Author: tirana

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një video, ku të rinjtë bëjnë thirrje ndaj qytetarëve që të mos shesin votën. Të rinjtë theksojnë se vota nuk duhet shitur. Ata shtojnë se shqiptarët duhet që të mbrojnë lirinë dhe demokracinë e tyre. “Të nderuar politikanë, investoni në hartim programesh dhe jo në blerje të votave. Shit-blerja e votës dëmton seriozisht zgjedhjet. Vota e lirë jashtë ndikimit të paligjshëm, iu jep integritet zgjedhjeve dhe forcon demokracinë. Mos e shit votën. Demokracia është investim i përbashkët. Duhet që të gjithë ta mbrojmë atë. Mos e shit votën, Mbro lirinë tënde, mbro zgjedhjet”, thuhet në…

Read More

Të rrisësh një fëmijë sot do shumë përkushtim dhe durim, prandaj disa çifte zgjedhin të jenë prindër të vetëm një fëmije. Gjatë një bisede virtuale në Instagram, Fiori Dardha u pyet nga një ndjekëse nëse do të bëhet nënë për herë të dytë. Dardha tregoi se një ndër pengjet më të mëdha në jetën e saj është që nuk ka bërë një motër apo një vëlla për djalin që ka, Abelin, sepse u fokusua shumë tek karriera. “Një nga gabimet dhe pengjet më të mëdha që kam në jetë, është se i jam dedikuar shumë karrierës dhe kam lënë pas…

Read More

“Për vrasjen e Domart Konjarit më premtuan 300 mijë euro”. Kjo është shuma e treguar nga i penduari i drejtësisë, Enver Jamaku, para hetuesve si shpërblim për ekzekutimin e Konjarit. Jamaku, dëshmia e të cilit çoi në pranga 9 persona, shpalli në kërkim disa të tjerë dhe zbuloi 20 baza armatimi në Tiranë, ka rrëfyer se vrasja e Konjarit ishte porositur nga Blendi Deda e Paris Prenga për hakmarrje. Sipas tij, arsyeja ishte fakti se Konjari kishte vrarë shokun e tyre, Defrim (Devi) Kasmi. Jamaku ka treguar me tej se i ishin vënë në dispozicion dy mina dhe dy pulte…

Read More

Tentativat e Rusisë për rritjen e influencës politike në rajon janë të shumta, si dhe shpesh herë të suksesshme. Bullgaria është e varur nga gazi rus, por është gjithashtu një anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Zvarritja e hendekut midis Moskës dhe Brukselit e ka vendosur vendin në një moçal të politikës së jashtme prandaj Bullgaria është midis dy krahëve. Ashtu si vendet e tjera, edhe Bullgaria është kundër këtyre tentativave dhe ndërhyrjeve ruse në vend, duke vepruar në ekspozimin dhe duke bërë të mundur dështimin e operacioneve ruse në Bullgari. Bullgaria rregullisht ka ekspozuar gjatë viteve të fundit, agjentët…

Read More

Mbretëresha e Britanisë fshinte sot lotët e detyruar të mbajë zi e vetme në funeralin e bashkëshortit të saj Duka i Edinburg, në katadralen e St George, në kështjellën Windsor. Mbretëresha dukej e tronditur nga dhimbja dhe mbante kokën ulur teksa shoqëronte arkivolin Philip në rrugëtimin e tij të fundit, teksa djali i madh Princ Charles shihej dhe ai në lot prapa arkivolit. Arkivoli i Dukës së Edinburg mbante mbi të shpatën e tij, kapelën e shërbimit detar si dhe një kurorë lulesh, teksa shoqëruesit e ulën atë në një makinën funerale Land Rover për t’u shoqëruar nga personeli i…

Read More

Në Ballkanin Perëndimor, megjithëse nuk ka shprehje të hapur të anti-semitizmit dhe retorika e urrejtjes është e kufizuar, anti-semitizmi dhe format e tjera të fjalorit të urrejtjes dhe ksenofobisë kanë potencialin të rriten. Në këtë përfundim arrin Projekti Beacon (Fanari) i Institutit Ndërkombëtar Republikan. Projekti ka analizuar retorikën, fjalimet, dhe forma të tjera të shprehjes së anti-semitizmit në Shqipëri, Kosovë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Bosnje e Hercegovinë, Serbi dhe Mal të Zi dhe i ka trajtuar këto të dhëna në kontekstin e zhvillimeve rajonale politike, sociale e historike për të nxjerrë në pah nevojën për forcimin apo hartimin e politikave…

Read More

Zgjoheni në mëngjes dhe fytyra ju ngjan me një tullumbace të fryrë? Fajësoni ushqimet me kripë që mund të keni ngrënë një darkë më parë, fajësoni alergjitë sezonale, alkoolin apo sasinë e lartë të karbohidrateve që keni konsumuar. Gjithëkush pretendon të ketë një pamje të relaksuar pas një gjumi të qetë, por siç thotë një shprehje dita e mirë nuk duket që në mëngjes, por që në mbrëmje para se të flini! Nëse privoheni nga orët e plota, abuzoni me ushqimin e shumë e shumë gjëra të tjera, në mëngjes do të zgjoheni të fryrë, të dehidratuar apo edhe të…

Read More

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 26 prillit, zhvilloi takim me qytetarët në Krujë. Basha theksoi se Rama është sot problemi kryesor i Shqipërisë, duke shtuar se kryeministri aktual e kupton se po humb e se Shqipëria po fiton. “Vëllezër e motra krutanë. Jemi bashkë që të çbllokojmë njëherë rrugën e rinisë krutane dhe shqiptare. Më 25 prill, të gjithë bashkë. Këta në qeveri kanë marrë peng shpresën dhe besimin, që prindi ka tek bashkëshorti dhe bashkëshortja. Sot, nga kryeqendra arbërore e Skënderbeut, për ta çliruar Krujën dhe Shqipërinë nga tetë vjet dështime…

Read More

Forma fantastike po shfaq Myrto Uzuni në këtë sezon me fanellën e Ferencvaros në Hungari nuk ka mbetur pa u vëzhguar nga shumë klube më në zë të Evropës. Për sulmuesin e kombëtares shqiptare ka interes nga disa prej kampionateve më të mira europiane. Në Greqi është skuadra e Olympiacos që kërkon shërbimet e sulmuesit shqiptar. Gazeta greke “Sport Time” thekson se klubi grek po ndjek me vëmendje situatën e lojtarit dhe në fund të sezonit pritet të bëjnë një ofertë në drejtim të Uzunit. Skuadra e Ferencvaros e bleu kartonin e Uzunit për 1,8 milionë euro nga Lokomotiva e…

Read More

Sot rreth orës 13:40, një qytetar i Ferizajt, në parkingun e një qendre tregtare në Ferizaj, ka gjetur një portofol me para dhe dokumente te humbura. Rastin e ka bërë të ditur policia. Sipas tyre, portofoli i përkiste një qytetari të nacionalitetit serb nga Shtërpca. Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt. Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë (110 euro dhe 40 dinarë) dhe dokumentet tjera (letërnjoftimi i RKS-së, letërnjoftimi i SRB-së, patentë shoferi i SRB-së dhe dy kartela bankare). Me këtë…

Read More

Aleksei Navalny, lideri i opozitës ruse, është në rrezik dështimi të zhvillimit të veshkave dhe shikimi i tij po fillon të dobësohet, pasi janë bërë dy javë që kur ai ka filluar grevën e urisë. “Gjendja e tij është me të vërtetë kritike,” tha Alexandra Zakharova, një zëdhënëse e Aleancës Mjekësore, një grup i konsideruar nga autoritetet ruse si aktivistë të opozitës. “Ne i kemi parë rezultatet dhe ato janë shumë, shumë të këqija. Ka nivele të larta kaliumi dhe vlera të tjera të larta që tregojnë se veshkat nuk funksionojnë mirë. Kjo do të çojë në patologji serioze dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka treguar një bashkëbisedim me një fallxhore, para zgjedhjeve të 25 prillit në Gjirokastër , ku ka komentuar edhe me ironi numat përkatës të LSI dhe PD-së, në fletën e votimit. “Më tha fallxhorja ca bën, si do ndash Lulin, po i thua ‘ndahu. Ndalu’, po ia ke parë numrat dhe më dha letrën, më tha 6, jo më tha është 9, po ky, edhe prandaj tha unë të kuptoj, s’ke faj. Dhe prandaj ngaqë nuk i ka dhënë dum kësaj pune, njerëzimi ka rënë dakord, që ky është numri i djallit, 69. Vajte te 6, 9…

Read More