Author: tirana

Tre fëmijë kanë mbetur të plagosur nga një aksident i ndodhur këtë të Hënë në Kamëz. Policia njoftoi se rreth orës 14:35, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh.Xh., me mjetin me drejtues K.B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K.B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Read More

Kolegji Penal i Gjykatës së Apelit i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës për të kryer procesin e sterilizimit të qenve endacakë, pas një ankese të një shoqate që merret me mbrojtjen e kafshëve. Në vendimin e gjykatës thuhet se në vitin 2015, për shkak te problematikës që ka sjellë popullimi i lartë i qenve endacakë, dhe fakti i ndonjë epidemie me rrezik për popullatën, Bashkia e Tiranës, nëpërmjet Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, ka përcaktuar metodologjinë për numërimin e qenve endacakë. Apeli vlerëson se nga kontrolli i kryer, edhe me ekspertë të jashtëm, nuk konstatohet që nga ana e…

Read More

Gjobitet nga policia kandidati i Pavarur në Dibër Elton Debreshi. Lajmin e ka konfirmuar vetë Debreshi përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar një foto të vendimit të gjobës. Ai është gjobitur plot 50 milionë lekë të vjetra gjobë, për shkak të një tubimi të mbajtur më datë 26 Mars, të cilin Debreshi e konsideron një tubim të ligjshëm. “50 MILIONË LEKË GJOBË Sot komisariati i Bulqizës më njoftoi se jam gjobitur me 5,000,000 lekë të reja për shkak të tubimit të datës 26 mars. Për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mosbotimit të rregullave të reja në…

Read More

Partia Demokratike e Vlorës ka kallëzuar në SPAK ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku. PD e qytetit bregdetar akuzon ministren Balluku për shkelje në procedurën e tenderimit të portit. Partia Demokratike shprehet se është e gatshme që të mbështesë hetimin ndaj ministres Balluku. Deklarata e PD-së së Vlorës: Të nderuar qytetarë! Jam sot këtu, në emër të PD Vlorë, për të bërë publik, ashtu sikurse kemi paralajmëruar më parë, Kallzimin Penal kundër Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda BALLUKU për shkelje në procedurën e prokurimit për dhënien me koncesion të Portit të Vlorës. Me veprimet ose mosveprimet e kryera në procedurën…

Read More

11 persona kanë vdekur brenda 24 orëve të fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Coronavirus. Kështu është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në njoftimin e të cilëve thuhet se edhe 512 persona janë infektuar me COVID-19. Rastet e reja të infektimit kanë rezultuar nga gjithsej katër mijë e 718 mostra të marra për testim. Gjatë së njëtës periudhë kohore janë shëruar 524 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 77.957 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.284. Numri total i rasteve pozitive është 94.167 raste…

Read More

Vjosa Osmani Sadriu ia doli mbrëmë të bëhej presidente e Kosovës. Por, cila është pasuria që ka deklaruar Vjosa Osmani në Agjencinë Kundër Korrupsionit? Në seksionin e “Pasurisë së Paluajtshme”, znj. Osmani Sadriu ka deklaruar tetë lloje të pasurisë së paluajtshme me vlerën e përgjithshme 552 mijë e 500 euro. Ajo ka deklaruar dy banesa, njëra prej të cilave është e papërfunduar, dhe njëra prej të cilave është e bashkëshortit të saj. Po ashtu, ajo ka deklaruar edhe dy shtëpi, të cilat i përkasin bashkëshortit të saj. Vlera e këtyre dy shtëpive të blera me “kursime dhe kredi” është 300…

Read More

Ish-presidenti, Bamir Topi ka bërë një rrëfim të hapur për karrierën e tij politike pas dorëheqjes nga drejtimi i partisë së krijuar prej tij FRD-së., Ndër të tjera, Topi bëri një rrëfim edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, që sipas tij është një ndër personat të cilët ka kontribuar më shumë në politikën shqiptare. “Një njeri serioz, i motivuar për punën e tij”, ky ishte përshkrimi o Topit për të, mirëpo me kalimin e viteve politika shqiptare degradoi dhe vetë Berisha u përfshi në atë rrjedhë. “Sipas meje Berisha është një person me kontribute të forta në politikën shqiptare. Ka qenë…

Read More

Kryeministri Edi Rama do të jetë ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Kreu i qeveria ka publikuar në rrjetet sociale një telefonatë që ka zhvilluar me drejtuesin politik të qarkut Korçë, Niko Peleshin, të cilin e ka porositur që mos të grumbullojë shumë njerëz. Teksa kryetari i Partisë Demokratike zhvillon takime pa respektuar masat anti-COVID, Rama ka nënvizuar gjatë telefonatës me Peleshin, se megjithëse i kërkojnë që shumë njerëz të bashkohen gjatë takimeve të tij, ai ka deklaruar se me këtë gjë marrim në qafë njerëzit. Rama: Si duket situata aty? Peleshi: Shumë mirë, në cdo bashki e fshat ka mobilizim,…

Read More

Kreu i PD Lulzim Basha “u bën dalje” anëtarëve të Kabinetit të qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha. Mëngjesin e sotëm Basha ka “garantuar” shqiptarët se në Kabinetin e tij, nuk do të jetë asnjë prej tyre. Kreu i PD mesa duket do të mbajë larg posteve ministrore të gjithë ministrat e mëparshëm që kanë shërbyer në Qeverinë Berisha. Në emisionin “Koha për tu zgjuar”, Lulzim Basha tha se anëtarë të Kabinetit do jenë ata persona që mbajnë peshën e qeverisë, zonja dhe zotërinj të spikatur. “Normal që jo. Uji rrjedhë. Në qeverisjen time nuk do ketë anëtarë të kabinetit që…

Read More

Në muajt e fundit është folur shumë për të ardhmen e sulmuesit të PSG-së, Neymar. Ylli brazilian është lidhur shpesh me një rikthim te Barcelona, por mesa duket këto do të mbeten vetëm zëra merkatoje. Sipas raportimit të “Telefoot”, 29-vjeçari tashmë e ka marrë një vendim dhe ai është rinovimi me kampionët e Ligue 1. Lajmi vjen menjëherë pas humbjes së djeshme me Lille, e cila e bën akoma më të fortë luftën për titullin në Francë. Kujtojmë se Neymar kontrata aktuale i përfundon në vitin 2022 dhe ai do të rinovojë deri në 2026. Sigurisht që në të pritet…

Read More

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku si pasojë e disa të shtënave ka mbetur i vdekur, Bardhok Planaj. Ai është vrarë teksa udhëtonte me automjetin e tij. Bardhok Planaj, është një prej personazheve më të komentuar të ‘botës së krimit’. Emri i tij është përmendur si një prej të dyshuarve kryesore për sulmin me armë zjarri ndaj lokalit në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Albert Pjetri. Planaj ishte në qendër të ciklonit politik në Shqipëri pasi opozita akuzoi mazhorancën se ai ishte fshehur në makinën e ish-deputetit Mark Frroku, ndërkohë që policia e…

Read More

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka uruar Vjosa Osmanin, e cila mbrëmjen e sotme u votua nga Kuvendi i Kosovës si Presidente. Kalo i uron Osmanit një rrugëtim në drejtimin e Kosovës pa “diga e pengesa”, ndërsa ngre një pyetje në lidhje me fatin e Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta një ditë pas zgjedhjeve. “Kohë kovidiane…. 4.04.2021 ora 19::40…. “Abeamus Presidente” të Shqipërisë së andej Drinit…Ti urojmë VJOSËS së Kosovës të rrugëtojë pa “diga e pengesa” në udhën e drejtimit të kësaj pjesë të Trojeve tona Arbërore… JU vaftë sa më mbarë zonja Presidente!!!….Po me Presidentin e Shqipërisë së këndej…

Read More