Author: tirana

E para gjë që duhet të kini parasysh në këtë trajnim duhet të mos imponoheni apo të përdorni forcën dhe etiketimin, kjo mënyrë është shumë e gabuar dhe mund të krijojë vështirësi. Shumë prindër nxitojnë të fillojnë trajnimin e uturakut reth moshës 18-24 muajsh. Por studimet tregojnë që nuk ekziston një kohë e caktuar pasi arritja e kontrollit sfinketrial apo fshikzes se urinës është një proçes shumë individuale. Mund të jetë më e lehtë të fillohet nxitja për arritjen e kontrollit sfinketrial (apo potty training) në periudhën e verës. Shumë fëmijë kalojnë në tri etapa para se të fitojnë apo…

Read More

Platforma kinematografike e “Netflix” ka shtuar Kosovën, në listën e shteteve, duke vendosur prefiksin +383. “Netflix” ofron seriale, dokumentarë, filma dhe prodhime të tjera televizive për abonentët nga mbi 190 vende të botës.Rreth dy muaj më parë, në Kosovë nisi peticioni drejtuar “Netlfix”, “Add Kosovo as a country in Netflix”. Qytetarët e Kosovës kërkuan të regjistrohen në platformë, me numrat e tyre celularë, duke u identifikuar si shtetas nga Kosova.

Read More

Ndiheni gjithë kohën të lodhur? Mungesa e gjumit nuk është arsyeja e vetme pse mund ta keni këtë ndjesi. Disa gjëra që bëni (ose nuk bëni) mund t’ju bëjnë të ndiheni të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Këto janë disa prej arsyeve pse ndiheni në këtë mënyrë. Nuk ushtroheni Nëse keni menduar se në mënyrë që të mos lodheni shumë gjatë ditës duhet të shmangni palestrën, e keni gabim. Ushtrimi në mënyrë të rregullt rrit metabolizmin dhe ushqen sistemin tuaj me oksigjen dhe nutrientë. Kjo ju bën të ndiheni më energjikë. Pini pak ujë Duke mos pirë mjaftueshëm ujë,…

Read More

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka uruar zyrtarisht kryeministrin Edi Rama lidhur me fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Duke përcjellë deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit që vlerëson dhe njeh procesin zgjedhor, Kim shkruan: “Ne e përgëzojmë Kryeministrin Partia Socialiste në fitoren e tyre elektorale. Ne gjithashtu përgëzojmë Kryetarin e PD-së Lulzim Basha për udhëheqjen e një fushate të fortë që u dha zë shumëkujt & frymëzoi shpresë. Më e rëndësishmja, ne e përgëzojmë popullin shqiptar, i cili foli qartë. Duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, udhëheqësit do të veprojnë me përgjegjësi për të mirën…

Read More

Elvisi u largua nga “Për’puthen” mes një debati shumë të fortë pas një postimi që bëri kundër Antonelës. Ai pati një përplasje të ashpër me opinionistin e ‘Për’puthen”, Arjan Konomin, i cili ishte i pari që kërkoi që Elvisi të largohej nga “Për’puthen”. Ndonëse në fillim Arjani e kishte vlerësuar Elvisin për kulturën dhe sjelljen e tij, në fund të gjitha këto ja hodhi poshtë e madje nuk i kurseu ofendimet për ish-konkurrentin. Megjithëse Elvisi ka kohë që nuk është më pjesë e “Për’puthen” siç duket atij nuk i ka dalë ende inati me opinionistin, konkurrentët dhe produksionin. Së fundmi…

Read More

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar për zgjedhjet në Shqipëri. Zëdhënësi i DASH, Ned Price, shkruan se zgjedhjet ishin legjitime dhe thotë se SHBA shpreson të vazhdojë partneritetin e ngushtë me kryeministrin Rama. “SHBA përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me kryeministrin Rama dhe përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në reagimi. Deklarata nga Uashingtoni vjen vetëm pak pas pretendimeve të “armikut” të SHBA-së në Tiranë, Ilir Meta, se zgjedhjet në Shqipëri ishin të manipuluara.

Read More

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, e cila kërkoi shfuqizim të vendimit të marrë nga Bashkia e Tiranës për strehimin social. Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi më 25 tetor të vitit të kaluar vendimin “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësitë Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë duhet të japë në këmbim për strehim social 3% të sipërfaqes totale të ndërtimit që ka kryer. Por shoqata e Ndërtuesve nuk ishte dakord me këtë…

Read More

Pas daljes nga “Për’puthen’, Bearti ka qenë një nga djemtë më aktiv në rrjete sociale. Lidhja e tij e fshehtë me Tean dhe më pas ndarja e papritur, e vendosi Beartin në qendër të vëmendjes mediatike. Ndonëse është shprehur se nuk i pëlqen fama, duket se në fakt këtë periudhë ai po e shfrytëzon në maksimum për të qenë sa më afër personave që e ndjekin. Së fundmi ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit, të cilët si gjithmonë janë treguar shumë të interesuar për çdo detaj në lidhje me jetën e Beartit. Njëri prej tyre e ka pyetur,…

Read More

Lëvizja Socialiste për Integrim denoncoi këtë pasdite se po vidhen votat e kësaj force politike në Qarkun e Durrësit. Në një deklaratë për media, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, tha se aktualisht në Durrës po bëhet një masakër e vërtetë elektorale. Sipas numrit dy të LSI, vetëm në 4 kuti janë gjetur rreth 20 vota që i përkasin LSI, ose që janë vlerësuar të pavlefshme, por që janë numëruar si vota të PS. Deklarata për mediat e Nënkryetarit të LSI-së, Petrit Vasili: Të nderuar qytetarë! Të gjithë e keni shumë të qartë, atë që po ndodh me procesin zgjedhor dhe…

Read More

Këngëtarja Besa Kokëdhima është një nga zërat më të fuqishëm në tregun muzikor shqiptar. Edhe pse ka më shumë se një dekadë që është pjesë e muzikës, publiku nuk është ngopur kurrë së dëgjuari këngët e saj, që gjithmonë kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Ndonëse presim me padurim të dëgjojmë diçka të re prej saj, Besa këto kohë nuk ka qenë shumë aktive. Ajo po bën gati 1 vit që nuk ka publikuar asnjë këngë të re, ndaj ne kemi qenë gjithnjë sy e veshë për të mësuar nëse këngëtarja po përgatiste diçka në planin profesional. Dhe në fakt, po,…

Read More

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për herë të parë pasi PD-ja humbi zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Berisha thekson se 25 prilli është ditë e zezë në historinë e demokracisë në Shqipëri, pasi zgjedhjet nuk ishin demokratike. Sipas tij, vota e shqiptarëve u ‘ekzekutua’ para se të hidhej në kuti. MESAZHI I BERISHËS 25 prilli, dite e zeze ne historine e demokracise ne Shqiperi! Zgjedhjet jo demokratike! Mandat mbi drogen, krimin, blerjen dhe abuzimin me pushtetin! Vota e lire e shqiptareve u ekzekutua para se te hidhej ne kuti! Te dashur miq, zgjedhjet apo me sakte…

Read More

Prokuroria e Posaçme e njohur ndryshe si SPAK ka nisur hetimet lidhur me denocimin e bërë nga kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Tiranë, Aldo Bumçi. Dje, ky i fundit ka publikuar pamjet ku një përfaqësuese e Partisë Socialiste shihet me vota dhe me një stilolaps në dorë. Sipas demokratëve, numëruesja shënonte mbi vota, shumicën të Partisë Demokratike, duke i nxjerrë të pavlefshme.

Read More