Anglia do të përballet ditën e nesërme me Shqipërinë në ndeshjen e dytë kualifikuese të Kupës së Botës. “3 Luanët” do të luajnë në “Air Albania” dhe para nisjes për në Tiranë, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate foli në koferencën për shtyp. Ai vlerësoi trajneri Reja, lojtarët e Kombëtares shqiptare, ndërsa preku edhe temën e fushës së stadiumit “Air Albania” duke thënë që ka pasur probleme. Sfida ndaj Shqipërisë dhe stadiumi? “Do të jetë një test i rëndësishëm, kanë një trajner italian me shumë eksperiencë. Luajnë me skemën 3-5-2 dhe do të shikojmë si do të përshtaten ndaj nesh. Ata…
Author: tirana
Kreu i PD, Lulzim Basha zbulon në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 periudhën se kur shkroi librin e tij ‘’Misioni im’’. Ai thotë se libri është produkt i 2-3 muajve të parë të pandemisë, ndërsa në muajt e verës iu rikthye sërish e më pas u përgatit botimi. Basha thekson se për librin ka folur me disa miq, jo direkt, teksa në fillim ishte i pasigurt për ta shkruar. Pyetja: Pra, e keni shkruar në kohën e izolimit ndoshta, gjatë pandemisë? Lulzim Basha: Le të themi pjesa më e madhe është konceptuar gjatë kohës të muajve të…
Moderatorja shumë e dashur për publikun, Argjira Spanca ka qenë së fundmi e ftuar në ‘Prive’, ku iu përgjigj intervistës “60 sekonda”. Ndër të tjera, ajo zbuloi gjithashtu sesa paguhet për një postim promocional në Instagram. “Diku tek 300 euro e më sipër”, ka treguar Argjira. E karakterizuar për natyrën e saj të çiltër, moderatorja iu përgjigj pa dorashka të gjitha pyetjeve gjatë kësaj interviste. Gazetari: Sa vjeç e ke dhënë puthjen e parë? Argjira: 16 vjeçe. Gazetari: Kur e ke festuar Shën Valentinin e fundit? Argjira: Fundit (qesh) Gazetari: Sa herë je tradhëtuar në jetë? Argjira: Disa herë, sidomos…
Koronavirusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari nga Librazhdi, i quajtur Emiljano Tola. Ky i fundit, ishte student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. Sipas shokëve të tij, i riu ishe shtruar në gjendje të rëndë në një prej spitaleve COVID ku dhe ka ndërruar jetë. Edhe faqja zyrtare në “Facebook”, e Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, i ka kushtuar një shkrim vdekjes së 21-vjeçarit, ku i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe. Postimi i plotë i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë: Një rrugëtim i ndërprere në gjysmë! Sot mungon mes nesh…
Duke nisur nga e hëna, më shumë se gjysma e vendit do të shpallet zonë e kuqe. Kalabria, Toskana dhe Valle d’Aosta do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli. Me 24 mijë raste të reja dhe 450 vdekje në një ditë, qeveria konfirmon ashpërsinë maksimale edhe pas Pashkëve. Në të gjithë zonat e kuqe, mësimi do të vijojë deri në klasën e gjashtë, ndërsa në ato portokalli, të gjithë nxënësit deri në klasën e 8 dhe 50% e nxënësve të shkollës…
Sulmuesi i talentuar shqiptar nën pronësi të Chelsea, por që londinezët e kanë huazuar në Eredivisie te Vittese, ka zgjedhur Kombëtaren e Shqipërisë, edhe pse është lindur në Angli. Në një intervistë për “Goal”, Armando Broja ka treguar pse ka zgjedhur Shqipërinë, pasi për të nuk ishte problem ta bënte këtë zgjedhje. “Normalisht që është një vendim i madh dhe i rëndësishëm, kur t’i zgjedh vendin tënd për të luajtur. Zgjodha Shqipërinë, sepse brenda meje kam gjak shqiptar. Unë jam shqiptar, prindërit e mi po ashtu dhe nuk e kisha të vështirë për të bërë zgjedhjen”,- ka thënë fillimisht Broja.…
Me çeljen e fushatës elektorale, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, u ka dhënë urdhër të gjithë drejtorëve të policive vendore dhe shefave të komisariateve në vend, që të qëndrojnë çdo ditë të javës në punë. “BalkanWeb”, shkruan se edhe drejtorët apo shefat të cilët punojnë larg vendbanimit të tyre, gjatë kësaj periudhe nuk do të largohen nga vendi i punës në fundjavë. Largimi i tyre, do të lejohet vetëm në rastet nëse kanë nevoja të veçanta dhe u duhet me patjetër që të largohen nga puna.
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një telefonatë me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leten. Në një status në profilin e tij në Facebook, Rama shkruan se shumë shpejt në rajonin e Ballkanit do të vijnë edhe 651 mijë vaksina anti-covid të Pfizer nga Bashkimi Europian. “Një lajm i mirë në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian,”- shkruan Rama, por gjithsesi, nuk dihet se sa doza do të marrë Shqipëria nga kjo ngarkesë.
Erla Mëhilli, zëdhënësja e ish-kryeministrit Sali Berisha për më shumë se 10 vite ka vendosur të hedhë një tjetër hap në një projekt të ri. Në një postim në Facebook, Mëhilli shkruan se pas eksperiencës politike dhe profesionale me doktorin do të përfshihet në një format analize politike që përkon edhe me nisjen e fushatës elektorale. Postimi i plotë Të dashur miq! Pas kaq vitesh eksperiencë politike dhe profesionale gjatë punës me zotin Berisha, kam vendosur të angazhohem në një projekt të ri profesional. Ne ditët në vijim do kem kënaqësinë të përfshihem fillimisht në një format analize politike që…
Kryeministri Edi Rama inspektori sot Ujësjellësin e ri në Krujë. Teksa afrohej pranë Ujësjellësit, Rama kërkoi një shishe apo gotë për ta mbushur dhe për ta pirë. Pasi u ul mbushi shishen, e ktheu duke bërë dhe një ‘reklamë’. “Presioni gjë e mirë, hajde gëzuar, me këtë ujë të freskët nga Kruja, uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Perfekt,”- tha Rama dhe shishen ia kaloi Milva Ekonomit. Me të njëjtën shishe, piu dhe Ekonomi dhe tha: Apo s’qenka dhe i ftohtë…. Më pas shishen nga Ekonomi, e mori edhe Artur Bushi, kryebashkiaku i Krujës. Duke qeshur, ai e ktheu…
Arjan Sala, heroi që u sakrifkua për të shpëtuar jetën e personave që ndodheshin brenda magazinës që u përfshi nga flakët, është përcjellë për në banesën e fundit. Në pamjet e mëposhtme, të publikuara nga JOQ Albania, shihet vargu i makinave që ecën qetësisht për të dërguar Salën në shtëpinë ku do të prehet përgjithmonë. Zjarri në magazinë nisi pasditen e së mërkurës rreth orës 15:00 tek Casa Italia. Sipas dëshmitarëve, Sala ka shpëtuar rreth 20 punonjës të tjerë, ndërsa vetë u nxorr i pajetë gjatë orëve të natës. Ndërkohë që ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në…
Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 873 raste pozitive dhe kanë humbur jetën 11 persona. Në raport me ditën e djeshme ajo çka vihet re është gati dyfishimi i numrit të viktimave, pasi dje janë raportuar 6 humbje jete si pasojë e virusit. Numri i pacientëve të cilët kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19 është 544 gjatë 24 orët e fundit. Sipas IKSHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 372 raste, Gjilan 83 raste, Fushë-Kosovë 60 raste, Gjakovë 53 raste, Mitrovicë 51 raste, Vushtrri 42 raste,…