Ballkani Perëndimor ka shumë nevojë për një pjesëmarrje më të fortë të BE-së dhe SHBA-së dhe sa më gjatë që qeveritë perëndimore ta injorojnë atë, aq më të lartë duhet ta paguajnë çmimin, shkruan Financial Times. Duke komentuar “non-paper” e famshme që pretendohet se ka origjinën nga kryeministri slloven Janez Jansha, gazeta thotë se mbrojtja e paprekshmërisë së kufijve në Ballkanin Perëndimor nuk është politikë e mjaftueshme e Perëndimit ndaj këtij rajoni. Duke vlerësuar se Ballkani Perëndimor, i cili përfshin Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë Veriore dhe Serbinë, të bllokuar strategjikisht për një çerek shekulli, Financial…
Author: tirana
Tre janë deputetët që fitoi PSD e drejtuar nga Tom Doshi në zgjedhjet e 25 Prillit. Doshi i cili menjëherë pas mbylljes së procesit të votimit njoftoi lëvizjen e papritur duke dhënë dorëheqjen, njoftoi se deputetët e partisë së tij janë gati për koalicion me PS-në. Por cilët janë tre kandidatët e PSD-së në Tiranë dhe Shkodër? Në qarkun verior të vendit, si pasojë e dorëheqjes së Doshit, në parlament shkojnë Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi, ndërsa në Tiranë Gertjan Deda, gjithmonë nëse kandidatët poshtë në listë nuk thyejnë hersin. Aktualisht PS ka 74 mandate, bashkë me 3 të PSD do…
Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, reagon për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Teksa vlerëson procesin zgjedhor të ditës së diel, duke e cilësuar atë të qetë dhe të paqtë, ambadadori Zingraf thekson se “Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri”. Por, siç thekson kryediplomati gjerman, me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE, ndaj sipas tij, të gjitha partitë dhe aktorët politikë duhet të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim…
Aristela është rikthyer në program pas disa ditësh mungesë sepse bëri një ndërhyrje estetike. Ashtu si Tea, që tashmë nuk është më pjesë e “Për’Puthen”. Ajo vendosi të bëjë balonin gastrik dhe teksa ishte në ankth për ndërhyrjen, erdhi surpriza nga Princi. Ai shkoi pranë saj me një tufë me lule dhe i tha: “Mua do më kesh këtu nga fillimi deri në fund.” Aristela tha se pas ndërhyrjes ndihet mirë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim. Juli e përgëzoi për faktin që e bëri publik të gjithë ndërhyrjen që lidhet me imazhin e saj.
Kreu i PS ka marrë mesazhe të shumta urimi për fitoren e zgjedhjeve të 25 prillit. Së fundmi, një mesazh urimi vjen edhe nga Presidenti francez Emmanuel Macron i cili e uron për fitoren. Gjithashtu Kryeministri Rama ka marrë edhe një tjetër mesazhi urimi nga kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se ditën e nesërme në Tiranë do të ndërpriten dritat pjesërisht në 8 zona. Në një postim në Facebook, OSHEE shkruan se energjia elektrike do të stakohet në nga 1 orë në zonat e mëposhtme për shkak të kalimit të rikonstruksionit të NST Kashar. Dritat gjithashtu do të stakohen edhe në 30 prill në orën 99:00-10:00 në autostradën Tiranë-Vorë dhe Vorë-Fushë Krujë. Njoftimi i plotë: Njoftim për abonentët #Tiranë Stakim, 29 prill. Pas përfundimit të investimit për rikonstruksionin e NST Kashar, në datën 29 prill do të stakohet energjia në…
Ministria e Shëndetësisë lajmëron se në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, 3 persona. Po ashtu, MSH shprehet se kanë dalë pozitivë me Covid, në 24 orët e fundit, 123 individë. Në njoftim, theksohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë…
Kur janë numëruar rreth 200 kuti votimi në Tiranë për leximin e votës preferenciale, kandidati më i preferuar në listën e Partisë Demokratike rezulton kreu i saj, Lulzim Basha me 2 582 vota. Në vend të dytë është Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, i cili ka marrë deri tani 2 153 vota. I treti më i votuar është Agron Shehaj, i cili numëron deri tani 2 046 vota. Më pas vjen Grida Duma me 1840 vota. Të katër këta kandidatë janë të renditur në pjesën e vendeve të sigurta pasi gjenden mbi 15 të parët, aq sa…
Procedura e balonit gastrik është shumë efikase për humbjen në peshë. Kjo procedurë jokirugjikale konsiston në vendosjen e një tullumbaceje silikoni në stomak e cila ndihmon në rënien në peshë pasi bën të mundur kufizimin e sasisë së ushqimit që konsumoni dhe ju ndjeheni të ngopur. Kjo procedurë mund të jetë një zgjedhje optimale për personat që kanë probleme me peshën ndërkohë që dietat dhe stërvitja nuk kanë funksionuar. Rekomandohet për personat që e kanë indeksin e masës trupore 30-40; që nuk kanë kryer operacion të mëparshëm në stomak ose ezofag; që janë të gatshëm të angazhohen për ndryshime të…
Moderatori i ‘Top Channel’, Isli Islami nuk u përmbajt dot mëngjesin e sotëm teksa po lexonte titujt kryesor të portaleve në vendin tonë. Ai shpërtheu në të qeshura dhe nuk po mundte më të vazhdonte emisionin. “Ndjesë”, dëgjohet duke thënë moderatori, por edhe pas kësaj ai e ka të vështirë të vijojë me leximin normalisht të titujve. Për më shumë, shihni videon e mëposhtme.
Vota nominale për kandidatët duket se do të ofrojë surpriza në të gjithë vendin. Nga shifrat e dala deri më tani ka të dhëna interesante për të gjitha partitë. Në Tiranë deri më tani janë numëruar vetëm 17% e kutive. Sa i përket Kryeqytetit duhet thënë se surpriza më e madhe është në listën e PD-së. Aktuslisht në krye të listës ka kaluar kreu i PD Lulzim Basha me 2816 vota, ndjekur nga kreu i FRPD-së Belind Këlliçi me 2681 vota më pas vjen Agron Shehaj me 2293. Ndërsa në Partinë Socialiste kryeson bindshëm Belinda Balluku, e cila ka 5575 vota, e ndjekur nga…
Procesi i numërimit të votave të kandidatëve vijon në Durrës. Në Qarkun e Durrësit, Kryeministri Edi Rama, ka marrë deri më tani 508 vota. Mirëpo i pari deri më tani me vota është deputeti Rrahman Rraja i cili ka marrë 550. Rezultati ndryshon minutë pas minute pasi deri më tani janë numëruar 32 nga 481 kuti votimi.