Author: tirana

Këngëtarja Fjolla Morina po shijonte pushimet në Dubai, kur gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burg. Seanca gjyqësore u mbajt vetëm pak ditë më parë. Nuk dihet nëse këngëtarja është rikthyer në Shqipëri, por së fundmi është vënë re se ajo është zhdukur nga Instagrami. Fjolla ka fshirë llogarinë e saj, ku deri para pak ditësh po publikonte foto me partnerin. Kujtojmë se avokatja e saj e kundërshtoi vendimin e gjykatës. Ajo kërkoi që Fjolla ta shlyente dënimin me gjobë.

Read More

Gazetari Blendi Fevziu shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos, ndërsa publikon një foto të rrallë me të të shkrepur shumë vite më parë. Nëpërmjet disa rreshtave në rrjetet sociale, Fevziu shpreh vlerësimin e tij dhe dhimbjen për ndarjen para kohe nga jeta të Finos, nga virusi i rrezikshëm Covid-19. “Lamtumirë Bashkim Fino. Asnjë ditë në politike nuk jetove si militant; atëherë kur vendi kishte nevojë për ty dite të ishe më i ekuilibruar se të gjithë ne. Vetëm se u largove më herët se sa duhej… (Foto e Korrikut 1998 në TVSH)”, shkruajti gazetari dhe drejtuesi i…

Read More

Është ulur ndjeshëm kurba e infektimeve me koronavirus në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë raporton se kanë rezultuar pozitivë me virusin e rëndë 285 qytetarë, nga 493 që ishin një ditë më parë. Ndërkohë, mbetet po i njëjtë numri i viktimave, ku edhe në këto 24 orë nuk e kanë fituar betejën me virusin 6 të infektuar. Sa i takon situatës në spitale, MSH njofton se “Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 311 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar”. Njoftimi i MSH:…

Read More

Në qendrat shëndetësore ka nisur vaksinimi masiv i të moshuarve mbi 80 vjeç, paralelisht me vaksinimin e të moshuarve në qendrat e përqëndruara të vaksinimit. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit në qendrën shëndetësore nr. 4 në kryeqytet ku ka ritheksuar se është mjeku i familjes ai që bën lajmërimin e qytetarëve, duke respektuar fashat sipas grupmoshave. “Është shumë e rëndësishme që të ndiqet radha. Dhe ju lutem shumë e them këtë për ju, por e them këtë për të gjithë mjekët e tjerë të familjes. Lajmërimet duhen bërë me shumë…

Read More

Fotografi Agim Rama ka ndarë foto nga brenda ceremonisë së homazheve për Bashkim Finon, i cili u nda nga jeta orët e para të mëngjesit të sotëm. Siç duket edhe nga pamjet, socialistët njëri pas tjetrit kanë hedhur në letër kujtimet e fundit dhe dedikimet për të. Më pas të gjithë janë ndalur disa sekonda para fotografisë së tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Në fund, politikanët janë takuar edhe me të afërmit e politikanit, duke e ngushëlluar për humbjen. Ajo që bie në sy, është se të gjithë, ishin veshur me të zeza.

Read More

Deputeti Fatmir Xhafaj ka reaguar për për ndarjen nga jeta të deputetit socialist Bashkim Fino, i cili humbi betejën me COVID në moshën 59-vjeçare. Xhafaj në një postim në ‘Facebook’ shkruan se Fino ishte dhe do mbetet shëmbëlltyra e njeriut fisnik, politikanit të qytetëruar, socialistit të vërtetë, personaliteti që e ndërtoi me punë e sakrifica, karierën dhe emrin e tij. “I dhimbshëm në shpirt lajmi i hidhur që njofton ndarjen nga jeta të mikut dhe kolegut tonë Bashkim Fino. Luftoi aq shumë për jetën ku prej vitesh me radhë fitoi disa beteja, por nuk ja doli dot t’i shpëtonte përballjes…

Read More

Bashkimi Evropian dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) i dhanë dritën jeshile vaksinës Johnson & Johnson dhe më vonë u miratua zyrtarisht për përdorim në bllok nga Komisioni Evropian. Vaksina J&J është e katërta që i jepet miratimi për përdorim në bllok. Ajo bashkohet me vaksinën gjermano-amerikane BioNTech-Pfizer, vaksinën Britaniko-Suedeze AstraZeneca dhe vaksinën Moderna të bërë nga SHBA-ja. “Autoritetet në të gjithë Bashkimin Evropian do të kenë një mundësi tjetër për të luftuar pandeminë dhe për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e qytetarëve të tyre,” – tha Emer Cooke, Drejtori Ekzekutiv i EMA. “Kjo është vaksina e parë që mund…

Read More

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është shtyrë për në muajin shtator, kjo pas takimit të zhvilluar sot mes Kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Sipas marrëveshjes regjistrimi në terren pritet të realizohet nga 5 deri në 30 shtator, ndërsa aplikacioni për regjistrimin e diasporës mbetet aktiv deri atëherë. “Takimi i sotëm është pozitiv dhe i suksesshëm. Kemi lënë hapësirë edhe për takime tjera”, tha mes tjerash Hristijan Mickoski. Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE pretendonte se regjistrimi nuk ishte një proces statistikor por politik, duke akuzuar partitë në pushtet për kurdisjen e rezultatit sa i përket përqindjes…

Read More

‘Shitblerja e votës është një fenomen fatkeqësisht që ndodh dhe ka subjekte politike që janë profesioniste në këtë punë’. Kështu ka deklaruar, zv.ministri i mbrojtjes Petro Koçi në një intervistë për Report Tv, ndërkohë që nuk ka përmendur emrin e ndonjë subjekti politik, por tha se i druhet kësaj pasi mund të devijojë vota, që mund të ishte natyrshëm në favor të PS-së. Koçi theksoi se nuk do të ngrenë duart para këtij fenomeni, dhe i ftoi qytetarët që të denoncojnë madje këtë fenomen edhe me prova. Sipas Koçit, po bleve votat do të shesësh mandatin dhe kjo e fundit…

Read More

Çel sot zyrtarisht fushatën elektorale për 25 prillin “Lëvizja për Ndryshim”, ku ka prezantuar dhe 12 kandidatët e kësaj force politike. E pranishme ka qenë dhe kryetarja e kësaj force politike, Jozefina Topalli, e cila prezantoi kandidatin për deputet, të parin e listës, Dashamir Tahiri. “Ju më keni besuar mua edhe unë ju besoj ju për të sjellë ndryshimin së bashku. Ne mandatin do ta marrim dhe do të jemi forcë shumë e rëndësishme politike”, u shpreh Topalli. Nga takimi në Vlorë e “Lëvizjes për Ndryshim”“Ndryshimi në vend vjen nga lëvizje të reja”, ka theksuar Jozefina Topalli, që shtoi se,…

Read More

Fondi Shqiptar i Zhvillimit nëpërmjet një njoftimi zyrtar ka njoftuar se ka nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës Zgosht – Ura e Çerenecit. Segmenti rrugor fillon nga fshati Zgosht (Njesia administrative Lunik), bashkia Librazhd dhe përfundon në fshatin Cerenec i Poshtëm (Njësia Administrative Gjoricë), bashkia Bulqizë. Rruga me gjatësi 47 kilometra është vazhdim i rrugës Librazhd-Qafë Studë-Ura e Cerenecit me gjatësi totale 56,9 Km. Afërsisht 13.5 km të rrugës kalojnë përgjatë kufirit perëndimor të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë. Njësitë Administrative përfituese janë: Gjoricë, Ostren, Trebisht të bashkisë Bulqizë dhe Sterblevë, Lunik dhe Qendër të bashkisë Librazhd. Në gjendjen e saj ekzistuese…

Read More