështu edhe kryeministrit Edi Rama, i cili ka marrë 286 vota.
Deputeti Ralf Gjoni thotë se PS dhe Edi Rama i kanë fituar zgjedhjet dhe nuk lënë asnjë hapësirë për kontestim. Në një shënim në rrjetet sociale Gjoni thotë më tej se PD ka humbur shumë rëndë, ndërkohë që shton se Lulzim Basha duhet të japë dorëheqjen, pasi ka humbur për të katërtën herë. Po ashtu Gjoni nuk lë pa përmendur edhe LSI-në për të cilën shkruan se ka pësuar një shtrydhje ulëritëse deri në avullimin e partisë. Për Kryemadhin, Gjoni thotë se edhe ajo duhet të japë dorëheqjen për shkak të paaftësisë së saj për të ruajtur një parti që bashkëshorti…
Kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka reaguar për herë të parë pas rezulatit të zgjedhjeve, ku forca politike që ai drejton nuk arriti të marrë më tepër se 10 mijë vota dhe asnjë mandat deputeti. Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale, Patozi nuk shpreh kundërshti për rezultatin, por kritikon fushatën për “jetë a vdekje” të polarizuar në ekstrem nga forcat e mëdha politike. Patozi falenderon të gjithë mbështetësit dhe thotë se ideja e Bindjes Demokratike për “një Shqipëri normale” do të vijë një ditë. Shkrimi i plotë i Patozit: MIRENJOHJE DHE RESPEKT PËR TË GJITHË ATA, QË…
Përmes sekretarit për cështjet zgjedhore, Ivi Kaso PD i është drejtuar përmes një shkrese KQZ ku i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike. Në letrën dërguar kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, Kaso shkruan se përmes numëruesve dhe vëzhguesve në terren ka grumbulluar dhe është duke grumbulluar të dhëna lidhur me parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, vecanërisht gjatë fazës së numërimit. Lidhur me këto pretendime PD kërkon nga KQZ t’i vihen në dispozicion: Pamjet filmike në çdo qendër votimi, pamje filmike të numërimit të fletëve të votimit, të dhënat e grumbulluara nga pajisjet e identifikimit, të dhënat e…
Pas humbjes së zgjedhjeve kreu i PD, Lulzim Basha tha se këto zgjedhje u fituan përmes krimit. Basha deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit ishin një masakër elektorale, ndërsa fajësoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se ka përdorur para të pista për fushatë. Gjatë fjalës së tij të parë pas humbjes, Basha tha nga selia e PD-se se janë më të vendosur se kurrë që të vazhdojnë betejën. “Muzgu i kësaj mbrëmje po bie mbi male, një tjetër hije po avitet në mendie dhe zemra. A është muzgu i shpresës për Shqipërinë demokratike dhe normale? Kemi shumë vite që luftojmë…
Ka përfunduar pa surpriza numërimi i kutive të votimit në Durrës. Partia Socialiste është forca kryesuese edhe në këtë qark ku ka fituar 8 mandate, ndërkohë që Partia Demokratike në Durrës ka fituar 6 mandate. Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka arritur që të fitojë asnjë mandat deputeti në këtë qark.
130 raste të reja me COVID-19 dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit. NJOFTIMI I MSH Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2389 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 130 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë…
Ferdinant Xhaferri ka hyrë në Pallatin e Sportit për të ndjekur procesin e numërimit të votave. Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako e ka thirrur dhe i ka thënë “Urime”. Xhaferri është acaruar nga kjo replikë me ironi dhe i ka thënë: Je bo politikan ti? Kjo gjë ka acaruar situatën dhe mes tyre ka nisur përplasja fizike. Pjesë nga biseda: Ferdinand Xhaferri: Je bo politikan Vangjush Dako? Jeni të gjithë zagarë të Dakos. Vangjush Dako: Ti çfarë je, je më i mirë se ne. Çfarë zagarësh qenkemi ne?