Author: tirana

Figurat e reja në PD po lënë në hije edhe drejtuesin historik të saj Sali Berishën dhe Lulzim Bashën. Më i votuari në listat e PD rezulton Flamur Hoxha me 9159 i cili kandidon në Kukës. Pas tij më i votuari është në Korçë, Ervin Salianji me 8694. Pas tij me numër të lartë votash është edhe Agron Kapllanaj në Fier me 7464, që është gati të thyejë herësin dhe të thyej renditjen e partisë në këtë qark. Kandidati pasues i listës më të votuar është në Elbasan. Luçiano Boçi me 7257 vota dhe Dashnor Sula me 7133 vota. Më…

Read More

Humbja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit ka nxitur reagimin e të gjithëve. Nuk ka munguar komenti i Tritan Shehut, i cili kandidonte në listën e PD në qarkun e Gjirokastrës. Pasi falënderon këdo që ka votuar Partinë Demokratike në këto zgjedhje, jep faktorët e arsyeve përse humbën. Mes tyre duket se i jep “shuplakë” aleatëve duke thënë se humbën për shkak të mungesës së strategjive të aleateve për format e bashkëpunimit, gjë që është shoqëruar me rezultatet larg pritshmërive. Shkrimi i plotë Ju falenderoj te gjitheve, ishit te mrekullueshem! Qarku i Gjirokastres mbylli para pak te gjithe…

Read More

Një burrë me probleme të shëndetit mendor ka alarmuar policinë dhe forcat zjarrfikëse pasditen e sotme pasi ka hipur tek rrapi në qendër të qytetit. Teksa tund pemën dhe thotë që është vetëm me dy duar dhe do të hidhet. Më pas bërtet me të madhe: “Parti Enver,jemi gati kurdoherë. Po hidhem. Do hidhem, do vdes për partinë.” Në pamjet e siguruara nga Top Channel, vihet re se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shumë persona, të cilët përpiqen ta bindin që të ulet.Por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfiëkse, është bërë e mundur zbritja e tij nga pema pa shkaktuar…

Read More

Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 411 kutitë me fletët e votimit. Në Shkodër ishte kandidate edhe Jozefina Topalli me partinë e saj të re Lëvizja për Ndryshim. Topalli nuk arriti të sigurojë mandatin për të hynë në kuvend, ndërsa deri tani ka marrë 571 vota preferencial, ndërsa kandidatët e tjerë në listë, votat e tyre kanë një numër të papërfillshëm.

Read More

Shoqëria ka shumë stereotipe dhe paragjykime për dashurinë. Si rezultat, njerëzit shpesh ndihen nën presion për të qëndruar në një marrëdhënie, edhe nëse nuk janë të kënaqur me të. Mos harroni se mund të jeni vetëm, por jo të vetmuar. Të jesh në një marrëdhënie të përkushtuar me veten ka shumë përfitime. Duhet të kuptoni se marrëdhënia me veten tuaj është më e rëndësishme dhe vetmia është opsioni më i mirë. 1. Shpesh jemi fajtorë që jemi beqarë. Kërkimet treguan se njerëzit vlerësojnë më negativisht burrat dhe gratë beqare. Beqarët përballen me lloje të ndryshme të diskriminimit që konsiderohet i…

Read More

Në emisionin “Rudina” në Tv Klan ka qenë i ftuar një çift mjaft simpatik. Ajo është e njohur për publikun pasi ka qenë disa herë e ftuar në studio për të folur rreth profesionit të saj, por sot vjen së bashku me bashkëshortin për të treguar historinë tyre të veçantë të dashurisë. Të martuar prej gati 25 vitesh, historia e tyre nis që në moshë të vogël, në çerdhe. Përveçse bashkëshortë ata janë dhe bashkëpunëtorë pasi së bashku drejtojnë biznesin e tyre të parukeve. Bëhet fjalë për Uljanova dhe Gëzim Çalin të cilët kanë treguar edhe historinë më të lumtur dhe…

Read More

Quhet ‘Immersive View’ opsioni që Zoom ka nisur globalisht për t’i bërë thirrjet video të përdoruesve të saj më reale. Deri në 25 pjesëmarrës mund të përfshihen në skenarë, të tilla si zyra dhe klasa shkollore, të pozicionuara, në sajë të inteligjencës artificiale, në mënyrë që të rikrijojnë një situatë sa më afër me atë që do të ndodhte në ambientet fizike . Zoom ofron sfonde tashmë të optimizuara për funksionalitetin e ri edhe nëse është e mundur të futni tuajat, për shembull ato që pasqyrojnë dhomën reale të takimeve të kompanisë suaj. “Shpallur në Zoomtopia 2020, pamja e re…

Read More

Nuk është e pazakontë të takoni një avokat që do të donte të punonte në energji të rinovueshme, ose një zhvillues aplikacionesh që do të donte të shkruante një roman, apo një redaktor që fantazon të bëhet një stilist peizazhi. Ndoshta, gjithashtu ëndërroni të kaloni në një karrierë që ndryshon në mënyrë drastike nga puna juaj aktuale. Mirëpo, shpesh kjo mbetet vetëm në nivelin e ëndrrave apo dëshirave, pasi kostot e ndërrimit duken shumë të larta dhe mundësia e suksesit duket shumë e parealizueshme. Por, studimet tregojnë se dy karriera janë më të mira se një. Dhe, duke u angazhuar…

Read More

Pas rezultatit të përgjithshëm, ende po vijon numërimi i fletëve të votimit preferenciale për kandidatët për deputetë. Nga një vëzhgim në 11 qarqe nga 12, pra me përjashtim të Tiranës, vetëm 4 drejtues politikë të PD-së kanë arritur që të mposhtin rivalët socialistë, të paktën deri tani. Përballjet në qarqe 11 qarqe Qarku Berat- Numëruar 200 / 277 QV total PD-Tomor Alizoti 3241 vota PS-Blendi Klosi 9110 vota Qarku Durrës-Numëruar 96 / 481 QV total PD-Edi Paloka 803 vota PS- Milva Ekonomi 553 vota Qarku Vlorë-Numëruar 424 / 445 QV total PD-Bujar Leskaj 5189 vota PS-Damian Gjiknuri 5957 vota Qarku…

Read More

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci iu është bashkuar urimeve për kryeministrin Edi Rama, pas fitores që mori PS-ja në zgjedhjet e 25 prillit. Përmes një mesazhi në Twitter, Bucci uroi Ramën dhe PS për rezultatin, po ashtu edhe liderin e PD-së, Lulzim Basha dhe krerët e partive opozitare për fushatën elektorale. Po ashtu ambasadori italian, teksa ka shpërndarë një deklaratë të Ministrisë së Jashtme italiane, thekson se tashmë shtë koha që të gjitha partitë të punojnë në interes të shqiptarëve. “Urimet e mia për Kryeministrin dhe PS-së për rezultatin zgjedhor. Urime Lulzim Bashës dhe drejtuesve të partive të…

Read More

Pas përfundimit të numërimit të votave për partitë, prej mbrëmjes së të martës ka nisur numërimi i votave preferenciale për kandidatët. Deri në orën, 19:00, në qarkun e Tiranës, i cili ka edhe më shumë mundësi që kandidatët të kalojnë herësin, janë numëruar 334 kuti nga 1243 në total dhe Fatmir Xhafaj po shkon i sigurt drejt mandatit edhe pse renditej i 23-ti në listë. Xhafaj ka marrë deri tani 7783 bashkë me votat e njësisë 10, ku numërimi ishte elektronik. Pas tij renditet Balluku me 6997 vota. Në listën e Partisë Demokratike, më i votuara deri tani është kryetari…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami një nga 10 firmëtarët e peticionit që kërkojnë shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit për shkak të humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit ka ngritur një akuzë të fortë ndaj kryedemokratit. Akuza e ngritur është se listat e kandidatëve për deputetë në PD janë blerë me para. “U shkallmuan rregullat e PD, u prishën listat, u blenë me para. Paguhen para e këto zëra qarkullojnë haptazi me PD-në. Unë po them se janë paguar para dhe atëherë dhe tani. Nuk ndërtohet një parti në këtë mënyrë. Mos kërkoni ndonjë parti prokurori. Kjo është…

Read More