Kosova ka refuzuar ndihmën e Shqipërisë për të vaksinuar mësuesit. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave nga çdo vend, siç e kanë edhe shtetet e tjera. Ai është shprehur se orientimi i tyre është që vaksinat t’i pranojnë vetëm nga shtetet që e kanë njohur Kosovën. “Duhet ta keni parasysh që Kosova duke qenë që nuk njihet nga jo pak shtete në botë, nuk e ka komoditetin e pranimit të vaksinave gjithandej. Orientimi ynë është me shtetet që na kanë njohur andaj edhe e kemi rezervën tonë dhe qëndrimin tonë karshi…
Author: tirana
Çfarë është mpiksja e gjakut? Është një grumbull qelizash dhe proteinash në gjak. Një mpiksje ngadalëson gjakderdhjen në rast plagosjeje. Zakonisht shpërbëhet ndërsa shëroheni, por nëse formohet kur nuk është e nevojshme, mund të bllokojë pjesërisht ose plotësisht një enë gjaku. Ҫfarë problemesh mund të shkaktojë? Një mpiksje gjaku e papritur mund të çojë në probleme serioze e madje edhe vdekje. Nëse formohet në një arterie, ajo mund të japë një infarkt në zemër, një goditje në tru apo një ikemi të këmbëve. Nëse ndodh në një venë, mund të ndjeni dhembje dhe ënjtje. Një mpiksje gjaku në një venë…
Hygerta Sako është një ndër moderatoret e sportit më tërheqëse. Moderatorja së fundmi ka rrëfyer për jetën e saj si një mami beqare dhe planet që ajo ka për të ardhmen. “Vajza ime është e rritur, thuajse 15-vjeçe. Puna ime fatmirësisht është goxha e mbledhur, nuk kam orare të gjata, kam një ditë jo shumë të ngarkuar. Kam kohë për familjen, vajzën, shoqërinë. Kur vajza ishte e vogël dhe më ftuan të isha pjesë e një emisioni mëngjesi që niste në orën 7 e kisha të pamundur ta pranoja sepse vajza ishte 2-3-vjeçe. Ata u treguan të mirë dhe e…
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë sot në Krujë ku ka vlerësuar me tituj disa personalitete të rëndësishme. Meta i ka akorduar titullin “Mjeshtër i madh” grupit “Pleqtë e Krujës” dhe gjithashtu ka vlerësuar studiuesin Mhmet Nallbani dhe dy kontribuuesit Dragush Gega dhe Bujar Bardhi. MESAZHI I PRESIDENTIT META Në Krujën e shenjtë për çdo shqiptar, ku historia, tradita, vlerat kombëtare, patriotizmi dhe krenaria shpalosen pranë njëra-tjetrës dhe ku kështjella e pamposhtur e Gjergj Kastrioti Skënderbeut spikat si dëshmi e fortë e identitetit tonë kombëtar dhe europian, pata kënaqësinë të vlerësoj sot një buqetë të shquar personalitetesh të artit…
Autoritetet franceze janë duke hetuar akuzat se ministra qeveritarë dhe zyrtarë tjerë kanë darkuar nëpër restorante sekrete, në kundërshtim me kufizimet për luftim të koronavirusit. Zyra e Prokurorit të Parisit ka thënë se hetimet kanë nisur të dielën për akuza të mundshme të rrezikimit dhe punës së padeklaruar, si dhe për identifikim të organizatorëve dhe pjesëmarrësve në organizimet e supozuara. Në një dokumentar të transmetuar në rrjetin francez M6 në fundjavë, është përfshirë edhe një burrë i paidentifikuar duke thënë se ka ngrënë në dy apo tre restorante “me një numër të ministrave”. Anëtarët qeveritarë kanë mohuar se janë të…
Kur cikli menstrual zhduket, prodhimi i estrogjenit është ulur dhe ky ndryshim hormonal mund të reflektohet në të gjithë organizmin, duke ndikuar në metabolizmin dhe gjendjen shpirtërore. Ndër simptomat tipike të menopauzës janë thatësia e lëkurës së bashku me zvogëlimin e kompaktësisë së epidermës dhe elasticitetit, djersitje të bollshme gjatë natës, thatësi vaginale, probleme me përqendrimin dhe kujtesën, nervozizmi, etj. Ndër ndryshimet që lidhen zakonisht me periudhën e menopauzës, vërehet gjithashtu një ndryshim në peshën e trupit, por kjo nuk do të thotë se kjo duhet të ndodhë: menopauza nuk do të thotë të dënohesh për të fituar peshë. Sidoqoftë,…
Është e thjeshtë për t’u përdorur, kushton pak lekë, kursen kohën që mund të rrish në sallon, por ka disa arsye pse lyerja e flokëve në shtëpi të bën që të shkosh në parukeri. Shumica e vajzave, me përjashtim të atyre që kanë fat, nuk arrijnë të nxjerrin ngjyrën që duan, me gjithë përpjekjet në zgjedhjen e ngjyrës perfekte sa herë blejnë bojën. Për të arritur një ngjyrë të bukur të flokëve dhe që të duket sa më natyrale, në fakt nuk është aq e thjeshtë. Pastaj, sipas ekspertëve, lyerja në shtëpi, shpesh është e paparashikueshme, sepse ndonjëherë është shumë…
Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka bërë një kërkesë përmes profilit të tij në Instagram. “Kur do flasim,”– shkruan Gregu mbi foton që shihet se e ka bërë brenda një makine, pa bërë publik personin për të cilin e ka këtë kërkesë. Shprehja ‘Kur do flasim’, është përdorur nga kryeministri Edi Rama pas protëstës së studentëve në vitin 2018 dhe marshimeve të Opozitës në maj të vitit 2019, kur kreu i qeverisë i shtriu dorën kryedemokratit Lulzim Basha për dialog. Në një tjetër postim, Greg Rama shihet që ka pozuar i vetëm në mes të rrugës dhe me…
Në përpjekje për të vënë nën kontroll përhapjen e COVID-19, qeveria e Kosovës miratoi të hënën masa të reja kufizuese. Në masat e reja parashikohet hyrja në fuqi e një ndalim qarkullimi të qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit, përveç rasteve urgjente. Në masat e reja parashikohet mbyllja e restoranteve nga data 7 deri me 18 prill, ndërkohë që lejohet të funksionojë shërbimi “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat. Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve thelbësore, siç janë dyqanet…
Ndërsa procesi i vaksinimit masiv vijon me ritme mjaft të shpejta, Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, bën me dije se tashmë ka nisur edhe vaksinimi i i stafit të Policisë së Burgjeve. Me një njoftim në Facebook, Ministrja Gjonaj shprehet se policët e burgjeve po i nënshtrohen të njëjtit trajtim si forcat e Policisë së shtetit dhe se vaksinimi është me prioritet maksimal për këtë kategori. Gjonaj shprehet se vijon paralelisht edhe vaksinimi i personelit mjekësor të burgjeve, ku deri tani janë vaksinuar 160 punonjës në mbarë vendin. “Deri më sot janë vaksinur 160 persona nga stafi shëndetësor i burgjeve…
Një shtëpi është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të banesës së një personi me inicialet G. S., në Valias të Ri. Si pasojë e zjarrit, ka vetëm dëme materiale. Familjarët që ishin brenda shtëpisë janë evakuuar dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është lënduar. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Njoftimi i policisë Më datë 05.04.2021, rreth orës 14:50, në Valias i Ri, në rrugën ”Jupiteri”, ka rënë zjarr në katin e dytë të…
Dashi Këtë të martë rekomandohet të mbani nën kontroll emocionet dhe të bëni kujdes me veprimet. Në një moment mund të përjetoni pakënaqësi me veten dhe trishtim, për shkak të së kaluarës. Përpiquni ta kaloni këtë situatë dhe të ecni përpara duke menduar me pozitivitet. Demi Në pjesën më të madhe të ditës Demat do të jenë të kënaqur. E marta premton takime miqësore, udhëtime të shkurtra dhe shkëmbim idesh. Blerjet e mëdha ende nuk janë të mirëpritura. Në dashuri, të lindurit e kësaj shenje do të kenë fat dhe do të ndihen mjaft komodë nën praninë e partnerit/partneres. Binjakët…