Valentina Leskaj ka gati tre vjet që e ka lënë politikën, por hyrjen e saj në politikë, dhe në PS, e risjell përmes një dialogu të gjatë me Alda Bardhylin, prezantuar tashmë në një libër “Politika si Ide”. Valentina Leskaj kujton se ishte duke shkuar në një konferencë në Paris, si e thirrur nga shoqeria civile kur një telefonatë e ish-kryeministrit të kohës Fatos Nano, e detyron të kthehet në Shqipëri, dhe të pranojë detyrën që iu propozua si Ministre e Punës dhe Çështjeve Sociale. Vali, kujton në libër, se menjëherë u konsultua me bashkëshortin Astritin, dhe me dy djemtë,…
Author: tirana
53-vjeçari ka shfaqur probleme me zemrën teksa ndodhej në ambientet e paraburgimit, ndaj është sjellë me urgjencë në Tiranë. Ardian Çapja, i arrestuar dje nga forcat RENEA, është sjellë me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. 53-vjeçari ka shfaqur probleme me zemrën teksa ndodhej në ambientet e paraburgimit, ndaj është sjellë me urgjencë në kryeqytet. Megjithatë ende nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. Çapja u vu në pranga një ditë në parë në kuadër të operacionit “Krasta 1” pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje…
Këngëtarja Rezarta Shkurta ka zbuluar se së bashku me partnerin e saj, Ermal Hoxha, kanë nisur një kurs për tango. Ajo ka treguar se i është dashur shumë kohë që ta bindë Ermalin për një gjë të tillë, por në fund ia ka arritur qëllimit. Rezarta poston herë pas here foto apo video në “Instastory”, ku ata të dy shfaqen duke kërcyer. E kështu ka bërë edhe ditën e sotme, teksa ka zbuluar edhe një sekret për vajzat. “Mirëmëngjesi. Ja si bindet partneri të kërcej edhe kur nuk do”, shkruan Rezarta bashkëngjitur me videon ku bashkëshorti i saj shfaqet i…
Noizy është një ndër reperët më të suksesshëm në vendin tonë. Reperi është aktiv prej vitesh me prurjet e reja muzikore, të cilat menjeherë bëhen ‘hite’. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij dhuratën që ia ka zbukuruar ditën, vlerësimin nga platforma e muzikës “YouTube” për arritjen e 1 milion ‘subscribers-ave’ në kanalin e tij zyrtar “thisisnoizy”. “Ju faleminderit për 1.000.000 subscribers”, ka shkruar Noizy krahas videos ku mban pllakën e arit nga “Youtube”. Kujtojmë se një ndër lajmet më të bujshme ditëve të fundit ka qenë pajtimi i Stresit dhe Noizy-n. Më herët, në videot e tyre…
Ndodh që kur çiftet grinden , e marrin aq shumë inat njëri-tjetrin sa ju ngjan se për çdo gjë të keqe që ndodh e ka fajin partneri. E ngjashme është historia e një 45 vjeçareje e cila fajëson të shoqin. Gruaja pas mosmarrëveshjes me bashkëshortin , pak orë më vonë kur është kthyer në banesë ka vërjetur se dikush kishte vjedhur çarcafët, mbulesën e krevatit dopio me dy jastëkë dhe tenxheren. Sipas burimeve policore të gazetës Si , së pari gruaja ka kryer hetimet e saj dhe e bindur që këtë veprim e kishte kryer bashkëshorti. Nuk e ka menduar…
Presidenti Ilir Meta ka denoncuar shkatërrimin e pronave të qytetarëve në zonën e Kombinatit, veprim që sipas tij po bëhet me pretekstin e rindërtimit dhe alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi. “Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre”, thekson kreu i shtetit. Presidenti i ka bërë thirrje qeverisë dhe bashkisë së Tiranës që “të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e…
Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë, për të parë nga afër procesin e vaksinimit. Ai ka marrë falenderime nga të moshuarit. Qytetarja: Ty të paçim tërë jetën, o Zot vetëm të mira Qytetari: Mirë se erdhe, na ke ardhur me gjithë vaksinë, na shpëtove prej COVID-it
Instituti i vaksinimit “Paul Ehrlich”, në Gjermani kanë njoftuar se janë shkaktuar 31 raste të trombozës, pasi personat kanë marrë vaksinën AstraZeneca. Sipas CNN, 9 prej tyre kanë ndërruar jetë. Shumica e rasteve përfshijnë gra të moshës 20 deri 63 vjeç dhe vetëm dy burra, një 36-vjeçar dhe një 57-vjeçar. Disa vende evropiane kishin pezulluar përdorimin e vaksinës për disa kohë, por deklratës së Agjencisë Evropiane të Barnave, Organizata Botërore të Shëndetësisë dhe Organizatat Kombëtare të Vaksinimit, vaksinimi fillojë sërish.
Mjeku i njohur Artan Koni ka bërë me dije publikisht se është tërhequr nga kandidimi si deputet në zgjedhjet e 25 prillit nën siglën e Nismës Thurje. I ftuar në “News24”, ai tregoi se emri i tij nuk ka qenë kurrë në listë, edhe pse pranoi se para disa muajsh kërkonte që të kandidonte në zgjedhje. Në shpjegimin e tij, Koni ka bërë me dije se është tërhequr nga kandidimi duke shtuar se klima politike nuk ishte e favorshme për “personalitete si ai”. Edhe njëherë ai konfirmoi se nuk është pjesë e asnjë liste, edhe pse ka pasur propozime të…
Kandidati për deputet që udhëheq listën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka bërë një kallëzim në prokurori ndaj një personi, për të cilin thotë se i ka përdorur emrin dhe ka shkuar në disa shtëpi banorësh për të ofruar para në këmbim të votës Kandidati për deputet që udhëheq listën e LSI-së në qarkun e Gjirokastrës, Vangjel Tavo ka bërë një kallëzim në prokurori ndaj një personi, për të cilin thotë se i ka përdorur emrin dhe ka shkuar në disa shtëpi banorësh për të ofruar para në këmbim të votës. Tavo në një deklaratë për mediat…
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajmin e mirë se së shpejti do të hapet edhe tuneli 3 i Unazës së Re, i cili do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve. “LIVE Hyrja e Re e Tiranës *Pas hapjes së tunelit Nr.4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3? i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në procese #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.
Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Nesër do të keni një rikuperim në dashuri pasi Afërdita së shpejti do të fillojë një tranzit i cili do të jetë i favorshëm për ju për disa muaj. Ju dëshironi stabilitet dhe të zyrtarizoni historinë që po jetoni. Në punë ka propozime për t’u vlerësuar. Demi Venusi është ende në shenjën tuaj dhe dashuria do të lulëzojë. Mundohuni të shprehni idetë tuaja në marrëdhëniet me të tjerët, por përpiquni të mos eksitoheni shumë. Në…