Ka marrë tjetër kthesë hetimi vrasjen e çiftit shqiptar, Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në valixhe.Mediat italiane raportojnë se ADN-ja jo e plotë që i përkiste një personi të panjohur, një burri, u gjet në dorezën e njërës prej çantave.Ky është rezultati i analizave të kryera nga Karabinierët e Romës në emër të Prokurorit Publik të Firences dhe duket se tashmë hetimet do të thellohen.Për më tepër, nga 14 repertorë të gjetur në apartamentin ku ndodhi krimi, janë gjetur edhe gjurmë të tjera të ADN-së së përzier, me një përbërës kryesisht femër. Një…
Author: tirana
Kandidati për deputet Dashamir Shehi u ka dhënë numrin e telefonit të gjithë ndjekësve të tij në rrjetet sociale. Në një dalje LIVE në Facebook, Shehi kërkoi kontributin e rinisë dhe tha se ka nevojë që të gjithë qytetarët ta mbështesin moralisht dhe të votojnë numrin 13, apo këdo që ata kanë dëshirë. Sipas Shehit, kjo është mënyra e duhur për të ndryshuar këtë qeveri, në mënyrë që të mos kemi më vrasje e dhunime që kemi parë deri më sot. “Mirmbrëma miq shokë e dashamirës. Dje u hap fushat elektorale sit ë gjithë edhe unë kam bërë kandidimin tim…
Kolegji Zgjedhor pas kërkesës së KQZ afron me 2 ditë, datën e shqyrtimin të Partisë Socialiste për listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike Aleanca për Ndryshim. Paradite u njoftua se seanca do të mbahej me datë 31 ora 11:00 por KQZ përmes një shkrese i kërkoi Kolegjit të shqyrtonte sa më parë kërkesë padinë e socialisteve, e cila do mund t’i hapte rrugë miratimit të fletës së votimit për zgjedhjet e 25 Prillit. Tashmë më 29 mars, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë padinë e depozituar nga ana e PS-së. Kujtojmë se KAS i dha të drejtë Partisë Demokratike…
Pas disa tre ditësh betejë me flakët në magazinat te Casa Italia, është bërë e mundur dhe shuarja e tyre. Mësohet se gjatë kësaj kohe është kërkuar me aparat termik nga FA për trupin e 33-vjeçarit, Arjan Sala, por pa rezultat se ato funksionojnë vetëm kur trupi është në jetë.Aktualisht shpresa mbetet kërkimi me aparat metalesh pasi shefi i sigurisë ka patur unazë floriri në gisht.Për shkak të temperaturave të larta, në disa vende ka shkrirë edhe metali.
Të gjithë kemi karakteristikat dhe tiparet tona që na bëjnë unikë dhe të papërsëritshëm. Por, në disa raste, natyra dhe gjenetika duket se, me pak krijimtari, “sjellin në jetë” njerëz me veçori të rralla që na mahnisin kur i shohim. Fëmijë që lindin me shumë flokë dhe shenja të veçantë dhe të tjerë që kanë tipare, që do i bëjnë të veçantë gjithë jetën. Bright Side sjell disa raste të tilla.
Policia e Vlorës ka nisur aksion në fshatrat e Lumit të Vlorës për lëndë narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se janë dhjetëra forca të policisë së Vlorës që po kontrollojnë në disa fshatra të Vlorës, në banesa për lëndë narkotike. Gjithashtu bëhet me dije se ka disa të shoqëruar. Ndërsa janë ngritur edhe disa postblloqe në rrugën e lumit të Vlorës.
Instituti i shëndetit publik në Gjermani, Robert Koch paralajmëroi se vendi mund të përballet me 100,000 infektime nëse situata nuk vihet nen kontroll, e kjo duke nisur nga kufiri me Francën. “Pandemia në Gjermani po shpërthen më shpejt nga sa mendohej”, pohojnë ekspertët. Për këtë arsye është vendosur që në kufi të ashpërsohen kontrollet e po ashtu, që nga dita e martë, personave që mbërrijnë atje em avion do tu kërkohen të paraqesin një test negativ të koronavirusit. Në Gjermani, numri i rasteve të reja ka mbërritur në 20,000 në ditë, e kjo sipas ministri gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn…
Shefi i Urgjencës Kombëtare Skender Brataj këtë të premte në fjalën e tij për Abc News ka theksuar se në këtë fazë në të cilën ndodhet vendi ynë është e rëndësishme që të bëhen sa më shumë vaksina. Ndër të tjera ai ka folur për fillimin e procesit të vaksinës kineze në vendin tonë, ku thekson se qytetarët nuk duhet të hezitojnë për të bërë vaksinën pasi efikasiteti i saj është provuar në 22 shtete. “Përsa i përket efikasitetit ndaj Covid është rreth 78 % . E rëndësishme është që në këtë fazë të pandemisë është që të vaksinohen sa…
Zgjedhjet e 25 prillit shihen si një dritare e re edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë. Për ambasadorin rus në Tiranë Mihail Afanasiev, pika e parë do të ishte rifillimi i punës së Komisionit Ndërqeveritar Rusi-Shqipëri për Tregtinë, Bashkëpunimin Ekonomik dhe Tekniko-Shkencor, siç u dakordësua në vizitën e fundit që kryeministri Rama zhvilloi në Moskë. Afanasiev tha për emisionin EuropeIN se ky komision deri në vitin 2009 ka funksionuar në mënyrë shumë efektive dhe aktive. “Shpresojmë që pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare të datës 25 prill dhe formimit të qeverisë së re të Shqipërisë, autoritetet e vendit do të…
Në Kosovë sipas të dhënave zyrtare vetëm gjatë vitit 2020, 1362 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Autoritetet thonë se pandemia e ka përkeqësuar situatën, ndërsa po përpiqen të hartojnë programe të fuqizimit ekonomik me synim riintegrimin e tyre në shoqëri. Kronika e korrespondentes sonë në Prishtinë, Edlira Bllaca, sjell rrëfimin e një gruaje që ka qenë viktimë e dhunës në familje. “Jeta ime nuk di as vet të tregoj se si ka qenë. Deri kur isha vajzë, kam qenë shumë mirë, kishim pak, ama kënaqeshim me aq sa kishim. Që kur u martova, tre vite më parë,…
Mushkonjat pështyjnë në lëkurën tuaj për të lehtësuar dhimbjen. Siç tregon një studim, një mushkonjë i duhen rreth 4 minuta për të mbushur stomakun me gjak. Problemi është se gjatë kësaj kohe viktima e tyre mund ta vërejë dhe ta vrasë atë para se të përfundojë misioni. Pështyma e një mushkonje ka një agjent që mpinë lëkurën. Pra, pasi një insekt na pështyn, ne nuk e ndiejmë kafshimin. Pas kësaj mushkonjat fillojnë të kërkojnë enët e gjakut nën lëkurë. Ata hetojnë disa herë derisa të gjejnë diçka për t’u ushqyer. Pështyma i ndihmon ata të thithin gjak më lehtë. Sapo…
Drejtuesit e automjeteve që nuk rinovojnë siguracionin nuk do të marrin gjoba automatike. Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor Blendi Gonxhja sqaron se pavarësisht kërkesave të shoqërisë së siguracioneve një rregull i tillë nuk do të përfshihet në kodin rrugor. Penalitete për drejtuesit e makinave do të ketë në rastet ku konstatohen nga policia në ambiente publike. “Nuk ka asnjë dispozitë të tillë që të kemi dakordësuar që të jetë pjesë e Kodit Rrugor për të përcaktuar një gjobë automatike nëse nuk rinovon siguracionin e detyrueshëm. Ka vetëm një mënyrë sesi gjobat për mospasje siguracioni të detyrueshëm aplikohen,…