Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Nikaj ngre akuza të ashpra: Burrelin nuk e duan në Superiore, gjyqtarët vijnë të pilotuar nga federata, futboll i degraduar!

19:50 / April 17, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Samuel Nikaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Samuel Nikaj, mjaft i irrituar pas ndeshjes me Korabin ka akuzuar gjykimin, por edhe ata që organizojnë garën, që sipas tij nuk e duan ekipin matjan në elitë dhe nuk po e lënë që të ecë përpara. Trajneri i Burrelit, menjëherë pas takimit me dibranët ka menduar edhe largimin për shkak të situatës së krijuar.

 “Futbolli ka degraduar, ta shpif ky kampionat në këtë mënyrë si po bëhet. Që kur u caktua ky gjyqtar u demotivuam. Ndoshta Burrelin nuk e do FSHF, ndoshta edhe ekipeve të Superligës u duket larg. Arbitri na masakroi edhe pse djemtë kanë dhënë shumë në fushë për këtë kampionat.

E pësoi Lushnja vjet, por duket se po e pësojmë ne këtë vit. Kemi qenë ekipi që kemi dominuar. Gjyqtari e menaxhoi ndeshjen si donte, na kanë mohuar 2-3 penallti. Në futboll edhe ndëshkohesh, por duket se ndeshjet po vendosen nga lart.

Në tri ndeshje direkte jemi goditur nga gjyqtarët. Me Dinamon edhe në dy ndeshjet me Korabin. Arbitrat s’e duan Burrelin, janë ata që nuk na duan edhe pse po investohet shumë.

Do flas me kryebashkiakun, unë jam dorëzuar për vete dhe më vjen keq.

Personalisht e shoh të pashpresë situatën, do të flas me kryebashkiakun, sepse ai ka investuar shumë. Ka skenarë, unë kam një jetë në sport, është një deklaratë e mirë menduar dhe jam shumë i qetë”, – tha Samuel Nikaj pas ndeshjes me Korabin.

burreli nikaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

“E lau” kur ishte foshnje, Messi flet për foton ikonike me Yamal: E pabesueshme, jeta të surprizon. Lamine është një nga më të mirët në botë

10:18 / July 18, 2026

FIFA vendos për finalen Spanjë-Argjentinë: Ja sa do të zgjasë pushimi mes pjesëve

21:12 / July 17, 2026

Tentuan të grabisin shtëpinë e Lamine Yamal, ndërsa Lamine Yamal kualifikohej në finale

12:26 / July 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.