Author: tirana

Teksa ka ripostuar videon e ndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ku të moshuarit e vaksinuar falenderojnë për nisjen e këtij procesi, kreu i qeverisë Edi Rama ka përcjellë një mesazh për ta. Rama thotë se nderi është i tij dhe i qeverisë, duke i uruar ata të rrojnë sa malet. “Nderi është i gjithi i yni. Rrofshi sa malet”, shkruan Rama.

Read More

Policia portugeze ka vënë në pranga shefin e mafias kalabreze, Francesco Pelle 43 vjeç, në kërkim prej 14 vitesh. Mediat italiane bëjnë me dije se arrestimi i tij është bërë në një klinikë të Lisbonës ku ai po trajtohej për COVID-19. Ndër të tjera mësohet se se 43 vjeçari është kreu i mafisë së fuqishme kalabreze Ndrangheta, i cili kontrollon tregtinë e kokainës në Evropë, i cili ishte në arrati që nga viti 2007. Ai u dënua me burgim të përjetshëm pasi urdhëroi kryerjen e një masakre në prag të Krishtlindjes në vitin 2006, në të cilën u vra gruaja…

Read More

Ditën e nesërme KQZ ka planifikuar miratimin e përmbajtjes të fletës së votimit në 12 qarqet e vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet në orën 17:30 të pasdites. Kjo erdhi pasi Kolegji Zgjedhor pranoi ankimimin e socialistëve duke i lënë në garë opozitës vetëm 153 kandidatë nga 222 që kishte miratuar Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Read More

Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se makinë “Range Rover”, në pronësi të shtetases Françeska Jaçe., banuese në Vlorë. Zjarri dyshohet t’i jetë vënë makinës qëllimisht. Njoftimi i policisë: Më datë 29.03.2021, rreth orës 21:04, në lagjen “ Pavarsia”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht një mjet i markës “Range Rover”, në pronësi të shtetases Franceska Jaçe., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit. E.L/abcnews.al/

Read More

Avokati Spartak Ngjela ka qenë i ftuar sonte në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, ku është përballur me pyetjet e “sikletshme” të vogëlushëve që marrin pjesë atje. Një nga pyetjet ka qenë edhe se “përse ka vendosur që të mos martohej asnjëherë”. Pyetje: Ti përse nuk je martuar? Apo nuk të pëlqen që të martohesh? Spartak Ngjela: Më dukej vetja si më i lirë mos martohesha, por ju mos e bëni këtë gjë. Alketa Vejsiu: Si mund t’ju a shpjegojmë fëmijëve martesën me pak fjalë? Pse njerëzit duhet të martohen në jetë? Spartak Ngjela: Martesa është për të krijuar pasardhësit dhe për të…

Read More

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim Jozefina Topalli është përfshirë në një debat të fortë me kandidatin e PD-së Agron Gjekmarkaj në emisionin “Real Story”. Ajo i ka thënë Gjekmarkajt se ai nuk ka asnjë kontribut në PD, ndaj fjalët e tij nuk i interesojnë. Sipas saj, Gjemarkaj ka qenë që në fillim kandidat i Bashës, por në studio shfaqej si analist. Pjesë nga debati: Topalli: Ka disa vite që është kandidat i Lulzim Bashës por shfaqej si analist. Analistat duhet të jenë të pavarur në mendimet e tyre dhe jo të përdorin fjalorin që ua imponojnë kryetarët e partive. Armiku i…

Read More

Presidentja e Parlamentit Evropian Ursula von der Leyen ka refuzuar kërkesën e mjekëve shqiptarë nëpër botë për ta takuar. Një numër i madh mjekësh shqiptarë i kërkuan Presidentes së Parlamentit Evropian që Bashkimi Evropian të ndihmojë Shqipërinë me vaksina. Ata i dërguan një letër të hapur von der Leyen, në emër të Federatës Mjekësore Shqiptare për Evropën, me anë të së cilës kërkuan edhe një takim me von der Leyen. Në letrën e përgjigjes thuhet se Presidentja e PE-së nuk mund t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së mjekëve për shkak të agjendës së saj të ngarkuar në këtë periudhë. Megjithatë, në…

Read More

Gjyshja e aktorit të humorit Bes Kallaku, e njohur si Ija është kthyer tashmë në një personazh shumë të dashur për publikun. Ajo është shumë aktive tashmë edhe në rrjetet sociale, ku herë pas here Besi ka treguar se Ija komenton statuset e tij. Gjithashtu ajo ka edhe miqësi me personazhe të njohur siç është Presidenti Ilir Meta. Së fundmi, ata kanë zhvilluar edhe një bisedë përmes WhatsApp-it dhe ka qenë Besi që ka publikuar një moment në Instagram. Vihet re që Ija dhe Meta janë shumë të qeshur teksa bisedojnë me njëri-tjetrin. Nuk dihet për çfarë po flasin, por…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se në ditën e dytë të vaksinimit masiv, 20.414 qytetarë kanë marrë dozën e parë. Përmes një postimi në Facebook, Kreu i Qeverisw shprehet se procesi i vaksinimit masiv do të vijojë pa u ndalur, me qëllim që të kthehemi një orë e më parë në normalitetin e dëshiruar. “Zemra mal DITA e vaksinimit masiv përfundon me shifrën e bukur, 20.414 vaksinime, në të gjithë vendin. Do të vijojmë pa u ndalur, për t’u kthyer një orë e më parë në jetën e dëshiruar”, shkruan Rama në Facebook.

Read More

Hyn në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e patentave. Marrëveshja mes dy vendeve është botuar në Fletoren Zyrtare. Pakti u nënshkrua në 18 mars ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”. Pas kërkesës LIVE që Edi Rama i bëri ministrit të Jashtëm italian Di Maio, në emër të qeverisë shqiptare kjo marrëveshje u nënshkrua nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, ndërsa për palën italiane nga ambasadori i Italisë në vendin tonë, Fabrizio Bucci. Pas botimit…

Read More

Analisti Baton Haxhiu ka komentuar mos përfshirjen e Sali Berishës në fushatën zgjedhore deri tani. Haxhiu tha se Berisha do ta dëmtonte fushatën e PD-së. Haxhiu e quajti “fshehjen” e Berishës si falsitet të Bashës, pasi nuk ishte zgjedhje e tij por e atyre që përkujdesen për mazhin e PD-së që Berisha të mos dalë në fushatë. Haxhiu e cilësoi Berishën si pikën më të dobët të PD-së, duke shtuar se Edi Rama është i vetmi person që mund ta nxjerrë Berishën në fushatë. “Fshehja e Berishës është një falsitet i fushatës së Lulzim Bashës për arsye se e ka…

Read More

Turqia ashpërson masat antiCovid gjatë muajit të Ramazanit. Fundjava do të jetë karantinë totale, ndërsa ndalohen grumbullimet për iftar dhe syfyr. “Gjatë muajit të Ramazanit të gjithë bashkë do të bëjmë pak sakrificë. Në këtë muaj të shenjtë do të jetë e ndaluar lëvizja gjatë gjithë fundjavës. Gjatë ditëve të punës qarkullimi ndalohet nga ora 21:00 deri në 5 të mëngjesit. Lokalet do të funksionojnë vetëm me shërbimin delivery. Janë të ndaluara grumbullimet për iftar dhe syfyr.” Nga masat e reja preken edhe xhamitë të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura për besimtarët. Muaji i agjërimit këtë vit…

Read More