Ajo çka parashikuan matjanët disa orë para ndeshjes Burreli-Korabi ndodhi.
Kryesori Ferhati u shfaq hapur kundër matjanëve.
Ai u mohoi vendasve një penallti të sigurt, duke dal hapur në mbështetje të Korabit.
Ky rast dhe gjykimi i njëanshëm në plot raste të tjera faktuan se tendenca e FSHF, zyrtarit dibran Ilir Shulku, është për të favorizuar Korabin.
Për këtë takim delikat Federata Shqiptare e Futbollit caktoi një arbitër që gjykon rrallë dhe në Superiore, Olsid Ferhataj.
Ky i fundit kishte një peshë të madhe në sfidën e sotme, kjo për faktin se shihej me skepticizëm e mjaft dyshime për mënyrën se si mund të shkonte. Ferhati është një gjyqtar që u promovua si një i ri me prespektivë në arbitrimin pas dështimit si futbollist, por gafat e shumta dhe të dyshimta në takimet e Superiores duke vendosur dhe fatet e takimeve, bëri që të përjashtohej nga Superliga.
Por çuditërisht FSHF- ja e ka rikthyer në Kategorinë e Parë dhe i ka besuar sërish shumë sfida vendimtare dhe në shumicën e tyre ai ka qenë tendencioz duke favorizuar skuadra të caktuara e duke ngjallur shumë dyshime.
Rikthimi i tij, shihet si një komandim që FSHF i bën për të favorizuar ekipe të preferuara dhe për të paralizuar skuadra që nuk janë në listën e preferencave të institucionit të futbollit shqiptar.