Author: tirana

Boris Johnson ka konfirmuar se Anglia do të përparojë në fazën tjetër të ringritjes nga bllokimi pasi katër testet e qeverisë janë përmbushur; si programi i vaksinimit, shtrimet në spital nga koronavirusi dhe nivelet e vdekjeve nën kontroll. Ai tha se infeksionet nuk ushtrojnë presion në shërbimet shëndetësore dhe vlerësimi i rrezikut nuk ndryshohet nga variantet.Nga nga 12 Prilli do të rihapen dyqanet jo thelbësore, përfshirë parukierët dhe sallonet e thonjve. Pub-et dhe restorantet, do të hapen për shërbim në natyrë dhe pa shtetrrethim. Qëndrimet gjatë natës larg shtëpisë në Angli do të lejohen dhe akomodimi i pavarur mund të…

Read More

Pak më shumë se 60% e përdoruesve të cigareve elektronike duan të heqin dorë nga zakoni, sipas një studimi të botuar nga JAMA Network Open . Përveç kësaj, më shumë se 15% e të rriturve të cilët raportojnë se kanë bërë një përpjekje për të lënë vitin e kaluar, treguan të dhënat. Gjetjet theksojnë se shumica e njerëzve që përdorin cigare elektronike ose produkte të avullimit duan të ndalojnë dhe se qasjet aktuale të ndërprerjes së pirjes së duhanit, të dizajnuara për duhanpirësit e cigareve tradicionale, mund të mos jenë efektive për ta, thanë studiuesit. “Shumë njerëz mund të kenë filluar të…

Read More

I shumëkërkuari i Francës dhe Shqipërisë, Domart Konjari dyshohej se fshihej në vendin tonë, të paktën gjatë 2019-ës. Pavarësisht se drejtësia shqiptare e kërkon që nga 2015-ta dhe nuk ka mundur që të bjerë në gjurmët e tij, mesa duket kundërshtarët e Konjarit kishin informacion për çdo lëvizje që ai kryente në vendin tonë. Ai është dënuar me 15 vite burg në mungesë, nga ish-gjykata e krimeve të rënda, për kalim të paligjshëm të kufirit në vendin tonë, dhe për akuzat e ngritura nga Franca për “trafik ndërkombëtar droge” dhe “krijimi i organizatave kriminale”. Bashkëpunëtori i drejtësise, Enver Jamaku, i…

Read More

Ish-deputeti Aqif Rakipi është përfshirë mbrëmjen e sotme në një aksident. Ngjarja ka ndodhur pranë Stadiumit “Air Albania” në kryeqytet. Rakipi, është përplasur me një tjetër makinë, ndërsa raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar. Po ashtu bëhet e ditur se makina e tij ka përfunduar në një dyqan. Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet.

Read More

Kandidati për deputet në listat e Partisë Socialiste Spartak Braho ka prezantuar librin e tij, të titulluar “Masakroni Servet Pëllumbin”, ku përshkruan aktivitetin e tij politik, por dëshmon edhe për ngjarjet e vitit 1997. “Kam shkruar librin ‘Masakroni Servet Pëllumbin’. Titulli është simbolik, bën fjalë për terrorin që ka ushtruar në atë kohë Sali Berisha, në atë kohë si president. U vu në rrezik edhe jeta e Pëllumbit, për të cilin ruaj respekt të veçantë. Në libër tregohet aktiviteti im politik si deputet nga viti 1997, kam qenë prezent në të gjitha ngjarjet e atyre viteve. përshkruhet ngjarja e heqjes…

Read More

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor një ditë më parë që vendosi të pranonte kërkesën e Partisë Socialiste që qytetarët shqiptarë të votojnë me numra në zgjedhjet e 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fletët e votimit. Tanimë, krahas partive politike, votuesit do të mund të vendosin kryq ose plus tek një nga numrat e kandidatëve për deputetë. Këto janë variantet përfundimtare të miratuara sot nga KQZ-ja. Ata ndryshojnë nga njëri qark në tjetrin në bazë të numrit të kandidatëve, ndërsa formati i fletës mbetet i njëjtë.

Read More

Lulzim Basha vijon që të prodhojë gafa të nëjpasnjëshme gjatë kësaj fushate. Sëfundmi, i ftuar në emisionin e mëngjesit me Bashkim Hoxhën, Basha është ngatërruar në përgjigje duke pohuar se rutina e tij e përditshme është gjumi. Bashkim Hoxha: E prishët gjumin e këtij mëngjesi, gjumi juaj është bërë proverblial në këtë fushatë?! Lulzim Basha: Aspak, përkundrazi është rutina ime e përditshme Kaq ka mjaftuar dhe video e Bashës është kthyer në virale në gjithë rrjetet sociale.

Read More

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca teksa ka shpërndarë postin e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi ku i bën thirrje partive politike të përqendrohen të programet përkatëse për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Përmes një postimi në‘Twitter’, Soreca thekson se aktorët politikë duhet të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare. ‘Ne pajtohemi me Ilirian Celibashin. Partitë politike dhe kandidatët duhet të përqendrohen tani në programet e tyre përkatëse politike dhe në reformat që ata synojnë të paraqesin për të përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ne kemi besim në të gjitha institucionet përkatëse dhe politike. Aktorët të veprojnë…

Read More

Vetem disa ore pas zgjedhjes se presidentes se re te Kosovës, Vjosa Osmani, ne kuadrin e një takimi me ministrat e Jashtëm te Qipros dhe Serbisë ne Beograd, kreu i diplomacisë greke, Nikos Dhendias ka deklaruar mes te tjerash se pjese e bisedimeve me homologun serb kane qene përveç zhvillimeve te tjera ne rajon, edhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën. “Analizuam zhvillimet në gjithë rajonin dhe unë shënova vërejtjet tuaja, me shumë interes për Kosovën. Më vjen keq që bisedimet me qeverinë e re nuk kanë filluar. Ne jemi në dispozicionin tuaj për të ndihmuar, në çdo mënyrë që të…

Read More

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Siç shihet edhe në fotot e siguruara nga Newsbomb, në aksident janë përfshirë dy mjete, një BMW Seria M5 sport version me një Mercedez Benz S Class të vitit 2020. Të dyja makinat kushtojnë bashkë rreth 200 mijë euro, por fatmirësisht janë shënuar vetëm këto dëme materiale, dhe jo në njerëz. Tek makina BMW kanë qenë dy të rinj me shpejtësi tepër të lartë, gjë që ka shkaktuar edhe aksidentin super luksoz. Benz-i i zi është përplasur edhe me xhamat e…

Read More

Analisti i njohur Frrok Çupi ka komentuar lajmin se sipërmarrësi italian Franncesco Beccheti ka fituar përfundimisht gjyqin më kryeministrin Rama, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit që ai kishte në pronësi. Postimi i plotë i Frrok Çupit Becchetti, një sundimtar i budallenjve Tani Francesco po e turbullon vendin tonë edhe me mosqenien e tij. Kur hyri këtu e kishte menduar ndryshe… Në vitin 1992 vjeshta erdhi më e herët, të ftohtët e Tiranës të hynte në palcë që në Nëntor. Hotel Dajti, ku u vendos Franncesco Beccheti bashkë me të ëmën, Liljana, ishte i shkatërruar,…

Read More

Në zgjedhjet e 25 prillit përpos mbarëvajtjes së procesit, kryefjalë do të jetë edhe votimi elektronik, e cila është sfida e radhës e këtyre zgjedhjeve për KQZ-në. Projekti pilot i identifikimit, votimit dhe numërimit elektronik do të aplikohet vetëm në njësinë numër 10 në kryeqytet. Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelinku, ka sqaruar paqartësitë që kanë lindur në lidhje me testimin e votimit elektronik. Sipas saj testimi i votimit elektronik do të kryhet javën e dytë të prillit, kur pajisjet të jenë gati. “Sipas kalendarit pjesë e kontratës, ende nuk kemi mbërritur në fazë të testimit operacional, pra, të atij testimi…

Read More