Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet evropiane se lehtësimi i masave kundër përhapjes së koronavirusit mund të shkaktojë një “stuhi” të rasteve të reja me COVID-19, siç po ndodhë në Indi. Situata e rëndë epidemiologjike në Indi sipas ekspertëve është rezultat edhe i tubimeve masive. Kreu i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u tha gazetarëve të enjten se vendet nuk duhet të bëjnë gabim duke relaksuar kufizimet shumë shpejt. “Kur masat mbrojtëse relaksohen, pastaj ka tubime masive, dhe kur ekzistojnë variantet më ngjitëse të virusit në kohën kur shkalla e vaksinimit është ende e ulët, atëherë kjo mund të…
Author: tirana
Dashi Sa më shpejt që të përpiqeni të ecni nesër, aq më pak do të arrini. Yjet ju nxisin të shijoni vendin ku ndodheni aktualisht dhe jo të përqendroheni në të ardhmen. Kaloni pak kohë nesër duke shijuar shpërblimin material të punës suaj të vështirë. Demi E doni vërtet një kohë të mirë, por kohët e fundit jeni ndier shumë i vetmuar. Ndihuni të lirë dhe shijoni momente të qeta. Kjo kërkesë për më shumë privatësi në jetën tuaj është një hap i shëndetshëm drejt të qënit më të përmbushur. Binjakët Një mik, në mënyrë graduale, por të sigurt po…
Ministria e Jashtme e Italisë ka përshëndetur procesin zgjedhor që u zhvillua në Shqipëri duke vlerësuar rolin e KQZ-së dhe kreut të saj Ilirjan Celibashi. Në një shënim të këtij institucioni thuhet se Ministria e Jashtme italiane ka parë me kënaqësi përparimin e raundit elektoral në Shqipëri i cili u zhvillua të dielën 25 Prill. Italia uron për organizimin e mirë të procesit zgjedhor, siç tregohet nga OSBE/ODIHR në raportin e saj paraprak dhe në veçanti për profesionalizmin dhe transparencën e treguar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri i tij Ilirjan Celibashi. Raportimet e pretenduara të mashtrimit dhe parregullsive…
Një ngjarje e ndodhur në vitin 2009, do ta përfshijë Kristiano Ronaldon në një betejë ligjore me një ish-modele e cila pretendon se portugezi e ka përdhunuar në po at vit në Las Vegas. Katrin Majorga, quhet modelja e cila i kërkon Ronaldos dëmshpërblimin prej 65 milion eurosh, ku 2 milion janë shpenzimet e gjyqit. “Daily Mirror” ka publikuar disa dokumente ku janë shkruar pretendimet e Majorgës e cila i bazon kërkesat e saj në akuzat e “dhimbje dhe vuajtje” dhe “dëmtime ndëshkuese”, të cilat sipas akuzës kapin shifrën e 65 milion eurove. Kjo çështje ka nisur që në vitin…
Babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia pas një konflikti të çastit në Kamëz. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 14:35, në rrugën “Paqësori”, ku si pasojë e një konflikti të çastit shtetasit H. L dhe djali i tij A. L., kanë goditur me një mjet prerës shtetasin J. V.. Më pas autorët janë larguar menjeherë nga vendngjarje. Si pasojë është dëmtuar shtetasi J. V., i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për kapjen e autorëve.
Stërvitja më e madhe ushtarake e 30 viteve të fundit në vendin tonë është gati të ngrejë siparin.Forcat tona të Armatosura, përveç pjesëmarrjes me rreth 1000 trupa, kanë përgatitur edhe infrastrukturën ndihmëse për pritjen e kolegëve të tyre nga vendet aleate.Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi inspektoi në pjesën ushtarake të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” infrastrukturën e përkohshme për pritjen e trupave, duke respektuar edhe masat kundër përhapjes së COVID-19.Ministri Peleshi e konsideroi stërvitjen “Defender 21” si shumë të çmuar për rëndësinë strategjike të Shqipërisë dhe rolin që vendi ynë luan si vend anëtar i NATO-s. “Bëhet fjalë për një ngjarje…
Vota preferenciale për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit kanë zbuluar gjëra interesante për emrat listuar nga partitë politike, që tregojnë se kanë qene vetëm për të ‘mbushur’ listën. Kjo pasi dhjetëra kandidatë për deputet rezultojnë me 0 vota, 1 ose 2 vota në total. Në shifrat e publikuar nga KQZ deri tani, rezulton se 93 kandidatë për deputetë kanë 0 vota, duke zbuluar në këtë formë se ato as veten e tyre nuk e kanë votuar. Sakaq 144 prej tyre rezultojnë se kanë marrë vetëm 1 vote, që me shumë siguri është një votë për veten. Ndërkohë…
Kryeministri Edi Rama i ka shërbyer një familjeje në Durrës, ku ku po kryen rindërtimet. Rama uroi familjen për shtëpinë e re, ndërsa edhe ka shërbyer. Kreu i qeverisë deklaroi se puna me rindërtimet do të vijojë. “Shtëpinë e re ua bëmë, ta gëzoni. Meqë jeni me origjinë tropojanë, do ta bëjmë Tropojën lule, edhe pse nuk na e dhanë votën do punojmë edhe më shumë atje. Tashmë edhe më më shumë inat. Ta gëzoni shtëpinë e të jeni mirë”, deklaroi Rama nga Durrësi.
Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu ka dhënë një mesazh për demokratët pas rezultatit në zgjedhjet e 25 prillit. Për Balliun ky nuk është fundi, por vijimi i luftës opozitare ndaj Edi Ramës. Ai thekson se fitorja nuk është e pamundur, dhe Balliu shprehet i sigurt se demokratët do e shembin diktatorin. STATUSI NGA KLEVIS BALLIU Të dashur miq demokratë. Sot është dita për një falenderim për të gjithë ju. Jemi përplasur egërsisht me modelin më të zi të një diktature të pashpallur në letra por katastrofike në veprim. Ky nuk është fundi. Jemi përpara një vazhdimi epik të luftës opozitare…
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një foto të re në rrjetet sociale. Me një shkrim që thotë ‘Faleminderit’, Rama shfaqet i ulur dhe me shikimin drejtë. Rama fitoi dy mandate, në Vlorë dhe në Durrës. Pritet që kryeministri të marrë një vendim se ku do të jetë deputet. View this post on Instagram A post shared by Edi Rama (@ediramaal)
Kandidati socialist për deputet në Qarkun e Tiranës Fatmir Xhafaj ka thyer bindshëm kufirin prej dhjetë mijë votash që nevojiten për të thyer listën e kandidatëve. Deri në rreth 60 për qind të kutive ata kanë rreth 12 mijë vota. Shifra mund të rritet akoma më shumë në kutitë e mbetura, por ndërkohë Xhafaj është deputeti i parë i cili konfirmohet jashtë kufirit të pritshëm të listës së partisë, në Tiranë. I renditur në listën e qarkut të Tiranës me numrin 23, ish kreu i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi mundi të votëbesohet përtej votave që nevojiteshin për…
Lëvizja Socialiste për Integrim ishte partia që mori goditjen më të madhe në zgjedhjet e 25 prillit. Në shumë qytete që i kishte kthyer në bastion të saj doli me zero mandate, ishte një zhgënjim për ta. I ftuar në emisionin “Arnautistan”, Nasip Naço tha se nuk i ka asnjë borxh LSI pasi që prej fillimit i dha mandat LSI, për ta dyfishuar atë në 2013-ën dhe për të dalë forcë e dytë në 2017-ën duke lënë pas PD. “Nuk ka qenë qëllimi im në vetvete të merresha me LSI-në. Unë kam qenë i vlerësuar nga LSI dhe Meta që…