Author: tirana

Ndonëse ora policore ka hyrë në fuqi në rrugët e Tiranës vijojnë festimet e simpatizantëve të Partisë Socialiste për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit. Makina të shumta me flamuj të PS dhe me borie vijojnë të kalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, duke shkelur në këtë mënyrë dhe një nga masat e vendosura kundër pandemisë së koronavirusit.

Read More

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur tenderin për “Ndërtimi i parkut të mbyllur për mjetet e blinduara (HMMWV)”. Fondi limit është 144 milionë e 137 mijë lekë. Shpenzimet për këtë prokurim, do të përballohen nga fondet e vëna në dispozicion/ planifikuara për Komandën e Forcës Tokësore, detajuar si më poshtë: -48,234,979 (dyzet e tetë milionë e dyqind e tridhjetë e katër mijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për vitin 2021, për Komandën e Forcës Tokësore dhe -95,902,640 (nëntëdhjetë e pesë milionë e nëntëqind e dy mijë e gjashtëqind e dyzet)…

Read More

Ish kryetari i PD të Kukësit Ibsen Elezi, ka reaguar menjëherë pas daljes publike të Luzlim Bashës që nuk njohu zgjedhjet dhe për pasojë as përgjegjësinë për humbjen. Elezi thotë se ky është akt papërgjegjshmërie dhe për këtë do të protestojë te selia e PD, duke kërkuar që t’i bashkohen dhe të tjerë demokratë! “Shkurt e prerë, mua me erdhi turp kur e degjova, po ty ?! Unë nesër në ora 11:00, te PD do dal të protesoj ndaj këtij akti të turpshëm papërgjegjshmërie.”, shkruan ai. Postimi i plotë:

Read More

Real Madrid do t’i duhet që të bëjë shumë më mirë sesa sot në Londër, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve, nëse do të kthehet përsëri në finalen e turneut pas dy viteve mungesë. Skuadra e drejtuar nga Zinedin Zidan është ndalur në barazimin 1-1 nga Çelsi në sfidën e sotme në Madrid, e do t’i duhet që të shkojë në Angli me idenë për të tundur rrjetën e fituar sfidën. Ndeshja e sotme ishte shumë e bukur vetëm në pjesën e parë me skuadrat që sulmuan e shënuan. Fillimisht ishte Çelsi që gjeti rrjetën me…

Read More

Milani i Stefano Piolit për shumë muaj bëri tifozët kuqezinj që të ëndërronin se më në fund kishte ardhur koha e tyre të gëzonin. Por në dy muajt e fundit, thuajse gjithçka po shpërbëhet në mënyrën më të keqe të mundshme. Skuadra që argëtontëe me lojën e saj e merrte rezultate, duket sikur nuk ekziston më dhe nuk ka as forcën fizike për të përballuar kundërshtarët pikërisht në momentin vendimtar të sezonit. Milani që ishte kryesues, tani po lufton për të qenë në zonën Champions dhe mes atyre që konkurrojnë për një vend të tillë, duket si ekipi në formën…

Read More

Pronari i TV Klan Aleksandër Frangaj sqaroi sot se e priste humbjen e PD në këto zgjedhje dhe për këtë e ka një përgjigje. Frangaj zbuloi për herë të parë që ka bërë një sondazh të porositur bashkë me Blendi Fevziun tek kompania e njohur “Trafalgar Group”, e cila e nxori Bashën humbës. Sipas Frangaj, Basha dilte me pëlqyeshmëri më të vogël se Rama e për rrjedhojë edhe do humbte zgjedhjet. “PD në këto zgjedhje nuk e mundte dot PS, ne e dimë shumë mirë. Nuk po përmend sondazhet e tjera, por Tv Klan ka bërë vetë 2 sondazhe dhe…

Read More

Mark Marku ka deklaruar se Partia Demokratike nuk do t’i njohë kurrë këto zgjedhje. Sipas tij, PD do punojë që shumë shpejt pushteti nga duart e bandës grabitëse të Rilindjes të kalojë tek populli. “Jam i bindur se SHBA, BE dhe gjithë bota demokratike nuk do ta njohin Lukashenkon e Ballkanit, Edi Rama dhe zgjedhjet e tij,” shprehet ai ndër të tjera. Deklarata e plotë: Të dashur qytetarë të Lezhës, Kurbinit, Mirditës. Të dashur vëllezër dhe motra. Falë mbështetjes tuaj, ne arritëm një fitore të madhe në gjithë qarkun (5900 vota plus) më të madhe, në gjithë historinë e pluralizmit.…

Read More

Aleksandër Frangaj bën përgjegjës për humbjen e PD vendimin e Bashës për të bërë koalicion me LSI. Sipas sondazhit “sekret” që nuk u publikua të porositur nga TV KLAN, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhin rezultonin dy personat me negativitetin më të madh. “Për sa kohë Basha ishte në koalicion me Ilir Metën, nuk kishte asnjë shans që të marr vota. Strategjia që ndoqi Rama, ka ardhur si rezultat i sondazheve të tij, ku njeriu më negativ ndër politikanët shqiptarë ishte Ilir Meta, me 80%. Lul Basha nuk dilte negative. Basha si individ kishte një pëlqyeshmëri por jo negativitet të skajshëm…

Read More

Një tjetër përplasje fizike ka ndodhur në Durrës gjatë numërimit të votave mes bashkëshortit të kandidates së PD-së Manjola Luku dhe disa mbështetësve të PS-së që ndodheshin aty. Mesohet se militantë të PS-së dhe vetë Muharrem Sula kanë qenë duke festuar fitoren në Manëz me fishekzjarre dhe makina. Rrugës për në Gjir të Lalëzit janë ndeshur me Gaz Lukun e Partisë Demokratike dhe mbështetës të tij. Sipas burimeve, Luku ka nisur të shajë militantët dhe në këtë moment ka ndodhur dhe përplasja fizike mes këtij të fundit dhe një militanti të PS. Në të njejtën kohë militantë të PD kanë…

Read More

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga qelia e paraburgimit në Hagë, i ka uruar fitoren për mandatin e tretë, Kryeministrit Edi Rama. Teksa e nis mesazhin e tij me; Vëlla Edi, shkruan se është i lumtur për fitoren e Ramës. MESAZHI I THAÇIT Vëlla Edi,Dhomat e ngushta e muret e qelisë së Hagës nuk e përmbajnë dot shpërthimin e entuziazmit tim për fitoren tënde. Entuziazëm ky që vështirë gjen vend në zymtësinë e vetmisë së ditëve të burgut. Por, si rrallë herë kohëve të fundit, sot jam i lumtur dhe i qetë për fitoren tënde, vëllau im.Sot, dielli ngrohte zemrën…

Read More

Gazetarja Jonida Shehu është shprehur se ai që shkon i fundit në “Opinion” është edhe fituesi i zgjedhjeve. E ftuar të hënën në “Opinion”, Shehu u shpreh se kështu ka ndodhur gjithmonë në fushatë, që ai që ka shkuar në atë studio, ka qenë dhe fituesi. Por, moderatori dhe gazetari Blendi Fevziu ka shpjeguar se ka një rregull të të ftuarve të tij para mbajtjes së zgjedhjeve. Ai tha se sipas këtij rregulli të vendosur që në vitin 1998, i fundit në studion e tij vjen drejtuesi i mazhorancës, duke mohuar që konstatimi i Shehut të ishte i vërtetë. Nga…

Read More

Humbja e zgjedhjeve parlamentare ka lënë një shije të hidhur te anëtarët e vjetër të Partisë Demokratike. Pas Fatbardh Kadillit dhe Bujar Nishanit, është ish-ministri Grnc Pollo që i del kundër kryedemokratit Basha. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pollo thotë se dita e sotme ishte shumë zhgënjyese për demokratët, ndërsa shton se arsyet e kësaj humbje janë të njohura. Sipas tij, PD ka nevojë kyçe për të filluar konceptimin e një projekti të ri besimi dhe shprese, duke nënkuptuar se PD ka nevojë për një kryetar të ri. Postimi i plotë: Sot është një ditë zhgënjyese dhe…

Read More