Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë i shkallës rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 08:59. Tëmeti është ndjerë 20 kilometër në veri të Tiranës dhe zonat përreth. Magnituda e këtij tërmeti ka qenë e vogël, dhe nuk ka shkaktuar dëme.
Author: tirana
Cilat ndryshime do të zgjasin? Pandemia mund të shënojë një kapitull të ri në sistemet e mbrojtjes sociale “Papritmas gjithçka të bie mbi kokë “, thotë Will, një 30-vjeçar nga Londra. Ai punonte në marketingun e arteve që kur u diplomua në universitet. Pandemia përmbysi gjithçka. Rezervat e parave u zhdukën. Shpëtimi erdhi në formën e ndihmave të papunësisë nga qeveria britanike, pa të cilat ai do të ishte i papunë dhe i varfër. Përvoja e ka nxitur që të mbështesë sistemin e mirëqenies sociale – dhe madje edhe skemat më të mëdha, siç janë të ardhurat themelore universale (UBI).…
Kur na ndajnë vetëm 27 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur tek një tjetër ‘dështim’ i kryeministrit Edi Rama në këto 8 vite qeverisje nga ai. Përmes një postimi në ‘Facebook’, lideri demokrat thekson se niveli i huamarrjes informale në vendin tonë në këto vitet e fundit është më i lartë. “27 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si është niveli i huamarrjes informale në Shqipëri, në krahësim me vendet e Rajonit? Përgjigja: Më i lartë. Kriza ekonomike i ka shtyrë sipërmarrjet dhe familjet shqiptare drejt…
Vendi ynë do të kushtëzohet nga moti me kthjellime në zonat bregdetare. Por vranësira kalimtare do të ketë në zonat lindore gjatë paradites. Ndërkohë mesdita do të sjellë largimin e vranësirave edhe nga zonat malore, duke bërë kështu që kthjellimet të jenë mbizotëruese në Shqipëri. Bëhet e ditur se temperaturat e ajrit rriten lehtë në vlerat e minimale dhe maksimale duke bërë ekstremumet ditore të luhaten nga 1 deri në 19°C. Gjithashtu era do fryjë e lehtë, me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim të ulët.
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me një video-mesazh. Rama ka publikuar në Facebook një video ku dëgjohet duke folur me optimizëm për sigurimin e dozave të vaksinave anti-Covid. Në të njëjtën kohë, Rama premton se deri në verë jeta do t’i kthehet normalitetit. Por jo vetëm kaq! Kryeministri gjithashtu jep shpresë edhe për turizmin në vendin tonë, ndërsa thekson se Shqipëria do të presë turistë nga e gjithë bota. “Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve,…
Në një intervistë ekskluzive për gazetaren e Top Channel, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka zbuluar se qytetarët duke nisur nga dita e hënë do të mund të aplikojnë apo të marrin informacion lidhur me bërjen e vaksinës, në portalin qeveritar “E-Albania” Sipas ministres Manastirliu, porta e parë për qytetarët do të jetë mjeku i familjes por edhe për ata që dëshirojnë të aplikojnë vetë për vaksinën, do mund të aplikojnë nëpërmjet portalit dhe më pas të marrin datën kur ata do të bëjnë vaksinën. “Mënyrë që do të lajmërohen nga mjeku i familjes. Ata që do zgjedhin për tu…
Rritja e Partisë Demokratike në sondazhe, ka shkaktuar një luftë të ftohtë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, për shkak se në çdo qark, përqindjet e rritura të PD, janë përqindje të zbritura nga LSI. Kjo është e qartë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e kudo. Debati është nëse PD po i merr vota LSI, apo po rimerr votat e saj të humbura në vitin 2017? Pretendimi i LSI se PD po merr votat e saj me pabesi dhe joshje të elektoratit të saj, nuk qëndron. Në të vërtet këtë gjë po e bën PS më shumë. Ajo po tërheq krerë…
Kryeministri Edi Rama sot Edi Rama pas një bisede telefonike që zhvilloi me Presidenten e Komisionit Europian, njoftoi se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, BE do të dhurojë 651 mijë vaksina Pfizer, me të cilat do vaksinohen punonjësit shëndetësorë dhe njerëzit në nevojë. Pas këtij lajmi qytetarët kanë vërshuar me komente në rrjete sociale, shumë prej tyre kritike. Një qytetar ka bërë llogarinë sipas të cilit nga këto Shqipëria do përfitojë vetëm 1/10 e tyre. Një tjetër qytetar, pa u zgjatur shkruan: “Prap qeverin do ta humbësh”. Rama i përgjigjet me ironi: “Në 25 prill do ta marrim vesh kete…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gramshit, ku një person e ka zënë poshtë zetori, e për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zamsh të njësisë administrative Kodovjat, të Gramshit. Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Gramshit, ku një person e ka zënë poshtë zetori, e për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zamsh të njësisë administrative Kodovjat, të Gramshit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë i kanë fokusuar kontrollet në qytetin e Lushnjes. Ndryshe nga një ditë më parë, që u kontrolluan banesa e biznese në qytetin bregdetar të Vlorës, sot FNSH-ja ka dalë në rrugët e Lushnjes dhe ka nisur ‘shkundjen’. Mësohet se prej disa orësh FNSH, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe të Komisariatit të Policisë Lushnjë po zhvillojnë kontrolle të shumta në lokale, rrugë, automjete, si dhe në disa fshatra në objekte të braktisura dhe tunele. Kjo gjë bëhet pas disponimit të informacioneve se mund të strehohen persona të shpallur në këkrim. Një ditë më…
Dashi Është dita e duhur për t’u përpjekur maksimalisht për qëllimin tuaj. Do të keni rezultatin që dëshironi nëse tregoheni diplomatë gjatë zgjidhjes së një problemi emergjent. Nuk është koha e duhur për të rrezikuar duke ndërmarrë një projekt të ri. Demi Disa Demë do të surprizohen nga një lajm që do të marrin këtë të dielë. Ka gjasa që ky lajm të vijë nga dikush që do të rikthehet sërish në jetën tuaj. Në përgjithësi kjo ditë nuk do të sjellë probleme, por as ndonjë rezultat të rëndësishëm. Binjakët Nuk ka ndonjë këshillë të veçantë sesi duhet të veproni.…
Beyonce është përfshirë në një situatë shumë të vështirë gjatë këtij muaji. Këngëtarja me famë botërore ka humbur gjëra me vlerë 1 milion dollarë, pasi hajdutët kanë hyrë në njësitë e saj të magazinimit. Sipas “TMZ”magazinat e artistes janë sulmuar dy herë nga hajdutët, të cilët kanë vjedhur fustane dhe çanta të shtrenjta. Në bazë të këtyre raportimeve hajdutët janë kthyer një javë pas vjedhjes së parë dhe kanë hyrë me forcë brenda tre magazinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur për “TMZ” se investigimet vazhdojnë, por nuk është arrestuar ende askush. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë…