Një studim i ri në Turqi tregon se vaksina e firmës kineze Sinovac krijon mbrojtje ndaj COVID-19 tek mbi 97% e të vaksinuarve. Në këtë përfundim është arritur në studimin më të fundit të kryer nga Universiteti Xhelal Bajar i Manisës, që shquhet për kërkime shkencore në fushën e mjekësisë. Mediat turke shkruajnë se Sinovac krijon imunitet të lartë sidomos tek gratë në 99.2% të rasteve. Tek meshkujt, ky nivel ishte 3.5% më i ulët dhe arrinte një nivel prej 95.7%.
Author: tirana
Jo të pakta janë rastet kur personazhet publikë bëhen nostalgjikë dhe ndajë në rrjetet sociale foto nga fëmijëria e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë sëfundmi edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora. Ajo ka publikuar në Instastory një foto të rrallë nga fëmijëria. Dhurata shihet me flokë disi kaçurrela në ngjyrë çokollate dhe me një buzëqeshje të madhe në fytyrë. “Hehhehehe”, ka shkruar ajo krahas fotos. Kujtojmë se kënga më e fundit nga Dhurata mban titullin “Harrom” dhe është publikuar tre muaj më parë. Sot numëron mbi 24 milionë klikime në Youtube.
Telefonatat e padëshiruara të marketingut janë bërë shqetësuese për shumë qytetarë. Pa marrë asnjë autorizim paraprak, bizneset telefonojnë në çdo kohë dhe ofrojnë blerjen e produkteve apo shërbimeve të ndryshme. Për të rregulluar këtë çështje, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale ka përgatitur një projektligj “Për krijimin e Regjistrit të komunikimeve tregtare të pakërkuara”. Në këtë Regjistër, do të identifikohet çdo subjekt tregtar që realizon komunikime tregtare të pakërkuara për qëllime marketingu të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e tij, dhe nga ana tjetër të gjithë personat, të cilët me pëlqimin e tyre, regjistrohen në Regjistër,…
Me ndihmën e policisë së Dorset, 85 vjet më parë, inteligjenca britanike vuri në shënjestër tre terroristë potencialë subversivë që jetonin të qetë së bashku buzë detit. Oficerët lokalë ishin paralajmëruar për simpatitë e tyre të përbashkëta komuniste dhe tani po vëzhgonin të dyshuarit: Ackland, Townsend dhe Warner, secili konsiderohej kërcënim për sigurinë e Britanisë në prag të Luftës së Dytë Botërore. Por në fakt, siç tregojnë dokumentet e shërbimit sekret të publikuara së fundmi, kjo treshe potencialisht e rrezikshme nën mbikëqyrje të fshehtë, ishin në të vërtetë poete femra. Dhe për më tepër, ishin vetëm dy: dy të dashurat…
Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendimin pëe reperin Dibran Hoxha, i njohur me ermin e artit ‘Kobra’, i cili dy ditë më parë u përfshi në përleshje në një lokal në një qendër tregtare në Prizren. Si pasojë mbeti me lëndime trupore një person. Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, kurse të pandehurit L.B., i është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh.
Kosova ka marrë vendimin për masa të reja kufizuese me qëllim ndalimin e përhapjes së mëtejshme të pandemisë Covid-19. Në mbledhjen e sotme të qeverisë janë votuar masat e reja anti-Covid, ndërsa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka bërë me dije se masat do të hyjnë në fuqi nga data 7 prill dhe do të rishikohen sërish në 8 prill. Vendi do të jetë i mbyllur nga ora 22:00 deri në 05:00, dhe gjatë këtij orari do të lejohet lëvizja vetëm për emregjenca shëndetësore. Baret dhe restorantet do të jenë të mbyllura dhe do iu lejohet të punojnë vetëm me…
Për shkak të pandemisë së koronavirusit e gjithë bota është e detyruar të përshtatet me një mënyrë jetese të re dhe të respektojë masat që janë marrë. Pandemia ka ndikuar edhe në marrëdhëniet seksuale mes dy personave. Tani më shumë se kurrë, njerëzit duhet të bëjnë kujdes dhe të shmangin sa më shumë kontaktin me njëri-tjetrin. Gazeta “Terrence Higgins Trust”, ka botuar disa këshilla ku sugjerojnë që njerëzit të shmangin puthjet, të mbajnë maskë në fytyrë dhe të zgjedhin pozicione që nuk janë ballë për ballë gjatë seksit. “Mund të duket e vështirë, por njerëzit duhet të gjejnë një mënyrë…
Teksa të gjithë po flasin për lidhjen e Ana Lleshit dhe Arsim Abdulit, ky i fundit ka habitur së fundmi me veprimin e tij. Fansat kanë vënë re se Arsimi i ka komentuar konkurrentes më të re të “Për’puthen”, Olës. Ajo po realizonte një video live në Instagram, teksa Arsimi i ka shkruar “Good sound Ola”. Kaq ka mjaftuar që komenti i tij të bëhej kryefjalë në media, ndonëse ende nuk dihet nëse dyshja njihet apo Arsimit i pëlqen konkurrentja e re e emisionit. Ndërkohë, fansat kanë nisur të pyesin se çfarë mendimi ka Ana për veprimin e Arsimit, që…
Antibiotikët janë ilaçe që përdoren për të luftuar infeksionet bakteriale. Ndërsa këto barna mund të shpëtojnë jetën, ato gjithashtu mund të kenë efekte anësore serioze, veçanërisht kur i jepen fëmijëve të vegjël. Kjo sepse antibiotikët jo vetëm që vrasin bakteret që shkaktojnë infeksione, por edhe baktere të tjera që janë të rëndësishme për tretjen, rritjen dhe në sistemin tonë imunitar. Ekspozimi i hershëm ndaj antibiotikëve dihet që prish mikrobiotën e zorrëve që luan një rol vendimtar në funksionimin e sistemit imunitar të trupit dhe parandalimin e sëmundjeve, të tilla si mbipesha dhe sëmundjet inflamatore të zorrëve. Tani një studim i…
Ana Kauri është një personazhet më të komentuara në “Për’puthen”, megjithëse nuk është më pjesë e programit. Largimi i saj nga emisioni i dashurisë erdhi papritur, pikërisht kur u duk se mund të krijonte një lidhje me Rinianin. Megjithatë, bukuroshja brune vazhdon të mbetet në vëmendjen e publikut. Ana ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ku i kërkoi atyre të tregonin sakrificat që kanë bërë për të arritur aty ku janë. Mes shumë përgjigjeve frymëzuese, ka ardhur edhe një “thumb” për ish-konkurrenten e “Për’puthen”. “Të paktën nuk jemi futur në Për’puthen t’i gjejmë gjërat qyl,” i shkruan një…
Kandidati për deputet i PS, Spartak Braho, ka bërë një rrëfim të veçantë, në prezantimin që i bëri kreu i fushatës së Tiranës për PS-në, Erjon Veliaj. Braho theksoi se ka tre dëshmorë në familje, duke shtuar se nëse fiton do të ndërtojë rrugën Berat – Skrapar, për shkak të gjendjes së rëndë të këtij aksi.“Rakinë e pi, por Skrapari e prodhon mirë. Rakia e Skraparit është bio, prandaj është edhe e mirë. Në qarkun e Tiranës, ka mbi 40 mijë skraparllinj. Komuniteti i skraparinjve ka shoqatë, që quhet “Tomorri” që ka president nderi e ai është Xhevahir Spahiu. Kam…
Në 2022 do të zgjidhet problemi i ujit të pijshëm në Shqipëri. Kështu premtoi kryeministri Edi Rama sot në Bilisht. Në Pojan, gjatë inspektimit të kantierit të ujit në Maçurisht, kreu i qeverisë tha se Maliqi, Liboniku e zona të tjera të kësaj bashkie kanë tanimë ujë 24 orë. Edi Rama premton se bashkitë e vjetra, por edhe komunat e mëdha do të kenë ujë 24 orë në 2022. “Brenda 2022 të gjitha qendra urbane do të jenë me 24 orë ujë, dmth me qendra urbane kam parasysh jo vetëm bashkitë e vjetra por edhe komunat me banimin më intensiv”…