Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Rolados, së shpejti do të jetë pjesë e një filmi. Lajmin e ka konfirmuar vetë modelja bukuroshe nëpërmjet një postimi në “Instagram”. E fejuara e Cristianos do të jetë, në fakt, protagoniste e një “reality-show” lidhur me jetën e modeles. Nuk është komunikuar ende data e nisjes së filmit. Ideja është të njihet Georgina e vërtetë, ajo që miliona ndjekës admirojnë. Do të tregohet jeta në Torino dhe, ndoshta, disa detaje nga jeta e Cristianos.
Author: tirana
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një video-mesazh për elektoratin gri. Rama shkruan në “Facebook” se “kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë”. Në video, kryeministri publikon mesazhin e kryesueses së listës së PS në Shkodër, Edona Bilali, e cila sqaron sipas saj, pse duhet votuar Partia Socialiste më 25 prill. Mesazhi i Ramës: MIRËMËNGJES 😊 kush i thotë vetes gri e s’di për kë të votojë, le ta shikojë këtë njëherë dhe ta mendojë! Jo vetëm në Shkodër, po në krejt Shqipërinë🇦🇱 Ditë…
Mjekët kanë deklaruar se kritiku i burgosur i Kremlinit, Alexei Navalny, “do të vdesë brenda ditëve të ardhshme”, nëse nuk i jepet kujdesi mjekësor. Sipas BBC, mjekët potencuan se rezultatet e fundit të testit të gjakut tregojnë se ai mund të pësojë arrest kardiak ose dështim të veshkave në çdo moment. Navalany ka qenë në një grevë urie për 18 ditë, për të kërkuar trajtimin e duhur për dhimbje akute të shpinës dhe mpirje të këmbës. Katër mjekë, përfshirë mjekja e tij personale, Anastasia Vasilyeva, iu kanë shkruar zyrtarëve të burgut për të kërkuar leje për ta parë atë urgjentisht.…
Sot të zhvillohet fluturimi i parë në Aeroportin e Kukësit ‘Zayed, Flatrat e Veriut’, ku udhëtarët e parë do të jenë çunat e Londrës. Avioni “Air Albania” nga Londra ku do të marrë emigrantë shqiptarë nga kjo zonë në Britaninë e Madhe dhe do të ulet në pistën e Aeroportit të Kukësit. Destinacionet e para të fluturimeve në Aeroportin e Kukësit do të jenë me disa qytete të Zvicrës, Gjermanisë por edhe Italisë. Një ditë më parë Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha se ky aeroport do të sjellë një nxitje të ekonomisë dhe punësimit për të gjithë rajonin e…
Presidenti Ilir Meta ka takuar mbrëmjen e sotme me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn. Ai ka ndarë foton krah tij në rrjetet sociale ku ka bashkangjitur edhe një përshkrim, ku e quan Haradinajn si “Gjigandin e Kombit”. “Përherë kënaqësi të takohem me Gjigandin e Kombit”, ka shkruar Meta.
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një “intervistë” duke treguar detaje nga “patronazhimi” që i bën kryedemokratit Lulzim Basha. I ftuar në Klanifornia, kreu i qeverisë shtoi në takimet me Bashën nuk fliste dot për shkak të Sali Berishës dhe Ilir Metës. PJESË NGA EMISIONI: Na trego detaje nga patronazhimi i Bashës? Rama: Nga ora 8:30 ai vesh pizhamat dhe bëhet gati që të futet në krevat dhe aty e dëgjon zërin tim si ninullë. Nuk ta them dot. Po është password për gjumë. Kur i dëgjoj gërhitjen, e marr edhe njëherë në orën 9:30 për t’i nxjerrë gjumin. Çfarë ndodh në…
Anxhela Peristeri e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion me këngën Karma, pak ditë më parë ‘trazoi’ ujërat ku në një intervistë për një televizion grek deklaroi se ajo është me origjinë greke ndaj e ka mbiemrin Peristeri. Duke qenë se përfaqëson vendin tonë në një kompeticion ndërkombëtar ajo duhet të marrë pjesë në emisione të shumta për të promovuar këngën e saj. E ftuar në një nga emisionet më të ndjekura në Greqi, “Eutixite”, këngëtarja ka folur mbi origjinës e saj, ku ka theksuar se është shqiptare kur moderatorja i drejtoi asaj pyetjen nëse është greke. “Jo unë jam…
Kryeministri Edi Rama sheh filxhan “live”. I ftuar në emisionin “Klanifornia”, Rama është përballur me fallxhoren e njohur me emrin Lushi, e cila i ka parë edhe fatin në filxhan. Sapo e ka parë, Rama e ka pyetur “si e ke kryetaren e shoqatës”, duke e sqaruar më pas se e kishte fjalën për kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Ndërsa më pas ka dëgjuar me ëndje parashikimin e fatit për të.
Rrjeti Kriminal kibernetik i zbuluar në disa vende të Evropës në fund të 2020 me protagonist Gal BARAK, me shumë mundësi mund të ketë hedhur rrënjë dhe mund të ketë prekur dhe disa biznese të shërbimeve online në Shqipëri. Autoritetet shqiptare, përfshi policinë dhe prokurorinë po hetojnë për akuzën e pastrimit të parave një çift bashkëshortesh të cilët administrojnë një call center që ofron shërbime online. Subjekti nën hetim në Shqipëri është regjistruar në mars të vitit 2019 me veprimtari telemarketingun dhe agjencitë e udhëtimit. Burime të sigurta të TCH shtuan se kompania qe administron çifti i bashkëshorteve ka përfituar 2…
Shqipëria është në ditët e saj të mira sa u përket shifrave të pandemisë, por është më e rrezikuar se kurrë nga tre fqinjët e saj, të cilët këtë kohë kanë shifrat e tyre më të këqija. Në krye të fqinjëve problematikë është Greqia, e cila po thyen rekordet e saj të këqija sa i përket numrit të rasteve të infektimeve, dhe sidomos të vdekjeve. Kosova dhe Maqedonia po ashtu. Por rreziku real i këtyre dy javëve në vijim janë dy zhvillime që mund të na rrezikojnë. E para, është afrimi Pashkës Ortodokse në fillim të majit. Greqia me sa…
10218 vaksinime janë kryer ditën e sotme. Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë kanë marrë dozën e parë, një pjesë e tyre edhe të dytën, 324, 840 qytetarë.
Kandidati me nr.30 për Qarkun e Tiranës, për Partinë Socialiste, Ornaldo Rakipi zhvilloi një takim në kryeqytet, me banorët e njësisë 7, ku u shpreh se, ndihet entuziazmi i fitores. “Në Njesinë 7, Tiranë, me entuziazmin e fitores që po afron! Kjo pritje dhe mbështetje, është përgjigjja e banorëve ndaj vëmendjes së qeverisë në kuadrin e investimeve të kryera, për këtë zonë! 🏗 🏫 Bashkë drejt fitores”, shkruan Rakipi në rrjetet e tij sociale.