Rregullatori britanik i barnave po u bën thirrje njerëzve të vazhdojnë të marrin vaksinën AstraZeneca, pavarësisht njoftimeve se shtatë persona në Britani kanë vdekur nga mpiksjet e rralla të gjakut pas marrjes së vaksinës. Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Kujdesit Shëndetësor, tha se nuk ishte e qartë nëse vaksina po shkaktonte mpiksjen dhe se procesi për “vlerësimin rigoroz të saj” do të vazhdojë. Megjithëse agjencia tha të premten vonë se shtatë njerëz kishin vdekur si rezultat i mpiksjes së gjakut, ajo nuk dha ndonjë informacion për moshat ose gjendjen e tyre shëndetësore. Agjencia tha se kishte identifikuar gjithsej 30 raste…
Author: tirana
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Vjosa Osmanin në postin e presidentes. Ajo fitoi në raundin e tretë të votimit. Për kundërkandidat kishte ish-kandidatin për deputet, Nasuf Bejtën. Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Në dy raundet e para, asnjëri nga kandidatët për president, Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, nuk arritën të marrë 80 votat e nevojshme. Në sallë ishin të pranishëm 84 deputetë dhe në raundin e parë të votimeve morën pjesë 81 deputetë.
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e PD, duke lënë në fuqi vendimin e KAS i cili ka vendosur që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emra siç e kërkoi PD.
Pedagogia Ilirjana Kuçana i tregoi Lulzim Bashës në Durrës, se është “kërcënuar nga Edi Rama dhe bandat e tij”. “Unë jam pedagoge prej një dekade, po e bëj publike për herë të parë përse u jam bashkuar; jam kërcënuar nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe bandat e tij kur kam ngritur zërin për studentët. Kam dalë t’i bashkohem ndryshimit. Kolegët e mi kërkojnë ndryshim. Ndoshta për shkak të punës, për shkak të presioneve, nuk dalin në ekran ta thonë, por janë në krahun tuaj” tha Ilirjana Kuçana.
Situata me pandeminë, që po zgjat prej më shumë se një viti, ka qenë shumë problematike për artistët. Ata u përkasin kategorive ndër më të prekurat nga moszhvillimi i dasmave dhe koncerteve, të cilat mbeten ende sot burimi kryesor i të ardhurave për ta. E me sa duket, kjo situatë ka shteruar financat e këngëtarit të njohur, Sinan Hoxha, që njihet si milioneri i muzikës shqiptare. Ai ka ripostuar një rrjete sociale një deklaratë të tij ku shprehet se gjatë kësaj kohe i ka shpenzuar të gjitha paratë që kishte grumbulluar ndër vite. “Fiks”, ka qenë komenti i tij si…
Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka postuar një fotografi ku ndodhet së bashku me liderë të ndryshëm religjiozë, ku si urim për Pashkët ka evidentuar harmoninë fetare në vend, një standard që sipas saj duhet të ndjekë e gjithë bota. “Çfarë kënaqësie të takosh aq shumë miq gjatë vizitës të komunitetit evangjelik këto Pashkë. Një nga gjërat që dashuroj dhe admiroj aq shumë për Shqipërinë është tradita e harmonisë (që nuk është vetëm tolerancë) midis grupeve religjioze”, thekson Kim. View this post on Instagram A post shared by Yuri Kim (@usambalbania)
Marte ka një hotel në Shëngjin dhe për të bërë disa punime dhe ka bërë një marrëveshje me Pashkun. Gjatë rrugës, Pashku pretendon se ka pasur disa probleme. Ai është administrator i hotelit dhe tani dëshiron që të tërhiqet nga ku administrim për shkak të problemeve që po has. Pashku: Në fund të Tetorit të vitit të kaluar më thërrasin, kjo dhe motra e saj dhe më thonë do e lyejmë brenda, marr punëtorët e filluam punën që të nesërmen. Përfundoi hoteli, likuidojnë paratë, në rregull. Më thotë a do shtrojmë dhe këtë sheshin me gurë përpara, a shtrohen këto…
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, premton heqjen e moratoriumit të gjuetisë në vendin tonë. Prej gati 7 vitesh në vendin tonë gjuetia është ndaluar kategorikisht, ndonëse ka shpesh ka patur raste të shkeljes së këtij moratoriumi. Por Vasili thotë se në rast të fitores së zgjedhjeve parlamentare, do shfuqizojë këtë moratorium që sipas tij i ka shërbyer vetëm mbjelljes së vendit me kanabis dhe gjuetisë së jashtëligjshme. Afati përfundimtar, në rast se nuk shtyhet, i moratoriumit të gjuetisë është deri në fund të 2021. Moratoriumi i Gjuetisë do të hiqet!! Ky Moratorium i sherbëu vetëm fshehjes së mbjelljes së kanabisit…
Arjon Luli dhe Serena Sula kanë qenë të ftuar si çift në #EXPULS, në ekranin e RTV Ora. Çifti së fundmi ka ndërmarrë dhe hapin e krijimit të një biznesi, duke shitur lodra seksi. Ato treguan se çfarë blejnë më shumë shqiptarët dhe a i përdorin vetë lodrat e seksit: “Çdo person ka nevojë për stimulim seksual. Fakti qe kam zgjedhur ketë është sepse ky treg është i fshehtë prandaj mendova që do ecte. Ne përshembull vetë i përdorim disa lloj lodrash. Ka shumë që e përdorin dhe s’e pranojnë. Shqiptarët kërkojnë shumë vibrator.”
Në Kuvendin e Kosovës ka përfunduar raundi i parë i votimit për president të vendit, ku në garë janë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta. Në seancë ku janë të pranishëm 84 deputetë, në votim kanë marrë pjesë 81 deputetë, duke bërë që të vazhdohet me raundin e dytë të votimit, pasi asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë 81 votat e nevojshme. Sipas Kushtetutës, në rast se njëri kandidat nuk merr 81 vota për, në raundin e tretë mund të zgjidhet me shumicën e thjeshtë të votave prej 61 sosh. Pas zhvillimit të numërimit të fshehtë, Osmani ka marrë 69 vota,…
Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka biseduar ditën e sotme me kryesinë e Shoqatës “Durrësi”, i cili thotë se ka dëgjuar nga afër problematiket e tyre. Basha tha se Durrësi ende dhe sot kontrollohet nga bandat që sot janë në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikën. Ai u zotua se me ndryshimin që pretendon se do vij më 25 prill, qeveria e ardhshme sipas tij do të zbatoj një plan urbanistik për të korrigjuar qytetin. “Ato probleme që ju shtruat unë i kam diskutuar me përfaqësuesit që ju përmendët dhe kemi rënë dakord në parim edhe për një…
Të dhënat dhe informacionet private të më shumë se 500 milionë përdoruesve të Facebook mund të jenë kompromentuar dhe hakerues të paidentifikuar ende thonë se këto të dhëna i ofrojnë në shitje. Alon Gal, bashkëthemeluesi i një firme të sigurisë kibernetike izraelite, të quajtur “Hudson Rock” tha se informacionet personale janë po të njëjtat e numrave të telefonit që janë hakeruar prej muajit janar. Çdo e dhënë personale është shitur për pak dollarë, në atë që nga vetë hakerat njihet si niveli i ulët i hakerimit. Deri më tani janë zbuluar shumë pak llogari të identifikuara sipas numrit të telefonit…