Author: tirana

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar këtë të shtunë kantierin e punimeve në Fushë – Krujë, ku po ndërtohet një lagje me 128 shtëpi, për personat që humbën banesën për shkak të tërmetit të 26 nëntorit të 2019-ës. Po ashtu, në këtë hapësirë, do të ndërtohen edhe 15 pallate. Kryeministri Rama, gjatë inspektimit të punimeve tha se 128 shtëpitë do të përfundojnë brenda muajit maj, ndërsa 15 pallatet do të jenë gati për në vjeshtë. “Punë e bukur shumë. Duhet bërë një strukturë me Bashkinë e Krujës, me sektorin e strehimit, duhet njëherë një strukturë menaxhimi, administrimi, të gjitha lagjet. Duhet…

Read More

Jonida Maliqi është një ndër këngëtaret shumë të dashura për publikun, e cila ka filluar karrierën e saj që në moshë të vogël. Ishte pjanistja Nora Cashku që e dëgjoi për herë të parë në autobusin e unazës teksa po këndonte një këngë të Parashqevi Simakut, e cila u bë nxitësja që vitin që vijoi e ëma ta regjistronte në konkursin e shkollës së muzikës “Dëshmorët e Lirisë”. Jonida studioi aty për katër vjet violinë dhe më pas sukseset e saj nuk patën të ndalur. Së fundmi, këngëtarja është kthyer pas në kohë duke kujtuar me nostalgji periudhën para 17…

Read More

Virgjëresha dhe peshqit Një atraksion i dyfishtë, por gjithsesi është rasti kur tërhiqen të kundërtat. Peshqit nuk e pëlqejnë rutinën perfekte, ndërsa Virgjëresha “të vret” për perfeksion. Kjo i bën ata të ndahen e të mos e shohin jetën me njëri-tjetrin. Dashi dhe peshorja Dashuria midis tyre është një sfidë e vërtetë! Mënyra se si kënaqet në përgjithësi Peshorja ndryshon shumë me mënyrën se si gjen kënaqësi Dashi. Edhe pse është Peshorja ajo që mundohet gjithë kohës për t’iu përshtatur Dashit, në fund mbetet gjithsesi e pamundur. Por duhet thënë, dashuria është e zjarrtë! Demi dhe akrepi Edhe pse konfliktet…

Read More

Kolegët dhe miqtë e Arjan Salës, trupi i të cilit u gjet pas tre ditësh kërkime në magazinën tek “Casa Italia”, kanë treguar bisedën e fundit që patën me të riun. Armand Abazaj dhe Gentjan Goga, në një prononcim për Top-Channel u shprehën se Sala u ka thënë që të dilnin të gjithë jashtë, ndërsa vetë ka marrë bombolën dhe i është drejtuar vatrës së zjarrit, për të shpëtuar personat që kishin mbetur Brenda magazinës pas rënies së zjarrit. “Vetë u drejtua për tek pika e zjarrit ku ishte flaka dhe tymi i madh. Ky ishte imazhi i fundit sepse…

Read More

Sara Hoxha është kthyer në një ndër personazhet më të ndjekur e të komentuar në rrjete sociale që prej bërjes publike të lidhje me reperin e njohur, Ledri Vula. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale ku përpiqet të ndajë me ndjekësit e saj sa më shumë të jetë e mundur nga jeta e saj personale, ndërsa së fundmi ajo ka publikur foto së bashku me të atin dhe të vëllanë. Ato duken se po udhëtojnë së bashku në makinë, teksa Sara nuk ka ngurruar që të bëjnë disa ‘selfie’ me njerëzit e saj më të dashur. “Unë: ba  dil…

Read More

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të dhurojë vaksina të COVID-19 për vendet me të ardhura më të ulëta, duke përmendur nevojën urgjente për 10 milionë doza për një program të shpërndarjes së vaksinave të mbështetur nga OBSH-ja. “COVAX është gati të shpërndajë, por ne nuk mund të shpërndajmë vaksina që nuk i kemi”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë virtuale shtypi nga Gjeneva. COVAX, nisma për qasje globale ndaj vaksinës COVID-19, synon të sigurojë shpërndarje të barabartë të vaksinës në të gjithë botën, në vendet me të…

Read More

Ankesës së disa biznesmenëve për çështjen e mungesës së punëtorëve në tregun vendas, gjatë një dreke pune në një nga agroturizmet në Shijak, kryeministri Edi Rama iu përgjigj se tashmë është hapur rruga për të marrë edhe punëtorë të huaj. “Kemi kryer lehtësim maksimal për marrjen e punëtorëve nga jashtë, nga Pakistani, Bangladeshi, Filipinet, dhe për pagat që ju jepni, mendoj se janë mëse të kënaqur. Dhe nuk ka histori konsullatash, me vizë elektronike, në 7 ditë aplikim dhe mund të marrësh punëtorin. Ka shumë që e kanë bërë dhe janë të kënaqur. Eshtë një sistem I thjeshtë, është investim…

Read More

“Bashkë me Partinë Demokratike, do rishikohet legjislacioni mbi pronën duke nisur me anulimin e ligjit aktual”. Ky është premtimi i kreut të Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një takimi të zhvilluar me biznese dhe banorë të Njësisë nr.5, si kandidat i koalicionit “Aleanca për Ndryshim”. Ai trajtoi veçanërisht çështjen e pronave, që cilëson ende si plagë për shoqërinë shqiptare. “Janë mbi 8 mijë të vrarë nga çështja e pronës private, probleme akoma të pazgjidhura, për shkak të interesave korruptive elektorale dhe kriminale, të grupeve të cilat lidhen me shtetin për t`i vjedhur pronën pronarëve dhe të shtetarëve të cilët në…

Read More

Ervisa Lula, autore e emisionit “Jeta pa filtër” ka intervistuar nga afër nënën e një vajze të përdhunuar ende pa mbushur 14 vjeç. E bija është abuzuar nga burri i hallës, ndërsa çështja endet ende gjykatave. Ajo në gjendje të rëndë depresioni detyrohet të largohet nga Shqipëria, e pashpresë për të jetuar e qetë në shtëpinë e saj, me familjen. Nëna kujton ditën kur kishte ndodhur ngjarja. “Erdhi dhe kërkoi të lahej. I thashë se pse ishte bërë aq pis. U la dhe pastaj më tregoi…”-kështu thotë ajo, ndërsa e ka të vështirë të shprehet për gjithë brengën që ua…

Read More

Një zyrtar i lartë i Koresë së Veriut tha se dënimi që i bëri presidenti amerikan, Joe Biden, lëshimit të fundit të raketave nga Koreja e Veriut, ishte hapi i gabuar, ka raportuar media shtetërore, KCNA. Presidenti Biden tha se raketat e lëshuara nga Koreja e Veriut ishin shkelje e rezolutave të Kombeve të Bashkuara si dhe paraqesin kërcënim për rajonin dhe për komunitetin ndërkombëtar. Ai po ashtu këshilloi Penjanin që të ndalojë testet ushtarake. Më 25 mars, në një konferencë për media, Biden tha se Shtetet e Bashkuara po konsultohen me aleatët, duke shtuar se “do të ketë përgjigje”…

Read More

Një bujtinë është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe. Buni i Bajraktarit ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit, dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro. Bujtina e djegur është në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj, që ka ardhur nga Anglia për të investuar., raporton “Panorama”. Investimi ishte në fazën e fundit, por papritur mbrëmë persona të paidentifikuar i kanë vënë flakës bujtinës. Sipas burimeve djegia është bërë me benzinë gjatë orëve të natës. Biznesmeni Gëzim Olaj e konsideron një akt të qëllimshëm djegien e bujtinës së tij në afërsi të Thethit.…

Read More

Disa prej shenjave dhe simptomave të mungesës së vitaminës K përfshijnë lehtësitë në nxirje të lëkurës, rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje në sistemin tretës.Njerëzit që vuajnë nga kequshqyerja kronike, varësia ndaj alkoolit apo problemet shëndetësore që kanë të bëjnë me paaftësinë e përthithjes së vitaminave, janë më të rrezikuar ndaj pamjaftueshmërisë së vitaminës K. Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në shumë burime natyrale. Kryesisht te barishtet si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, shpargu, majdanozi dhe sallata jeshile. Burime të tjera të vitaminës K janë qepët…

Read More