Qytetarë nga vende të ndryshme të Ballkanit ju drejtuan Serbisë këtë javë për t’u vaksinuar kundër Covid-19. Kjo ndodhi pas përhapjes së fjalës se autoritetet po lejonin vaksinimin e të huajve me dozat ekstra të vaksinës së AstraZeneca-s. Arman Galiçiç ishte mes atyre që udhëtoi 600km nga Sarajeva në Beograd për të marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. “Një shok më dërgoi një mesazh e më tha se një mik i tij u paraqit papritur në qendrën e vaksinimit dhe u lejua. Lajmi u përhap aq shpejt në Sarajevë, ashtu si koronavirusi.” Qytetari tjetër i Sarajevës Adnan Korou u…
Author: tirana
Një zënkë e vogël ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në studion e emisionit “Zonë e Lirë”, teksa Arjan Çani ka debatuar me Sofinë. Arsyeja e kësaj “zënke” ka qenë kondicioneri, për të cilin Çani ka urdhëruar të mos ndizet më pa dhënë ai leje. Në krahun e Çanit ka qenë edhe Curi, i cili është shprehur se personat në prapaskenë duan të jenë vetë rehat dhe nuk duan t’ia dinë se ç’bëhet në studio. Çani: Kush e hapi kondicionerin mo plak? Se ne merremi edhe me këto punë në studio. Kush e hapi? Pse u hap kondicioneri? Kë pyetët?…
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh sonte se politikanët do ta bëjnë të fundit vaksinën. Balla tha se synohet që këtë vit të ketë një ringjallje të turizmit dhe se deri në fund të majit do të jenë bërë rreth 500 mijë vaksinime. “Ne politikanët do ta bëjmë të fundit vaksinën. Mes Bashës dhe Sali Berishës, do ta bëjë më parë Saliu, pastaj Luli, se është edhe mosha. Totali i kontraktuar i gjithi nga Shqipëria është 2.4 milionë doza në të gjitha kontratat. Në të gjitha këto kontrata kemi pasur edhe një donacion nga një mik…
Pandemia duket se po hyn në një trajektore stabilizimi në Greqi, megjithëse natyra e paparashikueshme e sëmundjes nuk lejon lehtësim dhe relaksim, ndërsa vendi përgatitet që në datë 14 maj të hapë sezonin turistik. Sot Athina ka futur në fuqi “armën” e re në luftën kundër pandemisë, vetë-testimin. Testet do të jenë të disponueshme për qytetarët në farmaci, ndërsa bërja e tyre nga fillimi i prillit do të identifikojë asimptomatikët për të ndihmuar në rifillimin e aktiviteteve. Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Vassilis Kontozamanis në konferencën për shtyp mbi rrjedhën e pandemisë, shpjegoi se këto janë teste vetë-diagnostikuese që plotësojnë të…
Ngrënia e thonjve, ose siç njihet në gjuhën shkencore, onikofagjia, na prek të gjithëve në një moment të caktuar të jetës sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo. Personat që vuajnë prej saj kanë thonj shumë të hollë dhe të dobët, ndërsa ata vetë kanë një lloj dëshire të pakontrollueshme për t’i ngacmuar me dhëmbë apo për t’i ngrënë. Është një zakon i vështirë për t’u hequr, pavarësisht nëse ka filluar në fëmijëri apo më vonë. Shkaqet e onikofagjisë mund të jenë të shumta, por është e rëndësishme t’i identifikoni që në fillim në mënyrë që të gjeni zgjidhjen e…
Çfarë duhet të bëni nëse keni mavijosje në lëkurën tuaj pa ndonjë arsye? Pse ndodh kjo dhe a duhet të shqetësoheni? Nëse keni mavijosje, kjo ndodh sepse kapilarët janë shumë të hollë. Zbuloni se çfarë e shkakton këtë 7. Ushtrimet apo ngritja e gjërave të rënda Ngritja e peshave është një arsye dytësore për mavijosjet. Kjo do të thotë që enët tuaja të gjakut janë tashmë të dobëta dhe aktiviteti fizik jep rezultatin e fundit. Sidoqoftë, shumë aktivitet fizik mund të çojë në dëmtimin edhe të kapilarëve më të shëndetshëm. Për shembull, stërvitja me pesha për të cilën ende nuk…
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025. BE ka zgjatur skemën pa taksa për importet e frutave dhe perimeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendimi është miratuar nga Parlamenti Europian. Në kuadër të MTL (Marrëveshje të Tregtisë së Lirë) me Shqipërinë , BE-ja i ka dhënë preferencë autonome tregtare Shqipërisë. Tarifat preferenciale janë lehtësirat doganore (tarifa pa taksa ose tarifa të reduktuara 0) dhe kjo nënkupton që eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë një listë të gjatë me produkte pa paguar taksë doganore…
Franca ka akuzuar Mbretërinë e Bashkuar për shantazh lidhur me eksportin e vaksinave, mes tensioneve të vazhdueshme mbi zinxhirët e furnizimit, raporton BBC. Ministri i Jashtëm Jean-Yves Le Drian u pyet nëse BE ishte “mashtruar” ndërsa Mbretëria e Bashkuar ka siguruar miliona doza. “Ne duhet të ndërtojmë një marrëdhënie bashkëpunimi, por jo në këtë mënyrë” i tha ai radios France Info. Franca ka bërë thirrje që BE të zbatojë kontrolle më të ashpra të eksportit. Shpërndarja e vaksinave ka filluar e ngadaltë në të gjithë bllokun dhe BE ka fajësuar kompanitë farmaceutike kryesisht AstraZeneca-n për mosdhënien e dozave të premtuara, ndërkohë…
Ende nuk ka asnjë të dhënë për gjetjen e 33-vjeçarit Arjan Sala, i cili shpëtoi të gjithë punonjësit nga zjarri që përfshiu magazinën e një qendre tregtare në Tiranë, ndërsa nuk mundi dot të dilte vetë. Ndonëse prej dy ditësh vijojnë kërkimet nga zjarrfikësit e kryeqytetit, të Rinasit, të Kamëz dhe të ushtrisë, ende nuk ka asnjë gjurmë nga shefi i sigurisë së kësaj godine. Mësohet se këtë mbrëmje, ekipi i shpëtimit iu ka thënë familjarëve të 33-vjeçarit të zhdukur se do të kërkojnë brenda magazinës me duar nëpër mbetjet e djegura, dhe për këtë arsye, kanë kërkuar që të…
Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Durrës, ku zhvilloi disa takime dhe inspektime në kantieret e rindërtimit, ndërsa në mbrëmje është rikthyer në Tiranë. Gjatë kthimit në shtëpi kreu i qeverisë është futur “live” nga makina për të treguar segmentin e ri të Unazës së Madhe në Tiranë që u hap sot.
Jonida Maliqi feston sot 38 vjetorin e lindjes dhe në këtë dit të veçantë nuk kanë munguar urimet e shumta nga miq, kolegë dhe fansat të saj. Në mesim e atyre që e kanë surprizuar këngëtaren është dhe moderatori Ardit Gjebrea dhe partnerja, Anila, të cilët i kanë dhuruar një buqetë me lule, shoqëruar me një pusullë. “Gëzuar ditëlindjen, e dashur! Paç ditë plot dritë, çdo të mirë të kësaj bote bashkë me engjëllin Dan dhe të shtrenjtët e zemrës. Bekimet e perëndisë qofshin lumë gjithmonë. Të dua dhe të përqafojmë Anila dhe Ardit `Gjebrea.”, thuhet në pusullë. E emocionuar…
Komisioneri i Përgjithshëm i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka thënë sot në emisionin “Java” se afati ideal për të mësuar se cila parti është fituese dhe do mund të formojë qeverinë është brenda 48 orëve. Ai tha se ndryshe nga numërimi i parë i votave të partisë, numërimi i kandidatëve do të zgjasë në më shumë se një javë. ‘Për të mësuar se cila parti do jetë fituese dhe që më pas do të formojë qeverinë, do ishte mirë brenda 48 orëve, idealja, të kuptojmë se kush do ta qeverisë vendin pak a shumë. Ndërsa numërimi i kandidatëve do të marri…