Author: tirana

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Shtetasja me iniciale S. P., rreth 58-vjeçe është hedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 6, në rrugën “Miço Shkodrani”, ndërsa shtojnë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të saj. Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka…

Read More

Një këngë e re është publikuar ditën e sotme për poetin Havzi Nela. Këngëtarët Nexhip Dida & Perlat Sheqeri & Dritan Jashari i kanë dedikuar disa vargje shkrimtarit të vrarë në periudhën e diktaturës, duke e cilësuar si “shqipe të demokracisë”. “Havzi Nela bir lumjani. Shqipe e demokracisë, nuk u dorëzove kurrë. Ta morën ty lirinë, kurrë s’u mposhte Havzi Nela, fale jetën për liri,“-thuhet ndër vargje.  Por ajo që bën përshtypje në nisje të klipit është fakti që projektin e ka mbështetur edhe presidenti Ilir Meta: Kjo këngë u realizua nën kujdesin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta.…

Read More

Një moment i sikletshëm i ndodhi ish-Ministrës së Arsimit, Lindita Nikollës gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit për qarkun e Lezhës. Nikolla teksa po prezantonte me fjalë të mëdha kandidatin Gentian Malotaj, ky i fundit nuk u ngrit nga karrigia. Kjo bëri që Nikolla t’i thoshte nën zë “Çohu në këmbë”. 

Read More

Katër persona janë arrestuar sot nën dyshimet për abuzime në Telekom, në mesin e tyre dy ish zyrtarë të Telekomit. Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda njofton se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive ka arrestuar personat me inicialet: T.M., A.O., K.M., dhe D.Ć. Personat me inicialet T.M., dhe A.O., dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, “Përvetësimi në detyrë”, nga neni 418 të KPRK-së dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, nga neni 427 të Kodit Penal të Republikës së…

Read More

Autoritetet shëndetësore në vend premtojnë se afro 606 mijë të moshuar deri në 60 vjeç do të vaksinohen deri në fund të muajit Maj. 278 mijë personat e parë që po kryejnë vaksinimin janë të moshuarit nga 70 vjeç e sipër. Sipas Zv/Ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini, ritmi i vaksinimeve në vend ka tejkaluar pritshmëritë. “Ditë e para ka një ritëm shumë të mirë dhe parashikojmë që ky ritëm të përvijojë i tillë përkundrejt fundit muajit të muaj Maj, javën e parë të Qershorit ne parashikojmë për vaksinimin e popullatës në nivelin e gjysmë milioni”, u shpreh Tomini. Tomini thotë…

Read More

Një person i mbrapshtë që hiqej si oficer policie ndaloi një grua me makinë në Britani, dhe i kërkoi të kryente një akt seksual për të reduktuar gjobën £5,000 që “i vendosi”. 28 vjeçari Jimmy Cash, kishte ndaluar viktimën e tij në autostradën A495 në Uells dhe i tha se po drejtonte mjetin përtej limitit të shpejtësisë. Mashtruesi tha më tej se po i vendoste një gjobë prej 5,000 paundë, se gruaja do te humbiste lejen e drejtimit dhe se duhet të dilte në gjyq. Më pas polici i rremë i tha se gjoba do të reduktohej në £4,000 nëse…

Read More

Nga Artur Ajazi Ç’më kujtove Sali Berishën e 27 viteve të shkuara (1994) Lulzim, kur i ra Shqipërisë cep më cep, ngazëllehej dhe thërriste “fitore-fitore”, dhe pastaj humbi aq thellë në referendumin e tij, sa nuk doli 72 orë nga shtëpia. Tek pashë vargun e stisur të makinave që kishin dalë të të prisnin në aksin Lushnje-Fier, tek të pashë tek mblodhe sërish duke shkelur rregullat e distancimit antivirus ata dhjetra njerëz në sheshin e atij qyteti, gjëja e parë që mendova, ishte se ti dhe opozita do të humbni thellë në 25 Prill. Vetëm një si ti Lulzim, mund…

Read More

Plot 100 mijë qytetarë janë vaksinuar në Shqipëri që prej janarit. Shifra publikohet sot nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet optimiste për procesin. “100 mijë të vaksinuar deri sot. 100 mijë jetë më të mbrojtura. Çdo ditë e më shpejt po afrohet drita në fund të tunelit” – shkruan ajo teksa shton se ‘Shqipëria po buzëqesh’. Të dielën në vendin tonë nisi vaksinimi masiv i popullsisë mbi 70 vjeç me dozat e vaksinës kineze Sinovac. 88 vaksinatorë do të shërbejnë çdo ditë në sheshin Skënderbej, ndërsa puna paralelisht vijon në qendrat e tjera shëndetësore dhe ato të…

Read More

Vetëm 26 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit por për t’u realizuar ato kërkohet angazhimi i shumë qytetarëve. Në këto palë zgjedhje kërkesa është më e lartë falë edhe projektit pilot dhe identifikimit biometrik. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur një njoftim ku ofron mundësi punësimi për trajnimin e administratës zgjedhore në zgjedhjet e 25 prillit. Sipas KQZ kërkohen trajnerë për të trajnuar 3 kategoritë e mëposhtme: -trajnime për anëtarët e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), -trajnime për anëtarët e Komisioneve të Qendrave të votimit (KQV-ve) -trajnime për anëtarët e Grupeve të Numërimit të Votave…

Read More

Vaksina kineze Sinovac që po aplikohet në masë tek të moshuarit në vend, pritet të marrë miratimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Shefja për sëmundjet infektivë në Institutin e Shëndetit Publik tregon se kjo vaksinë por dhe tre të tjerat, krahas mbrojtjes ulin format e rënda dhe vdekjet. Edhe pse Kina është hermetike ndaj çdo shteti për të dhënat Sinovac, Shqipëria i është referuar efektshmërisë që po jep kjo vaksinë në Turqi, Brazil dhe vende të tjera. Bino shprehet optimiste për periudhën e verës dhe në vijim. Nëse vaksinat do të vijnë në kohën e duhur, pas muajit qershor vendi…

Read More

Shqipëria ka zhvilluar edhe seancën e funditstërvitore përpara ndeshjes me San Marinon, e treta dhe e fundit për këtë grumbullim të vlefshëm për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”. Në konferencën për shtyp përpara kësaj ndeshjeje, trajneri Edi Reja u shpreh, se humbja me Anglinë nuk është se ka lënë gjurmë, pasi tani duhet të shohin përpara. “Në ndeshjen me Anglinë u përpoqëm të bëjmë diçka në aspektin e kundërsulmit, por nuk ia dolëm mbanë. Plani ynë nuk funksionoi dhe kjo nuk është diçka e rrallë, pasi kishim përballë një skuadër të një niveli shumë të lartë. Ndërkohë, San Marino është…

Read More

Ecja në gishtërinj mund të jetë normale për fëmijët e moshës 12 deri në 15 muaj pasi provojnë pozicione të ndryshme të këmbës. Në përgjithësi, ecja në gishtërinj nuk është asgjë për t’u shqetësuar derisa fëmija juaj të mbushë 2 vjeç. Përveç zbulimit të mënyrave të lëvizjes, ecja në gishtërinjtë e këmbës mund të mbetet si një zakon që fëmijët vazhdojnë ta bëjnë pa pushim. Zakonisht, kjo ndalet deri në moshën 5 vjeç. Sidoqoftë, për arsye të ndryshme, ecja me gishtërinj mund të jetë akoma e zakonshme tek fëmijët e moshave më të mëdha. Mund të jetë një gjendje e…

Read More