Jo vetëm pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve, por dhe pagat e punonjësve të administratës publike do të pësojnë një rritje të konsiderueshme. Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, bën me dije se pagat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve do të rriten në mandatin e ri me 40 %, ndërkohë që pagat e punonjësve të administratës publike do të rriten me 30 %. Veliaj thekson se gjatë 8 viteve të socialisteve në drejtimin e vendit u është rikthyer dinjiteti heronjve të shëndetësisë dhe i punonjësve të sistemit arsimor në vend.…
Author: tirana
Kryeministri Rama është sot në Shijak duke vizituar disa shtëpi të rindërtuara në këtë zonë pas prishjes nga tërmeti. Ndërsa pa nga afër një banesë të re, Rama nuk la as batutat me të zotët e shtëpisë. Ndërsa u ulën në tavolinë për të pirë diçka, Rama ‘kritikoi’ të zotin e shtëpisë, pasi nuk i mbushi gotën të parës bashkëshortes së tij. Dialogu: Rama: Po si e bo këtë mo burrë? Po kësaj i jep të fundit ti? Po e di ti se ça je pa këtë? Unë pa atë që kam, këta pa ato që kanë, jemi si shtëpia…
Arjan Sala, 32-vjeçari që humbi jetën mes flakëve në magazinën e qendrës tregtare pasi shpëtoi jetën e disa personave pritet të marrë titullin “Dëshmor i Atdheut”. Zëvendës Ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi bën me dije se po presin përfundimin e ekspertizës për të marrë vendimin e menjëhershëm. Koci thekson se shpallja e Salës si “Dëshmor i Atdheut” është me porosi të kryeministrit Edi Rama. “Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmori i Ardheut” me porosi të Kryeministrit në gatishmëri për ti dhënë titullin “Dëshmor i Atdheut” shtetasit heroik Arjan Sala. Presim përfundimin e shpejtë të ekspertizës ligjore dhe propozimin e Prefektit të…
Një asteroid që mban emrin e hyut egjiptjan të kaosit dhe errësirës po i afrohet Tokës, por NASA thotë se ai nuk do të shkaktojë problem, të paktën jo këtë shekull. Që prej zbulimit të tij në 2004-tën, Apofis është konsideruar si njëri prej asteroidëve më të rrezikshëm përsa i takon mundësisë së përplasjes me planetin tonë. Tani shkencëtarët e kanë rishikuar atë opinion pas një analize më të saktë të orbitës së trupit qiellor, të njohur ndryshe dhe si 99942. Sipas parashikimeve të mëhershme, Apofis do të afrohej frikshëm në vitet 2029 ose 2036 he kishte gjasa përplasjeje me…
Bora Zemani është një nga moderatoret më të komentuara në ekranin shqiptar. Aktualisht, ajo moderon emisionin më të ndjekur dhe me një audiencë të lartë atë të “Për’puthen”. Por, a e dini që më herë Bora Zemani ka qenë edhe prezantuese e motit. Nga pamjet që po qarkullojnë ajo mezi njihet. Sot ajo shfaqet brune, kur prezantonte motin ka qenë bjonde, me flokë të bardha. Në një video të publikuar në media, Zemani mezi njihet. Aty shihet me flokë të bardha. Video është e vitit 2011. https://www.youtube.com/watch?time_continue=89&v=47i8LylJlis&feature=emb_title
Forcat zjarrfikëse kanë gjetur trupin e Arjan Salës, pas më shumë se 59 orësh kërkime dhe betejë me flakët te qendra tregtare Casa Italia. 32 vjeçari u fut pasditen e 24 marsit në magazinën e objektit për të shpëtuar punonjësit nga flakët, por mbeti vetë brenda. Vëllai i tij, edhe ai punonjës sigurie, ka bërë një shkrim rrëqethës për ikjen e të vëllait. “Po me digjet zemra o vellai im që akoma stë kanë nxjerr nga rrënojat e vartës së zjarrit. Oooo zoooot ca me ke ber o zooot, ca më ke bërë. Kaq i ri më le vetëm edhe…
Bearti konfirmoi dy ditë më parë ndarjen nga Tea dhe shpreson që këtë kapitull të mos e hapë më kurrë ne jetën e tij. “Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkroi ai më pas. Ndërkohë që ende po aludohet se cila mund të ketë qenë arsyeja pse dyshja i kanë dhënë fund lidhjes, opinionisti Meridian Ramçaj ka zbuluar diçka që nuk e dinim për Beartin. Ky i fundit ka krijuar një llogari në një faqe për të rritur e quajtur…
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez janë një prej çifteve më të famshme në botë. Ata ndajnë shpeshherë momente nga jeta e tyre private me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale. Së fundmi, Georgina ka zbuluar nëpërmjet një postimi në Instagram ardhjen e një anëtari të ri në familjen e saj. Ajo i ka uruar mirëseardhjen publikisht qenit që i ka vënë emrin ‘Antonia’. “Antonia, ‘La Toñi’ për miqtë”, ka shkruar modelja krahas fotos së qenushit. Kanë qenë të shumtë ata që kanë komentuar në këtë postim, ndër to edhe motra e Xhorxhinës. “Halla jote Ivi të do”, shkroi Ivana, motra…
Eurokomisioneri për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton konfiromoi sot se dozat e vaksinës AstraZeneca do të mbeten brenda Bashkimit Europian. “Ne kemi mjetet dhe do të sigurohemi që të gjitha dozat e vaksinës AstraZeneca të qëndrojnë në Europë, derisa kompania të respektojë zotimet e saj ndaj Bllokut”, deklaroi ai gjatë një vizite në fabrikën e ndërmarrjes farmaceutike “Reig Jofre”, Barcelonë, që nga mesi i qershorit do të jetë përgjegjëse për mbushjen e vaksinës Johnson & Johnson. Breton shtoi se Europa pritet të jetë lider botëror në prodhimin e vaksinave antiCOVID-19 deri në fund të vitit, me 52 fabrika që marrin…
Moderatorja Eni Vasili pret të bëhet nënë. Fillimisht lajmin e bukur për gazetaren e dha gazeta “Panorama” që ka siguruar edhe fotot nga shtatzania e moderatores. Në fakt, ajo del në panelet televizive cdo natë, por ka arritur ta fshehë shtatzaninë e saj. Moderatorja pret dy vajza binjake. Eni Vasili ka vijuar me emisionin e saj politik dule dalë 4 herë në javë në ekranin e TCH. Vite më parë u fol për lidhjen e saj me Armandin, inxhinerin që la Londrën për tu njohur me moderatoren.
Kandidatja për deputete në radhët e PS-së Ermonela Felaj, ka zbuluar se menjëherë pas fushatës, do të nisë nga puna për të pasur fëmijën e saj të dytë. Gjatë prezantimit që drejtohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Felaj tha se ajo është në borxh ndaj vajzës së saj të vetme, dhe për këtë po mendon që të ketë një shtatzëni të dytë. Felaj: Se kam shumë të madhe familjen Erjon, kam vetëm një vajzë, Herën, e cila kërkon që të ketë një motër ose një vëlla, dhe i jam në borxh. Nuk është një gjë që kam hequr…
“Daily Mail” raporton se në UEFA po qarkullon si ide, që në finalen e Championsit, të lejohen rreth 9 mijë tifozë, me dy skuadrat finaliste që do i ndajnë biletat për gjysmë. Shpërndarja e biletave do të bëhet “online” në mënyrë që të mos krijohen radhë dhe të rrezikohet infektimi i njerëzve me Koronavirus. Stadiumi “Ataturk” ka një kapacitet prej 75 mijë vendesh dhe po mendohet që në finale të lejohet të mbushet në 30% ose 50%.