Author: tirana

Zbardhen detaje të reja nga sherri pranë zyrave të LSI në Sauk të Tiranës. Në konflikt është përfshirë edhe kandidati për deputet në listën e LSI për Tiranën, Klodian Doka, i renditur i 32-ti, raporton BW. Ndërkohë, nga sherri me thika ka mbetur i plagosur vëllai i kandidatit për deputet, Roland Doka, si dhe shtetasi Oltjan Doka.

Read More

Kryeministri Edi Rama në emisionin “Klanifornia” është përballur me fallxhoren e njohur me emrin Lushi, e cila i ka parë edhe fatin në filxhan. Ajo tha se kryeministri Rama do të fitojë mandatin e tretë. Gjithashtu i tha Ramës se ka pretedenca për tu bërë lider i BE-së. “Ke 4 persona që të janë vënë pas, 3 meshkuj dhe një femër, një me S një me L, një me I dhe një me M të janë vënë dhe të janë bërë halë në sy. Por mos u shqetëso, pasi me çiltërsinë tënde dhe me zemrën që ke do ti mundësh.…

Read More

Një apartament është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme në kryeqytet. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe policia, e cila bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30, ku në rrugën “Don Bosko”, ka rënë zjarr, në banesën e shtetasit H. M., 34 vjeç. Sipas policisë ka vetëm dëme materiale. Pritet akti i ekspertimit të ekspertëve të MNZ-së, për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Read More

Një ndeshje basketbolli për femra në Indiana përfundoi me akte dhune kur një prej arbitrave u përfshi në një përleshje me dy spektatorë dhe një lojtare në fushën e lojës. Incidenti ndodhi në Pacers Athletic Center në Westfield fundjavën e kaluar dhe bëri xhiron e botës, pasi videoja u publikua në rrjetet sociale. Në këtë ndeshje po përballeshin ekipet e reja të femrave të Baylor Basketball dhe Indiana Elite. Ngjarja u regjistrua në fund të takimit, ku arbitri pas një debati me një spektator që e po filmonte e pa veten në tokë me tre persona që e sulmonin, ku…

Read More

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca është shprehur i lumtur që Shqipëria siguroi një ditë më parë 40.800 doza të vaksinave AstraZeneca përmes mekanizmit “COVAX”. Soreca shkruan se BE ka financuar në këtë mekanizëm 2.2 miliardë euro dhe se kjo është dërgesa e dytë e vaksinave që Shqipëria merr nga ‘COVAX’ për të luftuar COVID-19. Soreca shprehet se BE mbështetet Shqipërinë për të mposhtur këtë pandemi së bashku. Soreca shkruan: “Të lumtur për të parë se Shqipëria ka marrë dorëzimin e dytë të COVAX prej 40,800 vaksinash për të luftuar # COVID19. BE dhe Shtetet anëtare të saj – janë krenar…

Read More

Pas një karriere të suksesshme në jetën politike të Pogradecit, Bledi Como synon më 25 prill që të arrijë të sigurojë mandatin e deputetit në parlamentin e ardhshëm. Edhe pse i renditur i 8, Comi shprehet i bindur se do të mundë të arrijë që të sigurojë votat e mjaftueshme për të thyer herësin. Kandidati socialist thekson se nuk ka zgjedhur të bëjë takime në këtë fushatë jo vetëm për hir të rregullave të pandemisë, por edhe pasi projektet e realizuara janë të dukshme dhe shumë të tjera janë në proces si në infrastrukturë, ujësjellësat në fshatra etj. Bledi Como…

Read More

Policia e Fierit ka vendosur në pranga një të ri, e ka proceduar penalisht 2 të tjerë. Kjo pasi shtetasit 34-vjeçarit Taulant Cani është kapur në flagrancë me 210 fara kanabis, që dyshohet se do ia shiste shtetasve E.C., 33 vjeç dhe E.B., 34 vjeç të dy banues në Tiranë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i plotë: Fier Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Goditet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier dhe Komisariati i Policisë Divjakë një rast…

Read More

Dy të rinj janë plagosur më thika në Sauk pranë zyrave elektorale të LSI-së Të plagosur kanë mbetur shtetasit R.D dhe O.D., 23 dhe 25 vjeç.Mësohet se në sherr janë përfshirë disa persona. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Nga Luçiano Golemi/ Gjashtë e disa minuta, ora. Në kalim të urës babaraqe të Babrrusë, shtrihej një varg shtëpish, në njerin ballkon grilat ishin puthitur me mermerin, asnjë shenjë imcake drite nuk besoj se prekte dhomat. Në një tjetër, vetëm një hap më tutje, babëloku me nipin në krah gjezdiste në rrugën e heshtur derisa shqeu sytë nga zhurma që shurdhoi ato anë. Disa të rinj po afroheshin lehtë e qetë. Me trokëllima këmbëngulëse arritën t’i hapnin disa dyer. Fytyrat tej avllive ishin të vrazhda, ndonëse përplot energji dhe dashamirëse. -Bujrum, -tha i madhi i konakut. Në disa sekonda që…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të diel e ka nisur fushatën elektorale në Tropojë. Basha u shoqërua me tingujt e tupanit gjatë një ecje në bulevardin kryesor të qytetit dhe u takua me qytetarët. Pas një ecje disa minutëshe, numri një i PD iu drejtuar me një mesazh banorëve të Tropojës dhe tha se për të është një gëzim që ndodhej “mes pas ardhësve të dardanëve kreshnik, në Tropojën e Sali Berishën e Azem Hajdarit“. “Prej 8 vitesh me radhë ka pllakosur si anembanë vendin një varfëri e skajshme. Këtu, në këtë vend, ku duhet të ishte kryeqendër…

Read More

Nga spektakli i humorit “Klanifornia” në Televizionin Klan, Kryeministri Edi Rama nuk la pa ironizuar kundërshtarin e tij politik, kreun e opozitës, Lulzim Basha. Teksa Gilberti i kërkoi 100 euro për të vënë skedina, Rama i këshilloi atij që të ftonte Bashën dhe t’i jepte atij 100 euro, pasi në këmbim Basha do t’i jepte 200. Pjesë nga intervista Gilbert Fevziu: Menjëherë fillojmë me politikën. Votën time e ke, edhe të mamasë time, 2 vota. Vetëm, po deshe, jo kështu në formë blerje vote, por po pate 100 euro se kam dy ndeshje të sigurta. Ta bëj një skedinë vëllai…

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u kërkon Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste të heqin nga institucionet publike materialet propagandistike. Rasti i parë është afishimi nga ana e koalicionit opozitar PD-AN, të një materiali propagandistik në Universitetin Politeknik të Tiranës shfaqur në fasadën e tij. Ndërsa Partia Socialiste materialet propagandistike të fushatës i ka shfaqur në Bashkinë e Gjirokastrës. Sipas ligjit, ndalohet afishimi i materialeve propagandistike në fasadat e godinave të banimit, institucionet publike apo ambientet rrethuese pranë tyre, parqet, në pemët e qytetit dhe shtyllat e ndriçimit.

Read More