Author: tirana

Kandidati i parë për deputet që siguron vend në parlament duke thyer herësin është Luciano Boçi. Boçi është pozicionuar në vendin e shtatë poshtë vijës fituese pasi PD mori 6 mandate në qarkun e Elbasanit. Megjithatë arriti të grumbullojë 9736 vota preferenciale duke tejkaluar pragun brenda listës. Kandidati që Luçiano Boçi pritet të spostojë është Eugen Isai, pasi kandidatet femra në këtë listë edhe pse kanë më pak vota nuk zëvendësohen për shkak të kuotës gjinore. Ndërkohë, pritet të rritet numri i votave preferenciale pasi ka ende kuti për të numëruar. Deri tani janë numëruar fletët e votimit në 457…

Read More

Ish sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani dhe kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku kanë debatuar ashpër në studion e ‘Open’ në Top Channel në lidhje me votat e pavlefshme. Marku e cilësoi Ristanin si “të shitur”, ndërsa Ristani iu përgjigj duke i thënë se duhet të dijë me kë flet. Më pas i tha se sa jurist i mirë është e dinë të tjerët, ndaj nuk ka nevojë për mendimin e Markut. Marku: Kur vidhet a është fajtor hajduti? Se gjithë thoni që është fajtor Basha. Pse është bërë rrokopujë? Ristani: Pse rrokopujë se ka vota të…

Read More

Gazetarja e njohur e sociales, Ajgena Korbi, ka përlotur shikuesit mbrëmjen e sotme me rrëfimin e saj. Ajo tregoi se gazetaria ka qenë ëndrra e babait të saj, i cili nuk jeton më. “Unë jam gazetare sot dhe kjo nuk ka qenë dëshirë e imja, por tim ati. Unë kam dashur mjekësinë, por babai im donte që unë të bëhesha gazetare dhe unë jam. Jam munduar që të punoj me parimet e mia. Unë kam 14 vjet që punoj në media por babai im ka 12 vjet që nuk jeton më. Megjithatë mendoj se jam përpjekur ta realizoj ëndrrën e…

Read More

Emisioni “Stop” shkoi në fshatin Zhamë të Lushnjes për problemin e familjes Balla. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në datën 19 Prill mes komshinjve. Pasi janë zënë fëmijët e dy familjeve, sqarimi mes prindërve ka përfunduar në sherr me lopata. Valbona Balla ka përfunduar me krahë të thyer. Ajo kërkon dëmshpërblim, ose që komshiu të shkojë në burg. “Ishte zënë goca, me gocën e atij. Erdhi goca këtu, ‘o mami u zura me gocën e Saimirit’. ‘Po përse moj”, i thashë unë edhe i bërtita gocës sime dhe i solla. Shkova për ta sqaruar atje, doli ky duke sharë,…

Read More

“Elektorati shqiptar është treguar shumë pragmatist, ka ditur të zgjedhë mes dy partive, i ka refuzuar partitë populiste që kanë zgjidhje të shpejta për probleme të vështira. Partitë e vogla nuk janë mbështetur nga elektorati shqiptar”. Kështu u shpreh në A2 Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste, teksa komentoi votën e 25 prillit. Më tej, ai bëri edhe një koment në lidhje me situatën te opozita, duke thënë se me Bashën ende kryetar të PD-së mazhoranca është rehat. “Ne jemi rehat me zotin Basha. Unë nuk votoj për zotin Basha dhe nuk jam as në strukturat e tyre dhe nuk…

Read More

Ndryshe nga sa ndodh me strukturat e tjera të arsimit të lartë në vend, garën për pranimet e reja të 2021 në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës do të mund ta vijojnë vetëm maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7 dhe më lart. Kjo mesatare vjen në rritje sipas degës në të cilën do të konkurohet. Senati Akademik i këtij universiteti ka vendosur që për degët e Fakultetit të Mjekësisë mesatarja minimale që duhet të kenë kandidatët për të hyrë në konkurim për kuotat e reja të vitit…

Read More

Kandidati për deputet në listën e PD, Mark Marku ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dalin përgjime për blerjen e votës në zgjedhjet e 25 prillit. Marku tha se votat janë blerë me para në dorë ndërsa ka pasur edhe dhunim të komisionerëve e personave të administratës publike. Marku: Ka 3 deputetë të blerë të futur në parlament. Mos e bëni me përdhunimin, fakti është brenda. Na kërkoni neve faktet, i kemi të gjitha faktet. Ju mendoni se PSD mund të merrte 3 deputetë. 4 i ka marrë në kohën e Gjinushit dhe duke ia falur. Ajo është…

Read More

Kryekomisioneri Ilrijan Celibashi u ka kujtuar komisionerëve dhe numëruesve sanksionet penale që i presin nëse cënojnë votat e kandidatëve ndërsa numërohet. Në një postim në Twitter, Celibashi shkrua se për ata që shkelin ligjin, ka ndëshkim penal deri në shtatë vite burk, si për numëruesit ashtu edhe për komisionerët e përfshirë. Gjithashtu, Komisioneri Shtetëror i zgjedhjeve sjell po ashtu në vëmendje se KQZ disponon pamje filmike të vlerësimit të çdo vote, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet. Reagimi i komisionerit vjen në një kohë kur palë të ndryshme në qendra të numrit kanë bërë…

Read More

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani ka folur për herë të parë një ditë pasi kërkoi publikisht largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së. I ftuar në “Çim Peka Live:, Nishani tha se ai ka pritur fillimisht që të ketë një reflejtim nga vetë lideri, por që Basha sipas Nishanit, ka dalë dhe ka thënë me gjysmë zëri se nuk do t’i njohë zgjedhjet e 25 prillit. Pjesë nga biseda: Bujar Nishani: Unë kam pritur që të mbaronte numërimi. Gjithçka u kuptua që në tetë orarëshin e parë. Kur ka fitore, fituesi nuk gjykohet, kur ka…

Read More

Albin Kurti, kreu i Vetevendosjes uroi Edi Ramën dhe vlerëson se do të bashkëpunohet si shqiptarë për integrimin e Shqipërisë dhe Kosovës. “Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies. Njëkohësisht uroj që institucionet në…

Read More

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës skemën e shit-blerjes së votës në zgjedhjet e 25 prillit. Fenomeni i shitblerjes së votës nuk mungoi as në këto zgjedhje dhe këtë e faktoi me figurë dhe audio emisioni investigativ Fiks Fare. Në ambientet e jashtme të një qendre votimi në Njësinë nr 2 Tiranë, të prezantuar si përfaqësues të LSi-së jepnin 100 mijë lekë të vjetra në këmbim të një karte identiteti. Pas disa të dhënave që kishin gazetarët e Fiksit se pranë një QV në Njësinë nr 2 disa të rinj rrinin jashtë dhe të ofronin lekë në këmbim të…

Read More