Presidenti izraelit Reuven Rivlin njoftoi të martën se i ka dhënë mandatin Kryeministrit Benjamin Netanjahu për formimin e një qeverie të re. Në zgjedhjet e 23 marsit, procesi i katërt zgjedhor në vend brenda dy viteve, asnjë parti nuk arriti të sigurojë shumicën ose mbështetje të mjaftueshme për të formuar një koalicion qeverisës. Zoti Netanjahu do të ketë 28 ditë afat për formimin e një koalicioni dhe gëzon mundësinë ta zgjasë edhe me dy javë procesin nëse do të jetë e nevojshme. Nëse deri atëherë qeveria nuk formohet, Presidentoi Rivlin mund të ngarkojë një kandidat tjetër në përpjekjen për të…
Author: tirana
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Porodinë të Korçës, ku presa e zetorit i ka prerë këmbët 27-vjeçarit.Ai është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Pas ngjarjes, gjendja e tij paraqitet ende e rëndë për shkak të hemorragjisë. Akoma nuk dihet identiteti dhe kushtet në të cilat punonte.
Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata thotë se kurba epidemilogjike në vend është në rënie dhe këtë e lidhi me uljen e numrit të viktimave dhe të shtrimeve të pacientëve në spital. Bazuar në këto tregues, Gjata është i mendimit që autoritetet duhet të rishikojnë orën policore. Lidhur me efektet anësore të vaksinave, Rektori i Universitetit të Mjekësisë thotë se në Shqipëri nuk është shënuar asnjë komplikacion. Teksa citon studimet e virologëve, Gjata thekson se vaksinat kineze e ruse shkaktojnë më pak komlikacione, por kanë mbrojtje më të ulët ndaj virusit. “Po të lexojmë materialet, sepse tek ne nuk…
Deri më tani janë vaksinuar rreth 4500 punonjës policie që janë vaksinuar. Nga Gjirokastra, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi është shprehur se vaksinimi i i uniformave blu pritet të përfundojë në të gjithë vendin brenda disa ditësh, teksa tha se nuk ka pasur asnjë refuzim nga ana e tyre. “Më në fund po bëjmë edhe këtë hap shumë të rëndësishëm për një trupë e cila ka qenë gjatë gjithë kohës së pandemisë në krye të detyrës, sidomos në periudhën e parë ku do duhej që respektoheshin gjithë masat e mbylljes, por edhe më vonë pastaj për masat e tjera të…
Një foshnje 18-muajshe me emrin Bashkim Metullari ka ndërruar jetë ditën e sotme në Pashalli të Dimalit. Balkanweb raporton se fëmija shkoi në spital pa shenja jete teksa në autoambulancë u asistua nga mjekët por pa rezultat. Po ashtu konfirmohet se fëmija ishte pa shenja jete edhe në qendrën shëndetësore i shoqëruar nga nëna dhe infermieri. Familjarët ndërkohë nuk kanë pranuar që fëmijës t’i bëhet autopsia dhe e tërhoqën trupin e fëmijës. Nuk dihen ende shkaqet pse vdiq fëmija.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se një 67-vjeçare dhe tre mësues kanë përfunduar në spital pas vaksinimit kundër Covid-19. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ai ka hedhur akuza të rënda ku thotë se një 67-vjeçare me emrin Xhevahire Vladi, ka përfunduar në spital pasi ka bërë vaksinën kundër koronavirusit. Gjithashtu, një tjetër shprehet se në spitalin e Laprakës tre mësues janë në gjendje të rëndë pasi kanë bërë vaksinën. Postimi i plotë i Berishës: Ndërlikime të renda nga vaksina! Ato fshihen me urdhër të xhahilit të Surrelit. Lexoni denoncimet e qytetareve dixhital. sb Përshëndetje Dok.Berisha ! Dje ka…
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar edhe 8 viktima si pasojë e virusit COVID-19, Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 489 raste të reja të infektuara. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Njoftimi i IKSHPK’së: 745 TË SHËRUAR DHE 489 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 4.082 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të…
Më poshtë do të gjeni disa kura të thjeshta se si të shpëtoni nga kolla dhe problemet e tjera të uljes së temperaturave apo alergjive. Mjalti. Prej shekujsh, mjalti përdorej kundër kollës dhe fytit të irrituar. Kolla e thatë luftohet edhe me mjaltë dhe lëng rrushi, ose me një gotë qumësht me mjaltë përpara gjumit. Ju mund të përzieni edhe lëng limoni me mjaltë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe pijeni deri në tre herë në ditë. Farat e Linit. Nëse kolla juaj është e përkeqësuar, hidhni tre lugë me fara lini në një filxhan me ujë dhe zijini së…
Kryedemokrati Lulzim Basha, në një takim me banorët e Njësisë 3 në kryeqytet, tha se vendimi i parë që do të marrë pas 25 prillit, do të jetë rimbursimi i familjeve që kanë shpenzuar shumë para për t’u kuruar nga COVID-19. Basha theksoi se COVID-19 ka shkatërruar shumë familje shqiptare, e sipas tij, është detyrë e qeverisë për të rimbursuar qytetarët. “Me siguri si çdo familje s’keni marrë rimbursim. Po ecja para se të vija këtu dhe u futa në farmaci, shpenzimet që familjet shqiptare kanë bërë për t’u kuruar vetë nga korona i ka shkatërruar tërësisht. Gjëja e parë…
Kryeministri Edi Rama teksa ndodhej në Kolonjë ka zhvilluar një bisedë telefonike me kandidaten për deputete të Shkodrës Edona Bilalin. Pasi e fton të vizitojë Kolonjën, kryeministri e pyet Bilalin në lidhje me ecurinë e fushatës në Shkodër. Kjo e fundit i përgjigjet se fushata po ecën shumë mirë por e refuzon ftesën për në Kolonjë pasi lekun e shpenzon vetëm brenda qarkut të saj. BISEDA Edona Bilali: Alo! Edi Rama: Shoqe si je? Ç’thotë Shkodra? Edona Bilali: Shkodra si lule. Edi Rama: Po të marr nga Kolonja, Sofra kolonjare, këtu është një mjedis i mrekullueshëm, po ti nuk ke…
Moderatorja e njohur, Eni Vasili është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ndërkohë që për muaj me radhë Eni ja doli mbanë më së miri ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj. Ishte kryeministri Edi Rama, i cili e uroi ‘live’ moderatoren për lajmin e bukur. Në këtë mënyrë, Vasili u detyrua të konfirmonte se është në pritje të binjakëve, madje zbuloi edhe gjininë. “Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më…
Autor i 61 vrasjeve të kryera me dorën e tij, Altin Dardha ka qenë një ndër emrat më famëkeq në Beratin e fillimit të viteve 90. Gazetari Ferdinand Dervishi ka shkruar një libër mbi aktivitetin e tij kriminal. Në një rrëfim në emisionin “Opinion”, Dervishi solli një pjesë të rrëfimit të tij për Dardhën. PJESË NGA EMISIONI: Dervishi: Përpara se të ikte nga Berati në korrik të vitit 1998 ai u kishte thënë miqve që kam vrarë 56 njerëz. Është rikthyer dhe vrau edhe 5 të tjerë që shkoi 61. Gjatë periudhës që ka qenë në Greqi rrëfeu edhe një…