Pamje të rëndë janë publikuar së fundmi nga mediat amerikane ku tregojnë një përleshje në një burg të Oklahomas. Në video shihen disa të burgosur që kanë marr peng një gardian dhe më pas e godasin me thikë. Pas këtij episodi ndërhyn policia, duke hapur zjarr ndaj të burgosurve dhe duke lënë njërin prej tyre të vdekur. Pamjet janë filmuar gjatë 27 marsit në qendrën e paraburgimit në Oklahoma. Sipas mediave i burgosur i vrarë është Curtis Montrell Williams, 34 vjeç dhe qëllohet me armë pasi i mbante thikën në qafë gardianit Daniel Misquez. Misquez, i cili ishte marrë peng…
Author: tirana
Moderatorja Einxhel Shkira tregon se ka shumë vajza që i shkruajnë dhe e pyesin se si të bëhen të famshme apo pjesë e televizionit dhe moderatorja preferon që t’i tregojë në fillim anët negative. “I tregoj që do kesh gjithmonë njerëz mbi kokë të cilët nuk do e bëjnë aq të lehtë. Nëse ti meriton të bësh diçka më shumë dhe ai më lart e ty të lë të rrish tek cepi i studios, ty të sheh gjithë bota që të kanë lënë tek cepi dhe je e paaftë, kjo është një gjë psikologjike që të godet. Dimë, dëgjojmë dhe…
I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Të paekspozuarit’, gazetari Arian Çani u pyet se a do të dëmtojë Ramën, humbja e gjyqit me Becchettin në zgjedhje. Çani shpërtheu in revoltuar dhe u shpreh se nga natyra nuk është optimist dhe i pëlqen të jetë fatalist. “Unë nga natyra nuk jam optimist. Më pëlqen të jem fatalist. Them se Rama bën mirë që i bën këto. Pak po bën. Nuk dua të jem cinik. Kur shoh këto që ai bën them me vete, përse jo? Ai ka kuptuar që në këtë vend mund të bësh cfarë të duash dhe nuk…
Nga Astrit Patozi Çfarë karikature! Domethënë këta kanë vendosur sot që të na caktojnë si logo në fletën e votimit, një gjë që nuk e kemi dërguar ne dhe që nuk është e jona, por që këta mendojnë se na shkon. Duke i vënë shkelmin çdo ligji dhe çdo dispozite, pa merakun më të vogël, mu në mes të mexhlisit dhe në sy të të gjitha kamerave. Nuk na mbetet tjetër veçse t’i falenderojmë dhe t’u lutemi të na tregojnë se kush e ka realizuar grafikisht, se mbase i detyrohemi edhe atij ndonjë lek, kaq qesharake është historia. Natyrisht që…
Nga Mero Baze Qeveria e re e Kosovës u ka ndaluar arsimtarëve të Kosovës, të vaksinohen në Shqipëri, pas ofertës që shteti shqiptar u bëri mijëra mësuesve të Kosovës për tu vaksinuar në Kukës. Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, i gjendur në siklet mes urdhërit diabolik të Albin Kurtit që të mos pranoj vaksinat nga Shqipëria dhe nevojës ulëritëse, që ka Kosova për vaksina, gjeti një arsye qesharake për ta arsyetuar, duke u bërë qesharak, edhe si mjek, edhe si politikan. Ai ju bashkua korit të Sali Berishës në Shqipëri, që tenton të tremb qytetarët e Shqipërisë, duke ju thënë…
Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, bëri edhe deklaratën e fortë se qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinave janë sëmurur madje edhe kanë humbur jetën. ‘Menaxhimi i pandemisë nga Edi Rama njësoj si çdo aspekt tjetër i këtyre 8 viteve ka qenë një dështim katastrofik. Dhe çështja e vaksinave nuk përbën asnjë të re është po kështu dështim. Pse? E para e punës, vaksinat blihen me paratë e shqiptarëve. E dyta e punës besueshmëria tek procesi i vaksinimit vjen duke bërë transparencë. E para bën sikur i ka sjellë vetë, sikur…
Një aksident ndodhi paraditen e sotme në aksin Gjirokastër-Kakavijë, fatmirësisht pa dëme në njerëz. Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisëshihet se një automjet tenton të hyjë në rrugë, ndërkohë që një mjet tjetër ishte në korsinë e shpejtësisë. Në këtë moment, dy mjetet përplasen dhe e dyta gati batohet dhe përfundon mbi trafikndarëse. Makina tjetër, shkaktare e aksidentit ikën pa ndaluar, ndërsa nga mjeti tjetër dalin dy të rinj të tronditur. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale si dhe bllokim të trafikut për disa minuta. Ky është aksidenti i tretë brenda 24 orëve në Gjirokastër.
Mbrëmjen e sotme kanë mbërritur në vendin tonë 22 mijë e 230 doza të tjera të PFIZER. Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale. “Sapo mbërriti në Rinas partia e parë e 22 mijë e 230 dozave PFIZER, që do të lëvrohen deri në 20 prill. Vazhdojmë me forcë e me këmbëngulje përpara, që t’i kthejmë Shqipërisë buzëqeshjen një orë e më parë, mes vendeve më të shpejta në Europë për vaksinimin masiv”, shkruan Rama.
Analisti Adrian Thano u shpreh se po trajtohet votuesi sikur është me inteligjencë të ulët në raport me fletën e votimit. Ai shtoi se politikanët i drejtohen Shqipërisë militante dhe jo asaj të mendimit, duke pasur një retorikë të cunguar politike. Thano: Këtu po trajtohet votuesi sikur është me inteligjencë të ulët në raport me fletën e votimit. Por kjo nuk ka lidhje me logot apo me historinë me numra dhe emra. Këtu tradhtohet ajo pjesë e Shqipërisë të cilët i drejtohet klasa politike. Këta i drejtohen Shqipërisë militante, që e konsiderojnë nën nivelin mesatar. Edhe me mesazhet elektorale këtyre…
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka deklaruar se nëse PD vjen në pushtet pas zgjedhjeve të 25 prillit do të bëjë një rivlerësim të dëmeve të tërmetit. Sipas kryedemokratit, procesi i rindërtimit ka mbetur në vendnumëro, ndërsa hodhi akuza edhe për korrupsion. “Procesi i rindërtimit me fondet e BE-së ka mbetur në vendnumëro, siç ka mbetur çdo gjë në këto 8 vite. Sepse ata nuk janë budallenj. Ata shohin se si ndryshon pronësia, si u jepen paratë miqve të kryeministrit. Do të bëjmë rivlerësimet e reja të dëmeve. Denoncimet e shumta prej 1 viti kanë ardhur në PD. I siguroj…
Ministri për Diasporën, Pandeli Majko teksa është pyetur në lidhje me kandidimin në zgjedhje të Tom Doshit si dhe lidhjet e tij me PS-në, pohoi se e njeh shumë mirë kreun e PSD-së. I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Majko tha se Doshi ishte nga i njëjti fshat i bashkëshortes së tij. Mes të tjerash ai për ta mbyllur çështjen tha se të vërtetat ishin policore ndërsa ai ishte një politikan. “Sa i përket zotit Doshi, unë e njoh fort mirë. Për më tepër është nga krahina e gruas time. Nga fshati i gruas. Mendoj se në të…
Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko ka folur mbrëmjen e sotme në “Real Story” në News24 për kandidimin e tij për një mandat të tretë, si i 19-ti në listën e Tiranës për PS dhe përse mendon se socialistët mund ta marrin një mandat plus në kryeqytet. Majko tha se nëse do të ishte vetëm ai në atë renditje do ndihej pak në pozitë të vështirë, por kujtoi se edhe kryeministri Rama, kryeparlamentari Gramoz Ruçi apo sekretari i Përgjithshëm i PS Taulant Balla kanë të njëjtin fat. “Nëse do të isha vetëm unë, do të ndihesha pak në pozitë…