Nxënësit e sistemit parauniversitar në Kosovë, javën e ardhshme do të jenë pushim. Sipas Gazeta Express, lajmi është konfirmuar nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavaci, e cila ka thënë se kjo periudh do përdoret për të dezinfektuar shkollat. Ajo ndër të tjera ka sqaruar se e ka nënshkruar vendimin që pushimi pranveror të realizohet nga 6 deri në 8 prill, ndërsa sipas kalendarit të festave zyrtare dita e hënë dhe e premte për shkak të festës së Pashkëve dhe Ditës së Kushtetutës do të jenë pushim. “Sot kam nënshkruar Vendimin që pushimi pranveror të realizohet me 6-8 prill, pra përfshirë…
Author: tirana
Partia Demokratike e degës në Elbasan me anë të një deklarate për mediat bëjnë të ditur se me 25 prill qytetarët, sipërmarrësit dhe ekonomia e qytetit do të fitojë. Në deklaratë, PD shkruan se koha kur vendoste Taulant Balla po ngushtohet çdo ditë e më shumë. “Sa më shumë afron data e zgjedhjeve, aq më haluçinante bëhen shpifjet dhe sajesat e Taulant Ballës. Partia Demokratike Dega Elbasan dhe Drejtuesi Politik, z.Bardhi janë angazhuar me gjithë fuqinë dhe energjinë për të sjellë në jetë planin që do të nxjerrë biznesin nga kriza, nga presionet e shantazhet e qeverisë dhe inspektorëve që…
Kosova ka shënuar një rritje të rasteve me COVID-19 në 24 orët e fundit. Këtë ditë të fundit të marsit janë regjistruar 923 të infektuar. Po ashtu pati edhe 14 viktima, po aq sa dje. Lajmi i mirë është se së fundmi janë 771 të shëruar nga COVID-19. NJOFTIMI NGA IKSHPK 771 TË SHËRUAR DHE 923 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.470 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të…
Mjekja Kristiana Deda festoi ditëlindjen e saj në “Sheshin Skëndërbej”, teksa po i shërbente të moshuarve të cilët do të marrin vaksinën anticovid. Ishte ministrja Ogerta Manastirliu, ajo e cila ndau videon nga surpriza që stafi kishte përgatitur për Kristinën. Me një tortë të kuqe dhe me këngën e ditëlindjes, mjekja u surprizua nga kolegët e saj. ‘Ditëlindje speciale për dr. Kristiana Dedën në qendrën e madhe të vaksinimit në sheshin SkënderbejMjekja e palodhur jep shërbim në qendrat e vaksinimit të Tiranës që prej ditës së parë të këtij procesi të jashtëzakonshëm, në shërbim të jetës’– shkruan Manastirliu.
Ditën e djeshme, një ndër figurat më të njohura të ekranit shqiptar, Turjan Hysko, festoi ditëlindjen e tij. Për të gjithë ata që janë kuriozë për të ditur sa vjeç është Turi, po ju bëjmë me dije se producenti i njohur mbushi dje 36 vite. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë uruar Turin nëpërmjet postimeve, mesazhe që ai i ka publikuar në InstaStory. Mirëpo, urimi më i veçantë i erdhi nga partnerja e tij që do ta bëjë baba për herë të parë, Orinda. Krahas fotos së producentit me dy tortat e ditëlindjes, ajo shkruan “Të dua”, teksa…
Një sherr banal për pak sa nuk është kthyer në një ngjarje të rëndë në zonën e Brrylit në kryeqytet. Dy persona janë konfliktuar, dhe më pas njëri prej tyre ka nxjerr thikën duke e lënduar tjetrin. Personi që ka qëlluar me thikë ka qenë duke udhëtuar me makinë me disa familjarë të tij, në momentin kur pas një sherri verbal me drejtuesin e një motori, ka dalë nga makina dhe e ka qëlluar atë me thikë. I riu me motor nuk ka pësuar plagë të rënda, ndërsa të dy janë shoqëruar në polici për sqarimin e plotë të rrethanave…
Nga “Scan Intelligence Unit” “Scan Intelligence Unit” ka analizuar listat e grupimeve kryesore politike në zgjedhjet e 25 prillit për të nxjerrë në pah përfaqësimin e biznesit në to. Në analizë janë marrë 3 partitë më të mëdha, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, pra PS, PD dhe LSI. Për të identifikuar sipërmarrësit e listave janë marrë në konsideratë disa filtra të ndryshëm, duke filluar që nga Qendra Kombëtare e Biznesit, e deri te profilet e vetë kandidatëve në rrjetet sociale. Ata që janë identifikuar si sipërmarrës janë ata që kanë një biznes të regjistruar në emër të tyre,…
Gazetarja e kronikës Anila Hoxha informoi mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” se shumë shpejt drejtësia mund të ketë një tjetër dosje kriminale në dorë sa i përket krimit të organizuar në Elbasan. Sipas saj numri i bashkëpunëtorëve të drejtësisë ka shkuar në 3 në prokurorinë e Elbasanit, dhe kjo jep shpresë se mund të zgjidhen shumë ngërçe që janë krijuar deri tani. “Mendoj që në Elbasan ka grupe të struktura aq sa të vërdallisin policinë. Këto grupe janë aq të forta sa kanë ndikuar edhe në emërime të caktuara të këtij qarku. Është e vërtetë që sollëm rasti e…
Emocionet e ftesës nga kombëtarja janë të mëdha, teksa këtë e kemi dëgjuar ta thonë shpesh lojtarë të ndryshëm. Aq i madh ishte gëzimi dhe emocioni te mbrojtësi, Alpaslan Ozturk, ku mori ftesë nga Turqia, sa ai nuk mund ta kontrollonte dot veten. 27-vjeçari, i cili aktivizohet me skuadrën turke të Goztepe, mori për herë të parë në karrierë ftesë nga kombëtarja e Turqisë për ndeshjen me Letoninë dhe fluturoi nga gëzimi. Gjatë kohës kur lojtari merr telefonatën, ku i thuhet për ftesë nga Turqia, ai kapet nga kamerat, teksa në atë moment kërcen nga gëzimi i madh. Për më…
Nëse jeni të shqetësuar se seksi nuk zgjat aq sa duhet, nuk jeni vetëm. Shumica e meshkujve ankohen se nuk janë në nivelin e duhur. Por, ka gjëra që mund të bëhen dhe për ta bërë eksperiencën seksuale më të gjatë. Sekspertja britanike, Jess Wilde ofroi këshillat e saj në këtë drejtim. “Seks i mirë shpeshherë konsiderohet ai që zgjat më shumë dhe të bën të djersitësh. Por, në realitet ndodh që e gjitha të zgjasë jo më shumë se 5 minuta e gjysmë. Koha patjetër që është e ndryshme në njerëz të ndryshëm. Ata që duan ta rrisin këtë…
Shqipëria ka marrë dritën jeshile nga Gjermania për një marrëveshje të ngjashme si ajo me Italinë për njohjen e patentave. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Ministrja tha se është marrë drita jeshile për një marrëveshje të tillë me Gjermaninë ndërsa shtoi se po negociohen disa teknikalitete. “Sapo kemi marrë dritën jeshile. Do të negociojmë disa teknikalitete. Se çfarë po negociohet nuk di të them sepse negociatat po bëhen nga ministria e Transporteve.”-tha ajo në një intervistë në emisionin “Log”.
‘Corona Vac’, vaksina e prodhuar nga kompania kineze e Sinovac e cila po përdoret edhe për imunizimin masiv të popullsisë në vendin tonë është përdorur për bluzat e bardha në Turqi dhe ka rezultuar me një efikasitet të lartë. Në faqen zyrtare kompania farmaceutike Sinovak, ka publikuar dy prova klinika të fazës së tretë të realizuara me të dhënat e të vaksinuarve në Turqi. Sipas këtij studimi në total ishin 7,371 pjesëmarrës, prej të cilëve 918 ishin personel të kujdesit shëndetësor. 1,322 pjesëmarrës që përfunduan vaksinimin me dy doza dhe hynë në periudhën e vëzhgimit 14-ditor dhe nga studimi i…