Autoritetet izraelite kanë njoftuar se vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme në ambiente të jashtme. Të gjitha shkollat janë hapur në këtë vend, në kuadër të masave për t’iu kthyer normalitetit, pas fushatës së gjerë të vaksinimit kundër koronavirusit. Me një popullsi prej 9.3 milionë banorësh, Izraeli ka vaksinuar 54 për qind të qytetarëve të vet me dy doza të vaksinës Pfizer/BioNTech. Ministria e Shëndetësisë në këtë vend ka thënë se ndonëse vendosja e maskës nuk do të jetë më e detyrueshme jashtë, masa për vendosjen e saj do të vlejë ende për hapësirat e brendshme…
Author: tirana
Festivali Ndërkombetar i Muzikës, “MIK Festival” do të sjellë çdo vit në Korçë artistët më të mirë nga vendi dhe bota. Sopranoja me famë botërore, Inva Mula, iniciatore në organizimin e këtij eventi tha se “në fakt u ndodha aty papritur dhe pashë që arti i vërtetë qëndronte pikërisht në ato kalldrëmet e Korçës”. Por është miku yonë i madh Niko, vijoi ajo, i cili bëri të mundur idenë time për të krijuar një festival shumëdimencional, në qytetin e tij të lindjes. “Jam e lumtur që jam pjesë e Korçës. Jam e lumtur që jam pjesë e aktiviteteve që pa…
Autokolonat e Partisë Demokratike, ku ndodhej edhe kryedemokrati Lulzim Basha, teksa ishin nisur drejt Fushë –Arrëzit, janë ndalur në Kukës, për shkak të numrit të shumtë të qytetarëve që kishin dalë për të përshëndetur liderin demokrat. Ky i fundit, doli nga makina dhe u vendos në mesin e qyqarëve për t’i bërë thirrje për ndryshimin, që sipas tij, arrihet më 25 prill duke votuar numrin 9. Basha i vendosi theksin shpopullimit që po ndodh në Qarkun e Kukësit, e më tej, në të gjithë Shqipërinë, e shtoi se pas 25 prillit, ky fenomen do të minimizohet. “Nuk mund të kaloja…
Makina e kryetarit të grupseksionit të Partisë Demokratike në Shelqet të bashkisë Vau i Dejës, Ariston Drinit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 të mëngjesit të sotëm. Drini ka deklaruar se ka dëgjuar fillimisht një shpërthim e më pas ka parë automjetin në flakë. Automjeti ka qenë i parkuar para banesës. Policia dhe grupi hetimor ishin në vendngjarje ndërsa kanë marrë dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të kishte konflikte apo probleme. Ndërsa policia mes pistave të hetimit ka edhe atë të konflikteve për shkak të fushatës elektorale.
Një makinë tip “Benz” është përmbysur në autostradën Elbasan-Librazhd. Shkak i aksidentit është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Fatmirësisht, raportohet se shoferi nuk ka pësuar lëndime serioze nga aksidenti në fjalë. Si pasojë autostrada është bllokuar për disa minutash dhe qarkullimi në këtë aks është vështirësuar. Aktualisht nuk dihet ende se kush identiteti i shoferit.
Ditmir Bushati ka sjellë në vëmendje rëndësinë e votës në zgjedhjet e 25 prillit. Për të shpjeguar përse është e rëndësishme që qytetarët të votojmë masivisht, Bushati ka zgjedhur një monolog të Roberto Benigni-t. “Një shpjegim brilant i Roberto Benignit”, kështu shprehet Bushati teksa ka sjellë të gjithë monologut të përshtatur në shqip, ndërsa citon: “Ju them dy gjëra, kushtetuta ka dy armiq: armiku i parë është indiferenca ndaj politikës, kjo është, mungesa e interesit ndaj politikës”. Të mos votosh është një armiqësi e kushtetutës dhe sepse për të fituar të drejtën vota është e vetmja vegël, thotë Bushati, duke cituar…
Kanella konsiderohej si një erzë luksoze në Evropë gjatë Mesjetës. Arabët e transportuan atë përmes rrugëve të vështira tokësore dhe vetëm njerëzit e pasur kishin mundësi ta blinin. Sot, kanella mund të gjendet në pothuajse çdo kuzhinë. Por kjo erzë e zakonshme është më shumë sesa thjesht një shtesë e shijshme në ëmbëlsira, ajo ndikon shumë mirë edhe në shëndetin tonë. 1. Mund të minimizojë aknet. Kanella ka veti antimikrobike që janë të dobishme për trajtimin e shpërthimeve në lëkurë. Kjo erzë mund të shkatërrojë bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë njolla. Është gjithashtu një burim i shkëlqyer i antioksidantëve të…
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me qytetarët ne qytetin e Hasit. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se vota për numrin 9 do të bëj të mundur heqjen e traut tek Rruga e Kombit, luftimin e varfërisë dhe përmirësimin e infrastrukturës në Has. Ndër të tjera Basha hodhi akuza dhe kundër Kryeministrit Edi Rama duke e bërë përgjegjës për varfërimin e vendit dhe largimin e rinisë nga vendi. “Para që shkojnë për abuzime dhe përfitime të një grushti qeveritarësh, marrëveshjen abuzive me çdo familje shqiptare. 335 mijë familje…
Kryeministri Edi Rama, në një takim me të rinjtë e Tiranës, shpjegoi kuptimin e fjalës “patronazhist”, fjalë kjo e lakuar së shumti javët e fundit. Ai tha se patronazhisti është shkolla e parë e politikës dhe është një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre. Rama, iu përgjigj dhe deklaratave të presidentit Ilir Meta, i cili ditën e djeshme tha se “patronazhistët janë fuksa”. Rama tha se mesazhi i tij është i qartë: “Patronazhistëve u marrshin të keqen”. “Përfshirja në një parti politike është sfida më e madhe që një njeri zgjedh…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha do të jetë mesditën e sotme në një intervistë në emisionin “E diela Shqiptare”. Kreu demokrat do të jetë i shoqëruar nga bashkëshortja Aurela, për herë të parë në një intervistë televizive. “Sot në 13:30 tek “E diela Shqiptare”, në një intervistë për herë të parë bashkë me Aurelën, të ftuar nga Ardit Gjebrea te “Gjysma ime”. Na ndiqni”, shkruan Basha.
Ditën e djeshme në “Përputhen” u transmetua takimi i Olës dhe Muratit. Sipas Mevlanit, Ola po aktron dhe ka dalë në takime me konkurrentin vetëm për ta ndarë me Sindin. “Mendoj për Olën se kjo është një super aktrim përsa i përket Muratit. Nuk mundesh të jesh kaq i afërt për dy takime, mbi të gjitha kur ti shpreh dhe pëlqime me djem tjerë, që do të dalësh me djem tjerë. Ja arrite ta ndaje nga Sindi. Tani besoj se javën tjetër e parkon aty nga rrjeshti i dytë edhe pastaj e ka në dorë kur t’i dojë”, tha Mevlani.Të…
Deri në pranverën e ardhshme, lagjia e parë te zona e “5 Majit”, ku do të sistemohen një pjesë e familjeve, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të jetë gati. Kryeministri Edi Rama bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministrin e Shtetit për Rindërtimin Arben Ahmetaj inspektuan punimet në kantierin që brenda një viti do të jetë një nga qendrat urbane, ekonomike, sociale më moderne në Shqipëri. Lagjja e re është projektuar nga arkitekti i famshëm italian Stefano Boeri, për të qenë një tjetër pol i Kryeqytetit, me rreth 3500 apartamente për…