Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpërndarë me ndjekësit e tij një lajm të mirë duke iu referuar revistës prestigjioze “Nature”, ku edhe flitet për imunizimin ndaj koronavirusit tek individët që kanë kaluar por edhe tek ata që nuk kanë qenë të ekspozuar. Alimehmeti shkruan se imuniteti natyror kundër COVID-19 është i gjatë, të paktën disa vite deri në disa dekada. “Nëse e njeh armikun dhe e njeh vetveten, nuk duhet t’u frikësohesh rezultateve të njëqind betejave!”Cit.: Sun Tzu. Miqtë e mi, frika nga SARS-CoV-2 u fry së tepërmi përmes shprehjeve “virus i ri”, “virus i panjohur”, “virus tinëzar”, e të tjera…
Author: tirana
Paga e muajit marsit është dhuruar për projektet e Fondacionit Milan, që do ta përdorë për të rinjtë kuqezinj. Kjo është zgjedhja e Mario Mandzukiç, i cili ka hequr dorë nga marrja e pagës muajin e kaluar, për shkak të shumë dëmtimeve që e kanë mbajtur atë gjithmonë e më të padisponueshëm për Milanin. “Eshtë një gjest i jashtëzakonshëm, – ka komentuar presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, – i cili demonstron etikën dhe profesionalizmin e Mandzukiç dhe respektin e tij për Milanin. Klubi do të ketë kështu mundësinë të mbështesë më tej Fondacionin e Milanit për projekte në favor të…
Interi po kalon momentin më të mirë të viteve të fundit dhe titulli kampion është shumë afër. Trajneri dhe lojtarët janë të përqendruar për të vijuar me fitore (11 radhazi në Serie A), ndërsa drejtuesit po planifikojnë goditjet në merkato. Zikaltrit duan të paraqiten sa më mirë në Champions League dhe Antonio Conte ka nevojë për një kontingjent lojtarësh sa më të pasur. Një dëshirë e kahershme është Emerson Palmieri, pjesë e Chelsea prej janarit të vitit 2018. 26-vjeçari i linjës së majtë, nuk ia ka dalë të bindë as Lampard dhe as Tuchel, numëron vetëm 89 minuta aktivizim këtë…
Kryeministri Edi Rama ndodhen në prezantimin e masterplanit të Portit të Durrësit, që do të ndërtohet nga kompania Emaar Group dhe do të investohen 2 miliardë euro. Ky investim tha Rama do të ndryshojë strukturën e industrisë së re të Turizmit Shqiptar dhe do të nxisë efektin ekonomik zhnxhin në bregdetin shqiptar. Porti turistik i Durrësit do të jetë më i madhi në Mesdhe. “Durrës – Teksa po dalim nga tuneli i gjatë i pandemisë një Epokë e Re po hapet për Durrësin e për krejt Shqipërinë. Porti i ri turistik, ndër më të mëdhenjtë e Mesdheut, do të injektojë…
Analisti Frrok Çupi paralajmëron goditje të rënda për Shqipërinë nëse Lulzim Basha fiton zgjedhjet e 25 prillit. “Tani kanë rënë këta në gjumë duke parë ëndërr me fitore. Po u zgjuan dhe gjetën fitoren 1001 për qind, atëherë e groposën edhe një herë atdheun. Por do të zgjohen e do të shikojnë një Shqipëri më të mirë se kurrë. Atëherë çmenden më keq, këtë nuk e durojnë dot…”, shkruan Çupi. ANALIZA E PLOTË Se atë çast kur të hapin sytë, do të shikojnë tjetër gjë nga çfarë ishin duke parë ëndërr dhe do të buçasin të gjitha: E para do…
Meridian Ramçaj i ka dalë në mbrojtje Sindit pas përplasjes me Julin ditën e djeshme. Me anë të një postimi në rrjete sociale, ai ka shkruar se Sindit i bëhet gjyq çdo ditë për çdo lëvizje që bën dhe nuk e kupton nga buron ky mllef. Meridiani e ka cilësuar Sindin si një vajzë të fortë dhe të zgjuar, e cila është e rrethuar nga një turmë injorantësh. “Në mënyrë direkte apo indirekte ofeza, për personin apo objektin, nuk kuptoj nga buron gjithë ai mllef, përçmim në grup për një vajzë të re, të talentuar që i bëhet gjyq çdo…
Murati dhe Ola kanë zhvilluar takimin e dytë gjatë kësaj jave në natyrë, ku nuk u treguan aq të afruar. Një pjesëtar i tretë ishte në takim, maçoku i Olës i cili duket se e pëlqeu Muratin. Pas transmetimit të takimit, Mevlani e quajti një aktrim nga ana e vajzës. Mevlani: Super aktrim me Muratin se nuk mundesh me qenë kjo ndjenjë. Nga java tjetër do parkohet nga rreshti i dytë. Ola: E kam thënë që pëlqimi ka nisur që jashtë, ti nuk e ke parë emisionin nga jashtë. Ola: Unë ashtu jam ashtu e shpreh dashurinë time. Mevlani: Ti…
Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ardhshme në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Vëzhguesit e AP të OSBE-së do të punojnë ngushtë me kolegët nga Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Azay Guliyev, Shefi i Delegacionit të Azerbajxhanit dhe Nënkryetari i PA-së së OSBE-së, do të shërbejë si Koordinator Special dhe drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së, pas emërimit nga Kryetari i Përgjithshëm i Zyrës, Ministri Suedez për Punë të Jashtme Ann Linde. “Ne po presim me padurim…
Kompozitori dhe regjisori i njohur Osman Mula ka festuar 70-vjetorin e lindjes së tij. Ai ka folur për karrierën e tij të gjatë artistike, lëvrimim ndër vite të zhanreve të ndryshëm në art siç ishte kompozimi, regjizura, shkrimi i teksteve apo edhe zbulimi i viteve të fundit, talentit të tij për pikturën dhe gjithashtu për jetën e tij personale. Ai ka folur edhe për këngëtaren e njohur Ledina Çela të cilën e ka zbuluar si artiste dhe e ka bërë të mundur praninë e saj për herë të parë në festivalin e vitit ’95. Këngëtarja i ka përgatitur një video-mesazh…
Tradhëtia, mungesa e kalimit të kohës sabashku, mosinteresimi seksual te partner i dhe në përgjithësi mungesa e komunikimit, janë ndër problemet më të shpeshta me të cilat partnerët shqiptarë paraqiten për terapi çifti. Pavarësisht se krizat mund të jenë të thella, e veçanta e stilit shqiptar të terapisë së çiftit është se partnerët nuk shkojnë bashkë te specialisti, por veç e veç. Psikologë klinikë, psikoterapistë dhe këshillues familjeje i thanë Gazetës “Si” se arsye kryesore pse çiftet paraqiten veç e veç mund të jetë kultura e munguar, çka bën që shqiptarët më shumë preferojnë t’i rrëfehen një të “panjohuri” sesa…
Për herë të parë në 100 vitet histori të Republikës Turke, restaurimi i madhështisë së kaluar është bërë politika e qeverisë turke. Dështimi i integrimit me Europën ka pasur si pasojë idenë që një «perandori» e re të rezultonte shumë tërheqëse. Përkrah një ideje neo-otomane, që përqëndrohet mbi vendet arabe të Mesdheut dhe mbi Ballkanin, është bërë mundësi konkrete një bashkim i popujve turq, që shtrihet nga Bosfori deri në Kinë. Transformimi i raporteve midis Turqisë dhe popullsive turke të afërta me të në Azinë Qendrore dhe në Kaukaz është bërë realitet konkret me konfliktin e fundit në Nagorno –…
Rrjeti YouTube ka pezulluar llogarinë e predikuesit të famshëm kristian evangjelist TB Joshua me akuza për nxitjeje urrejtjeje, prej pretendimeve të tij se mund të shërojë njerëzit nga sëmundja e homoseksualitetit. Një organizatë ngriti ankesën me rrjetin pas regjistrimit të shtatë videove ku predikuesi i famshëm afrikan shihet duke kryer ritualin e lutjeve për të “shëruar” njerëz homoseksualë. Edhe rrjeti Facebook ka eliminuar disa prej postimeve të tij ku shihej një grua që qëllohej me shuplaka në fytyrë, teksa TB Joshua thotë se po kryente dëbimin e “shpirtrave djallëzorë”. Predikuesi ka apeluar ndaj vendimit të YouTube, për kanalin e tij…