Author: tirana

Drejtuesi politik njëherësh kandidat i 3 në listën e PS për Qarkun Dibër ka votuar rreth orës 10 e 15 minuta në Qendrën e Votimit 1135/1 në qytetin e Peshkopisë i shoqëruar nga bashkëshortja, fëmijët dhe prindërit. Imeraj thumboi rivalin e tij politik Xhelal Mziu për deklaratën e dy ditëve më parë, ndërsa u shpreh se për ngjarjen e Maqellarës duhet të flasë drejtësia.

Read More

Ministrja për Evropën dhe puntë e jashtme, njëherësh kandidate për deputete e PS për qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, ka votuar sot në orët e para të mëngjesit pranë qendrës së votimit në Selitë. Xhaçka i bëri thirrje të rinjve t’i drejtohen kutive të votimit në emër të së ardhmes. “Sot është dita e qetësisë e maturisë, e qytetarisë dhe e bashkëjetesës demokratike.Pjesëmarrja në votim është kontributi më i madh që secili nga ne mund të japë për Shqipërinë “, u shpreh ministrja Xhaçka, e cila pas votimit u nis drejt Kolonjës.

Read More

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka bërë apel që qytetarët shqiptarë të drejtohen në kutitë e votimit. Soreca tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre. Në fund të fjalës së tij ai pati edhe një mesazh në gjuhën shqipe: Ti vendos. “Sot është një ditë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët që do të ushtrojnë të drejtën për të votuar. Kemi parë që shumë zgjedhës kanë dalë për votuar.

Read More

Një komisionere në Tiranë me emrin Morena është fotografuar ditën e sotme duke i dhënë gji bebes së saj. Morena ka përfituar nga një moment pushimi për të dalë jashtë dhe për t’i dhënë gji bebes. Fotot janë publikuar nga gazetarja Anila Hoxha. Bashkëshorti i Morenës qëndronte jashtë qendrës së votimit me beben në dorë, ndërkohë që ajo punonte, tek KZAZ 36 në shkollën “Betim Muco.”

Read More

Është ndërprerë procesi i votimit në dy qendra votimi më Cërrik. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në KZAZ-në 46 në Cerrik në qendrën e votimit 2537 dhe 2547/1 në njësinë administrative Mollas, është ndërprerë procesi i votimit për shak të një ngatërrese që është bërë me materialet zgjedhore. Ndër të tjera mësohet se në këto qendra votimi është ndërprerë procesi pasi anëtarët e qendrës së votimit në këto njësi votimi kanë ngatërruar kutinë e votimit me atë të materialeve zgjedhore.

Read More

Në Libonik të Korçës ka rreth 1 ore që është pezulluar votimi, me urdhër nga KQZ.Sipas burimeve bëhet me dije që ka pasur debate midis komisionerëve të PS dhe PD, këta të fundit me pretendimin se administrata e bashkisë është jashtë për presion. Kësisoj komisionerët e PD kanë marrë vulat dhe janë larguar. Bëhet fjalë për qendrën e votimit 3822,3813. Pritet vendim i KQZ.

Read More

Kandidatja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku në Tiranë ka votuar sot e shoqëruar nga familja e saj. Përmes një postimi në rrjetin saj social Facebok, Tabaku ka publikuar një foto së bashku me 2 vajzat e saj binjake, djalin e vogël dhe bashkëshortin. “Bashkë me Saimirin votuam për Arbën, Irisin dhe Drenin!”, shkruan ajo duke ftuar qytetarët të votojnë për Partinë Demokratike.

Read More

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur rreth orës 10:00 në qytetin e Elbasanit për të parë më nga afër procesin zgjedhor në këtë qytet. Kreu i Shtetit shoqërohet nga këshilltari i tij, Edmond Panariti. Presidenti është parë në ambientet e Teatrit Skampa, ku po zhvillon edhe një takim me drejtuesin e PD ne kete qark, Gazment Bardhi. Kreu i Shtetit do të vizitojë disa qendra votimi në këtë qytet. Më herët, Kreu i Shtetit ka deklaruar se do të jetë kudo. Elbasani është një nga zonat më të nxehta zgjedhore. Gjatë fushatës elektorale pati edhe përplasje me armë zjarri ku një…

Read More

Nuk ka munguar gjatë procesit të votimit edhe famullitari i Kishës Ortodokse në Shkodër, Atë Nikolla Petani. Ai ka votuar në Shkollën 9-vjeçare “Mati Logoreci” dhe pas hedhjes së votës në kuti ka dhënë një mesazh për të gjithë qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Atë Nikolla Petani i ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë sepse vota është e shenjtë. Sakaq, famullitari i Kishës Ortodokse ka deklaruar se lutjet ndaj Zotit janë të mos ketë incidente dhe të fitojë ai që është më i miri. “Edhe unë si qytetar i Shqipërisë, erdha shpreha mendimin tim për sa i përket zgjedhjeve të…

Read More