Dy ditë më parë në Berat u raportua një ngjarje e rëndë, ku tre shtetas tentuan t’i merrnin me forcë armën e shërbimit. Bëhet me dije se janë lënë në burg tre vëllezërit Gerald Marini, Marjus Marini dhe Arjan Marini, të cilët u përfshinë në një sherr dy, ku dhunuan një polic dhe tentuan t’i merrnin armën. Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ku u përfshinë në konflikt tre personat që u lanë sot në burg si dhe vëllai tjetër i tyre, Armando Marini që është shpallur në kërkim. Ata u konfliktuan me komshinjtë e tyre Albert Memaj dhe…
Author: tirana
Rusia ka arrestuar një diplomat ukrainas në Shën Pjetërburg pasi e akuzon atë se ka arritur të marrë informacione të klasifikuara nga agjencia kryesore ruse e sigurisë, ndërsa tensioni mes dy vendeve vijon të rritet. Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) tha se Oleksandr Sosonyuk, konsulli i Ukrainës, u arrestua gjatë një takimi me një shtetas rus, të cilit ai i mori informacion të klasifikuar i përfshirë në bazën e të dhënave të FSD. “Natyra e këtij veprime është e qartë, armiqësore. Ai do të gjykohet në përputhje me normat e të drejtës ndërkombëtare”, thuhej në deklaratë. Sosonyuk drejtonte konsullatën e…
Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në rrjete sociale 2 fotot që ia kanë dërguar nga Gjirokastra. Meta me tone të revoltuara është shprehur të mos e detyrojnë të hyjë me të vërtetë në garën elektorale të 25 prillit, pasi do të mbeten fare pa grup parlamentar. Jo vetëm kaq, por Meta shkruan se po mori edhe Doktorin e Madh, duke nënkuptuar Sali Berishën), nuk do të ketë spital që do t’iu bëjë derman rilindësve. “Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse…
Gjatë ndjekjes nga afër të procesit të vaksinimit të operatorëve turistikë në Durrës, kryeministrit Rama ia tërhoqi vëmendjen një djalë, I riu që priste në radhë për t’u vaksinuar kishte veshur pantallona xhins të çara në pjesën e gjurit.“T’i kam zili pantallonat. I kam pas veshur edhe unë njëherë, por tani nuk i vesh dot më”, i tha Rama me shaka. “Rrofsh”, i përgjigjet i riu duke qeshur.
Një sëmundje potencialisht fatale e mpiksjes së gjakut është 30 herë më e zakonshme në mesin e njerëzve që kanë marrë vaksinat Covid-19 të prodhuara nga Moderna dhe Pfizer sesa ata që kanë bërë vaksinën e AstraZeneca, kanë zbuluar studiuesit.Një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Oksfordit ka zbuluar se pas vaksinimit, marrësit e Vaxzevria (ish vaksina AstraZeneca Covid-19) kishin më pak të ngjarë të vuanin trombozë të venës portale (PVT) – mpiksje gjaku. Për marrësit e vaksinës Vaxzevria, shkalla e incidencës për trombozë splankike – mpiksje në venat e barkut – është 1.6 për milion njerëz, sipas të dhënave nga…
Çfarë ndodh kur Elvana mbaron xhirimet dhe të gjithë ikin? Krah saj mbetet menaxheri, njëherazi miku dhe një nga njerëzit më të afërt, Andi. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja me një video në llogarinë e saj, ku me dozat e humorit që nuk i mungojnë asnjëherë, ka shfrytëzuar ambientin plot drita të xhirimeve për t’i bërë një urim para kohe Andit. “Kur të gjithë kanë ikur… mbetem unë me Lan @angygramm Çfarë do bëja pa ty! Dita e fundit e xhirimeve, Çelu”, ka shkruar Gjata krah videos ku dallohet dhe ora e vonë e mbarimit të xhirimeve.
Nisja e tij ka qenë e papritur, motivet e paqarta, ndërsa serioziteti i dyshimtë. Një debat publik, që lindi në Slloveni, u përhap këtë javë në Bosnje e Hercegovinë dhe në BE dhe nxiti pyetje të pakëndshme për qëndrueshmërinë e kufijve dhe të institucioneve në Ballkan, e sidomos në Bosnje. Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, raportohet se ka folur për “shpërbërjen” e mundshme të Bosnje e Hercegovinës gjatë një bisede me presidencën trepalëshe të Bosnjës, muajin e kaluar. Raporte të pakonfirmuara këtë javë kanë cituar një “non-paper” të kryeministrit slloven, Janez Jansha, që u bën jehonë bisedave për ndryshimin e…
Gëzimi i një prindi që e martoi vajzën, nuk ka zgjatur shumë. E bija ka qëndruar vetëm dy muaj tek bashkëshorti dhe më pas e ka braktisur atë, duke ikur me një partner tjetër që jeton në periferi të kryeqytetit. Kur babai i turpëruar prej të resë, është veshur dhe ka trokitur tek ish-krushqit për të kërkuar falje dhe për t’i sqaruar ata, është gjendur i befasuar nga reagimi i tyre. Krushqit kanë llogaritur një më një se sa kushtonte fjetja, ushqimi dhe çdo shpenzim i të resë dhe si përfundim i kanë vënë “gjobë” të atit, duke i kërkuar…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një prononcim për mediat nga qyteti i Vlorës ka komentuar ftesën e kryeministrit Rama për kreun e PD-së, Lulzim Basha për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit. Kryemadhi me ironi ka thënë se është hera e parë që ka parë se si një burrë i lutet një burri 12 herë brenda 24 orësh. “Unë nuk kam parë burrë që ti lutet një burri për 24 orë 12 herë. Është i mbaruar! Pritshmëritë e mia në Vlorë janë 3 Vlora 1 Saranda 4”, ka thënë Kryemadhi.
Kohët e fundit në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se Saimiri dhe Meri i “Love Story” i kanë dhënë fund lidhjes. Ndonëse Saimiri u rikthye në Shqipëri, ai nuk u pa askund pranë bukuroshes nga Elbasani. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por Saimiri ka bërë një reagim të nënkuptuar në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një foto të tij të Instagram, krahas së cilës ka shkruar se ka shumë për të thënë, por preferon të qëndrojë i heshtur. “Me klas është ai që ka shumë për të thënë, por zgjedh të qëndrojë i heshtur para budallenjve”, ka…
Australia ka regjistruar viktimën e parë nga mpiksja e gjakut, pas marrjes së vaksinës të prodhuar nga kompania AstraZeneca. 48-vjeçarja e cila mori dozën e parë më 8 prill, është gjithashtu personi i parë në botë që humb jetën për shkak të vaksinës së AstraZeneca-s, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters.Sipas autoriteteve shëndetësore, ajo është rasti i tretë, i cili shënohet me mpiksje të rrallë të gjakut në rradhët e njerëzve të ciëlt janë vaksinuar në Australi. Administrata e Mallrave Terapeutike (TGA), deklaroi se dy të tjerët janë duke u shëruar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërkohë, rregullatori i…
Një lajm i trishtë ka ardhur për sportin shqiptar. COVID-19 i ka marrë jetën pasditen e djeshme ish-futbollistit të njohur të qytetit të Cërrikut, Ndriçim Beshiri. Ai njihej si një nga futbollistët më të shquar të Turbinës së Cërrikut. Beshiri u nda nga jeta në moshën 61-vjeçare pasi pësoi trombozë pasi kaloi Covid. Të gjithë besonin se e fitoi betejën me Covid, por tromboza i mori jetën.Ai u dërgua në spital por mbijetoi dot. C?imi ose Gurashi siç njihej ndryshe nga miqtë dhe shokët e tij, ka luajtur me Turbinën që me moshat e deri tek ekipi i parë në…