Author: tirana

Tronditet sërish Shkodra. Një person është ekzekutuar mbrëmjen e sotme me armë zjarri në kryeqendrën e veriut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00. Ende nuk dihet identiteti i viktimës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Read More

Deputetin socialist Fatmir Xhafaj jemi mësuar ta shohim përherë brenda kostumit të një politikani serioz ku radhë herë janë hasur imazhe të profilit të tij përtej jetës parlamentare. Këtë fundjavë ai ka zgjedhur t’i bashkohet një loje basketbolli të organizuar nga të rinjtë e njësisë 10 ku është rikthyer edhe njëherë te pasioni i tij i hershëm. Disa nga momentet e lojës, ish ministri ka zgjedhur t’i publikojë në rrjetet sociale ku ndër të tjera tregon edhe numrin 23 të koshave të bërë nga skuadra e tij, që përkon edhe me numrin e tij në fletën e votimit më 25…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në “Twitter”, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, në të gjithë territorin e vendit janë vaksinuar 7.386 qytetarë. Po ashtu ministrja thekson se nga fillimi i fushatës së vaksinimit, përfshirë pra, edhe mësuesit, të moshuarit e mjekët, janë vaksinuar plot 192.882 qytetarë. Kujtojmë që prej një jave në të gjithë vendin ka nisur vaksinimi masiv i popullsisë. Ndërkohë, prej dy ditësh po vaksinohen uniformat blu dhe gazetarët e terrenit bashkë me operatorët.

Read More

Durrësi do të jetë një nga betejat më interesante për garen e 25 prillit. Kjo edhe per faktin se aty kandidon edhe vetë kryeministri Edi Rama. Kryesuesja e listës së PS për Durrësin, Milva Ekonomi tha se pritet që familjet e këtij qarku të hyjnë në shtëpitë e reja deri në pranverën e vitit 2022. “Para se të bëhet analizë për rindërtimin, Partia Demokratike t’i hedhë një sy dhe të shohë si po shkojnë financat publike dhe të gjithë situatën makro-ekonomike. Familjet durrsake do të hyjnë në shtëpitë e reja deri në pranverën e 2022.” E pyetur nëse ka shanse…

Read More

Margaret Atwood e kishte parashikuar këtë tashmë 36 vjet më parë, kur botoi në Kanada romanin “Handmaid’s tale” (“Rrëfenjat e shërbëtores”): në një të ardhme distopike shumica e burrave do të jenë sterilë dhe pothuajse të gjitha gratë nuk do të jenë në gjendje të lindin një fëmijë të shëndetshëm. “Kandidatët” e pakta për shtatzëninë, ende në gjendje të krijojnë, do të bëhen shërbëtore të meshkujve të pushtetit, elitë që do të riprodhohen përmes një zëvendësimi “natyral”. Më të pafata do të jenë skllevërit e përbashkët në “kolonitë e të varfërve”. Libri i bukur është bërë një “domosdoshmëri” e feminizmit…

Read More

Vjosa Osmani arriti të sigurojë 71 vota duke u zgjedhur kështu Presidente e Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se Qeveria e tij tashmë ka themeluar të gjitha institucionet, teksa ka paralajmëruar për një “epokë të re” në Kosovë. “Falënderoj të gjithë deputet që votuan për zgjedhjen e presidentes së re. Ne tashmë kemi themeluar institucionet dhe jemi future në një epokë të re qëndrueshmërie dhe prosperiteti të popullit të Kosovës”, shkruan i pari i ekzekutivit në postimin e tij. “Urime Vjosa Osmanit postin e presidentit”, thuhet tej.

Read More

Larg më Atlantik dhe Grenlandë do të kemi krijimin e një anticikloni shumë të fuqishëm i cili përkohësisht do të bllokojë masat ajrore ”pranverore” nga Atlantiku të depërtojnë në Evropë dhe rajon. Njëkohësisht në Skandinavi do të kemi krijimin e një super-cikloni i cili do të zgjatet deri afër alpeve me sistemin e tij frontal dhe pasi që nuk ka pengesë anticiklonike nga Alpet në drejtim të Ballkanit pritet të krijojet një ciklon tjetër sekondar pikërisht në Detin Adriatik i cili nga Sllovenia do të rrugëtojë drejt juglindjes e pastaj drejt Evropës lindore. Priten reshje të fuqishme bore në Slloveni,…

Read More

Deputeti socialist Ditmir Bushati ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të Presidentes së Kosovës. Në postimin e tij në Facebook, Bushat nënvizon se Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat sipas tij nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë. “Urime Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës! Vjosa ka dëshmuar kapacitet politik, ndershmëri, qendrueshmëri ndaj idealeve që beson dhe karakter, cilësi të cilat nuk prodhojnë sukses të menjëhershëm në politikë. Për këtë, Vjosës i’u desh të paguante një “çmim”, për t’ia nisur nga fillimi e për të…

Read More

Ditën e sotme në sheshin Shqiponja, trafiku i makinave është lehtësuar ndjeshëm pasi mjetet qarkullojnë përmes dy tuneleve që kanë mundësuar një lëvizje më të shpejtë të mjeteve që hyjnë apo dalin nga Tirana. Autoritetet kanë njoftuar se në vijim të punimeve për Lotin 1, “Sheshi Shqiponja-Pallati me Shigjeta”, do të ketë ndryshim të skemës së lëvizjes në “Sheshin Shqiponja” për hyrjen dhe daljen nga Tirana. Rruga “Dritan Hoxha” do të aksesohet dhe nga rruga “Teodor Keko”. Dalja nga Tirana do të jetë e pa ndryshuar dhe do të mundesohet si nga Rruga “Teodor Keko” në drejtim të Durrësit ashtu…

Read More

Brenda një harku kohor prej 25 minutash janë regjistruar dy plagosje në Tiranë. Rreth orës 18:50, tek ish-Stacioni i Trenit, në afërsi të një lokali, persona ende të paidentifikuar pas një konflikti të çastit, sipas policisë për motive të dobëta, kanë goditur me thikë një person me inicialet E. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që 25 minuta më pas, rreth orës 19:15, në bulevardin “Migjeni”, persona ende të paidentifikuar kanë goditur me grushte një person me inicialet B. K. dhe më pas janë larguar me shpejtësi.

Read More

Sot është një ditë e veçantë për Adelina Tahirin. Në 29-vjetorin e saj të lindjes, këngëtarja është surprizuar në një mënyrë të veçantë nga partneri i saj, Serjoza Markov. Ajo ka publikuar në rrjete sociale pamje nga shtëpia e saj e mbushur me tollumbace. Në këtë ditë speciale, Adelina është surprizuar me buqeta me lule dhe dhurata luksoze, mes së cilash dhe një orë Rolex. “Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos ku shfaqet me bashkëshortin.

Read More

Cadiz-Valencia është ndërprerë pas 34 minutash, kur rezultati ishte 1-1. Skuadra mike ka braktisur fushën e blertë, për shkak se pretendohet se ndaj Mouctar Diakhaby ka pasur abuzim me baza raciste nga Juan Cala. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe më parë në futboll, madje në një ndeshje të Champions League mes PSG dhe Basaksehir. Në atë duel lojtarët e të dyja ekipeve u tërhoqën nga fusha dhe një ditë më pas u luajtën minutat e mbetura. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në Cadiz-Valencia.

Read More