Author: tirana

Presidenti Ilir Meta, në një konferencë për mediat, u pyet nëse do ta dekretonte qeverinë e re, në rast se zgjedhjet fitohen nga Edi Rama. Meta theksoi se për të parë këtë gjë, duhet të presim pas 25 prillit. “Për dekretim të qeverisë, presim pas 25 prillit. Për paditë, do kemi padi të tjera në ditët në vazhdim dhe shpresojmë që drejtësia të veprojë. Do të çojmë prova konkrete si funksionon skema skandaloze e fuksave. Edhe një javë e nuk ka më patronazhistë”, u shpreh Meta.

Read More

Gjatë ceremonisë mortore të princ Philip teksa familjarët po hynin në kishë, njëri nga ushtarët i cili qëndronte në mes të dhjetra ushtarëve të tjerë ra përdhe. Ai po qëndronte në oborrin e kishës në diell, me armën e tij në dorë kur befasisht u rrëzua. Fytyra e tij ishte zverdhur dhe mbuluar nga djersët. Shkaku i rrëzimit të ushtarit mund të ketë qenë nga rrezet e forta të diellit si dhe gjendja e tij e zymtë pas humbjes së Dukës sipas mediave. Ushtarët në varrimin e Princ Philip janë anëtarë të ushtrisë, të zgjedhur posaçërisht nga karriera e gjatë…

Read More

Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediat, ka folur ndër të tjera edhe për sistemin e patronazhimit që përdor PS-ja. Meta theksoi se për këtë skemë skandaloze dikush duhet të ishte në burg, duke shtuar se patronazhistët janë fuksa, që kanë instaluar sistemin e Gestapos. “Janë fuksa që ka njohur populli shqiptar për 50 vjet gjatë regjimit të kaluar. Shumë shpejt do keni prova pse ky është sistemi i Gestapos, për të dhunuar ata që kanë mendim ndryshe apo që janë përkrahës të opozitës apo mendimeve opozitare në publik, për çdo postim që bëjnë. Personi shikohet se çfarë postimi…

Read More

Në Shqipëri, papunësia dhe korrupsioni vlerësohen nga një anketë kombëtare me të rinjtë si faktorët kryesorë, që e nxitin rininë të largohen nga vendi. Mbi 70 për qind e të rinjve përcaktojnë papunësinë si problemin e tyre më të madh, ndërsa vështirësia e dytë e tyre është arsimi jocilësor dhe mos-mbështetja institucionale. Rezultatet e Anketës Kombëtare nga Rrjeti i të Rinjve u publikuan në një forum mbi demokracinë shqiptare, ku morën pjesë studiues, veprimtarë dhe ekspertë të cështjeve sociale. Mbi 80 për qind e të rinjve pohojnë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të ulur papunësinë e lartë të…

Read More

Kanë mbërritur në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza” 40,800 doza të tjera të vaksinës AstraZeneca, nëpërmjet instrumentit Covax. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Ministri i Shtetit për Rindërtim ishin të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza”, ku u shprehën se do të kemi këto ditë sasi të konsiderueshme të vanksinave të Sinovac, të Pfizer dhe sërish AstraZeneca. “Qeveria shqiptare ka bërë të mundur të parapaguajë 1,140,000 doza vaksine, nëpërmjet Covax dhe sot mbërrijnë edhe 40,800 doza të tjera AstraZeneca, të cilat do të shpërndahen menjëherë në të gjithë Shqipërinë, për të vijuar vaksinimin masiv të popullatës +60…

Read More

Samuel Nikaj, mjaft i irrituar pas ndeshjes me Korabin ka akuzuar gjykimin, por edhe ata që organizojnë garën, që sipas tij nuk e duan ekipin matjan në elitë dhe nuk po e lënë që të ecë përpara. Trajneri i Burrelit, menjëherë pas takimit me dibranët ka menduar edhe largimin për shkak të situatës së krijuar.  “Futbolli ka degraduar, ta shpif ky kampionat në këtë mënyrë si po bëhet. Që kur u caktua ky gjyqtar u demotivuam. Ndoshta Burrelin nuk e do FSHF, ndoshta edhe ekipeve të Superligës u duket larg. Arbitri na masakroi edhe pse djemtë kanë dhënë shumë në…

Read More

Personazhet e emisionit “Për’puthen” janë personat më të sulmuar e më të ndjekur njëkohsisht, për të cilët publiku ka kuriozitet të madh. Cdo lëvizje e tyre si brenda, ashtu edhe jashtë emisionit, vëzhgohet me detaje dhe ky është “çmimi” që të gjithë konkurrentët po paguajnë për famën e tyre. Nuk është hera e parë dhe s’do të jetë as e fundit që konkurrentët ose ish-konkurrentët kapen mat me njëri-tjetrin, pa iu përmbajtur rregullave të emisionit. Megjithatë, ndjekësit janë habitur kur kanë parë së fundmi një video që ka qarkulluar në rrjet, ku Antonela Berisha është filmuar duke hipur në makinën…

Read More

Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjete sociale njoftoi dy ditë më parë se sot dhe të dielën do të mbërrijnë 90 mijë e 800 doza të vaksinën AstraZeneca, ndërsa nisi në Durrës vaksinimi i operatorëve të hoteleri-turizmit, si një mundësi reale për rimëkëmbjen e këtij sektori jetik për ekonominë e rajonit. Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit dhe objektiv është tejkalimi i 500 mijë vaksinime brenda muajit maj. “Të shtunën dhe të dielën mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina Astrazeneca. Shqipëria do të vijojë të…

Read More

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2886 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 149 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 43 raste në Tiranë, 12 në Shkodër, 11 në Korçë, 10 në Fier, 9…

Read More

Naumi është përjashtuar nga emisioni pasditen e sotme në puntatën e radhës të Për’Puthen +40. Pas degradimit të fjalorit gjatë takimit me Linditën, gjithashtu edhe gjatë pjesës në studio produksioni u detyrua të merrte një vendim në lidhje me të. Ai ka kërkuar falje në lidhje me fjalorin e përdorur në studio dhe takim, por pa u penduar.

Read More

Ajo çka parashikuan matjanët disa orë para ndeshjes Burreli-Korabi ndodhi. Kryesori Ferhati u shfaq hapur kundër matjanëve. Ai u mohoi vendasve një penallti të sigurt, duke dal hapur në mbështetje të Korabit. Ky rast dhe gjykimi i njëanshëm në plot raste të tjera faktuan se tendenca e FSHF, zyrtarit dibran Ilir Shulku, është për të favorizuar Korabin. Për këtë takim delikat Federata Shqiptare e Futbollit caktoi një arbitër që gjykon rrallë dhe në Superiore, Olsid Ferhataj. Ky i fundit kishte një peshë të madhe në sfidën e sotme, kjo për faktin se shihej me skepticizëm e mjaft dyshime për mënyrën…

Read More