Iljazi u bë i njohur për publikun, pasi jeton në një shtëpi me dy gra dhe thotë se i ndajnë punët shumë mirë dhe nuk kanë probleme. Disa muaj më parë, në edicionin e lajmeve të “Top Channel” u trajtua historia e një Iliazit nga Peshkopia, i cili prej një dekade jeton nën një çati më dy gratë e tij. Këtë sezon të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, ai vendosi të marrë pjesë, për të bërë të lumtur dy gratë e tij, Anifen dhe Manushaqen. Duket, se pas emsionit, Iliazi u bë i njohur në rrjetet sociale dhe…
Author: tirana
Qeveria e ka zgjidhur përmes një akti normative shqetësimin e ngritur nga 11 shoqata biznesi të cilat kërkuan shtyrjen me dy muaj të dorëzimit të dokumentacionit për pronarët përfitues, i cili ka hyrë tashmë në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Përmes aktit, Qeveria shtyn deri në fund të qershorit afatin e dorëzimit të dokumenteve, por krijon edhe lehtësi për subjektet që e kanë këtë detyrim, duke zëvendësuar adresën e rezidencës së përhershme me adresën e vendbanimit aktual. Kanë qenë 11 shoqata e dhoma biznesi që veprojnë në Shqipëri që i kanë kërkuar javët e fundit Qeverisë të shtyjnë hyrjen…
Në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ka qenë e ftuar moderatorja, modelja dhe aktorja simpatike Eva Murati. Ajo ka ardhur në studio për të folur për një moment shumë të rëndësishëm në jetën e saj. Së fundmi Eva ka qenë e ftuara speciale në emisionin më të ndjekur të sportit në Itali “Tiki Taka” që drejtohet nga Piero Chiambretti. Aty kanë qenë të ftuar shumë personalitete të njohura të futbollit botëror si dhe djali i legjendës së futbollit Diego Maradonna-Diego Maradonna Junior. Moderatorja ka treguar eksperiencen e bukur në Itali dhe tregon se është shumë e lumtur që pasi përfundoi…
Aktorja e njohur Olta Gixhari vazhdon ta ruajë sekret identitetin e partnerit të saj, me të cilin ka dhe një djalë.Ajo ka publikuar shumë rrallë foto pranë tij në rrjete sociale, gjithmonë duke mos ia shfaqur portretin. Një ndër këto të rralla foto, të cilën e ka publikuar pak kohë më parë, Olta e ka ripostuar dhe mbrëmjen e kaluar. Aktorja shfaqet e shtrirë buzë detit me partnerin. “M’ka marrë malli të zhgurritem me burrin brigjeve. Ehhh”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Edona Bilali është numri një i listës së PS-së në qarkun e Shkodrës. Kandidatja socialiste vijon fushatën derë në derë, ndërsa ka postuar disa foto në rrjetet sociale nga mikpritja që i ka ofruar ikona e humorit shkodran Zyliha Miloti, ndërsa thotë se ka marrë edhe disa këshilla prej saj. “Zyliha Miloti nuk është vetëm ikona e humorit shkodran. Ajo personifikon mirësinë, qytetarinë dhe transmeton vetëm pozitivitet. Takimet me të dhe këshillat e saj janë veçanërisht me vlerë për mua. Estrada shkodrane ka mbajtur lart moralin e gjithë shqiptarëve në vite me dritë por edhe me errësirë. Mirënjohje” shkruan ajo.
Kryeministri Edi Rama është ndalur te kundërshtarët e tij politik, me specifikisht te Mark Marku dhe Argon Gjekmarkaj. “Ju thashë mos votoni Fran Frroku dhe ja ku përfundoi në burg, tani ju them mos votoni Mark Markun, ai nuk do shkojë në burg, por nuk shkon as në punë, mirë Markun, por Gjekmarkun c’e doni? Një lolo, unë e njoh nga eksperienca ime se kam pasur disa përballe me të, si mund të ulet niveli deri këtu dhe ç’lidhje kanë me sfidat që ka Lezha, ne duam ta çojmë Lezhën në një nivel tjetër ekonomik, duke hapur kantiere publike, po…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tiranë. Sipas burimeve të Policisë, makina ka përplasur një motorr me drejtues një 25-vjeçar, ku është trasportuar me urgjencë në spital. Njotimi i plotë i policisë: Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl” mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kryeministri Edi Rama, në një takim në Lezhë, nuk ngurroi t’i shprehte falënderimin për ndërgjegjësimin e ndjeshmërinë që treguan eksponentë të kampit opozitar, për vdekjen e ish-kryeministrit Bashkim Fino. Rama tha, se solidariteti i treguar dje, duhet të vijojë, e të mos shohim skena me mijëra njerëz në takime. “Një dit pas humbjes dhe të kundërshtarëve që në këtë rast meritojnë një falenderim për ndjeshmërinë e shprehur, edhe pse do të ishte mirë vërtetë, do të ishte shumë mirë që të njëjtën ndershmëri të kishin çdo ditë në këto ditë të jashtëzakonshme, ku e gjithë bota përballet me kërcënimin e…
sh-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin që i ka ardhur nga një mjek shqiptar që punon në Kinë.Sipas tij, vaksina kineze është e ndaluar për pensionistët në Kinë, por u injektohet vetëm moshave nga 18 deri në 59 vjeç.Ndërkohë Berisha thotë se qeveria po fsheh datën e skadencës së vakisnave që po përdoren në Shqipëri.Postimi i plotë:Breaking News! Abuzim dhe mashtrim rrezikshem i Xhahilit te Surrelit dhe Ndrikull Hajnise me vaksinen kineze. Protokolli i RP Kines percakton: -vaksina u injektohet vetem moshave 18 deri 59 vjeç. -Afati kohor midis dozes se pare dhe asaj te dyte duhet te jete 21…
Udhëtareve nga vendet e BE-së që do të hyjnë në Itali do t’u kërkohet karantinimi i detyrueshëm për 5 ditë, në mesin e valës së tretë të pandemisë që ka bërë të rriten ndjeshëm infeksionet e reja në disa vende. Vendimi i qeverisë italiane vjen në një kohë kur, edhe Gjermania u ka kërkuar të gjithë personave që udhëtojnë me avion të paraqesin një test negative të koronavirusit. Ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer deklaroi se vendi do t’i shtojë kontrollet edhe në kufijtë tokësorë. Në shenjester janë sidomos udhëtarët nga Franca. Spanja, gjithashtu ka ndryshuar rregullat për disa shtete,…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 304 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga…
Sipas raportimit të “El Transistor”, klubit spanjoll i ka humbur durimi me kapitenin e tyre. Mësohet se drejtuesit e Realit të Madridit i kanë vendosur një ultimatum prej 48 orësh qendërmbrojtësit për të dhënë një përgjigje përfundimtare për vendimin e tij, nëse do të rinovojë apo jo. Në këto momente 35-vjeçari duket më shumë se kurrë pranë largimit nga Madridi. Kujtojmë që Ramos ka disa kohë që lidhet me një kalim të mundshëm te PSG-ja apo Manchester United, por më shumë pritet të mësojmë pas dy ditësh kur Ramos t’i kthejë një përgjigje Realit. Për qëndërmbrojtësin e kombëtares spanjolle ka…