Ka nisur këtë të dielë vaksinimi i të moshuarave mbi 70 vjeç në Sheshin “Skëndërbej”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ku është takuar me aktorin Luftar Paja dhe të moshuar të tjerë në këtë qendër vaksinimi të cilët ndodheshin në radhë për të marrë dozën e vaksinës. Manastirliu i ka pyetur të moshuarit se si po shkon procesi. “E bëra vaksinën, shkoi mirë”, ka thënë aktori. Ndërkohë kujtojmë se me ngritjen e dy çadrave të mëdha në shërbim të procesit të vaksinimit synohet që të arrihet objektivi 10-15 mijë vaksinimeve në ditë. Vaksinimi…
Author: tirana
Dhjetë familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit, firmosën sot kontratën që siguron strehimin e tyre me një apartament të ri në lagjen “KombinArt” që po ndërtohet në Kombinat. Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se deri më tani janë firmosur 338 kontrata të tilla, duke theksuar se banesa që ata do të marrin do të jetë shumë herë më e mirë se ajo që kishin para tërmetit. Sipas kryebashkiakut, në këtë mënyrë është zgjidhur edhe problemi me strehimin për banorët që kanë jetuar në kushte të këqija…
Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv. Rama ka shkëmbyer edhe batuta me të moshuarit që prisnin në radhë për të marrë vaksinën. “O gjigant, o gjigant, rrofsh sa malet, një mijë t’u bëftë dita”, ishte një person që iu drejtonte Ramës. Ndërsa një grua iu drejtua me shprehjet se “në momentin e duhur, në vendin e duhur Shqipërisë iu gjet një person si ti”. Ndërsa Rama iu drejtua duke i thënë: E më lëri këto tani.
Ditën e sotme ka nisur në vendin tonë vaksinimi masiv kundër COVID-19. Fillimisht do ta marrin vaksinën personat mbi 70-vjeç. Në një prononcim për mediat një i moshuar, i cili priste në radhë bashkë me gruan e tij për të bërë vaksinën anti-covid, është shprehur optimist për këtë proces. Ai pohoi se ishte telefonuar nga mjekja e familjes, e cila e kishte orientuar që të shkonte për t’u vaksinuar në një prej çadrave të ngritura në sheshin ‘Skëndërbej’. “Po presim në radhë, kemi kënaqësi që po e bëjmë. S’kemi frikë nga vaksinimi. Jemi thirrur nga mjekja. Na mori në telefon…
Shkatërrohet një grup kriminal i trafikut të drogës në Shkodër. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ranë 4 persona. Në kuadër të operacionit të koduar “Rrjeta” u arrestuan shtetasit me inicialet Halis Uraj, 30 vjeç, banues në Shkodër, Mustafa Uraj 26 vjeç, Arjan Uraj, 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç, banues ne fshatin Mes të Shkodrës. Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në Postribë, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.Gjatë operacionit forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 14 litra vaj hashashi; 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate; Një armë…
Vëllai i Arjan Salës, heroit që sakrifikoi veten e tij duke u futur në mes të flakëve për të shpëtuar 25 kolegët e tij, i ka rrëqethur të gjithë mëngjesin e sotëm me dedikimin e tij prekës. Lotët për të vëllain që humbi jetën brenda një magazine së qendrës tregtare, nuk kanë të ndalur. “Zemra ime po bëhet java që nuk je me mua ”, shkruan Edmond Sala në postimin e tij, ku ka publikuar një fotografi të Arjanit. Ndërkohë kujtojmë se trupi i pajetë i 33-vjeçari u gjet në mes të magazinës, ku ai kishte hyrë për të shpëtuar…
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër dy çadrat në Sheshin Skënderbej, ku po kryhet vaksinimi i të moshuarve me vaksinën Sinovax. Kreu i qeverisë, teksa ka bashkëbiseduar me të moshuarit, iu ka uruar atyre shëndet ndërsa nuk i ka kursyer as kritikat. Ai i kërkoi ministres Manastirliu që të vendosnin disa karrige në hyrje të çadrave, ku të presin të moshuarit. Po ashtu ai u shpreh optimist per vaksinimin. “Brenda majit, gjysmë milioni shqiptarë të vaksinuar. Kam bindjen e plotë se do të ecim shumë shpejt. Kemi siguruar sasi të konsideruershme. Besoj shumë që ky sezon turistik do të…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu përmes një reagimi ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama sa i takon procesit të vaksinimit. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shehu theksoi se Rama organizon shfaqje cirku me vaksina të pa certifikuara, për të fshehur sipas tij faktin që Shqipëria renditet në fund të botës për nivelin e vaksinimit e pasojat e Covid. Shehu pohoi se sipas observatorit britanik Shqipëria qëndron në nivelin Afrikano Qendror me 2,16 doza (jo vaksinime) per 100 banorë, kur mesatarja botërore eshte 6,76, duke perfshire dhe vendet me te prabambetura. REAGIMI I SHEHUT Rama organizon “cfaqje cirku” vaksinash te pa…
*Pjesa e dytë Publikohen disa dokumenta arkivor të nxjerrë nga Arkivi Qëndror i Shtetit (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), që i përket 30 marsit të vitit 1973, ku ndodhet process-verbali i takimit të Enver Hoxhës dhe Hysni Kapos, me Fadil Paçramin, që asokohe ishte në funksionin e sekretarit të Komitetit të Partisë së rrethit të Tiranës (që mbulonte artin, kulturën dhe propagandën), takim i cili bëhej me kërkesën e vetë Paçramit, pas akuzave të ashpra që kishte hedhur ndaj tij ‘udhëheqësi kryesor i Partisë’, në fjalën e mbajtur më 15 dhe 16 mars të atij viti në aparatin e…
Mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’, si kurrë më parë ishte një nënë që kërkonte nuse për djalin e saj. Në studio si fillim kishte ardhur vajza e Selimes, Margarita e cila rrëfeu historinë e familjes së saj, por gjithashtu dhe pengun e madh që kishte mamaja, Selimja. Nënë Selimeja përveç Margaritës, kishte dhe një djalë që jetonte për vite të tëra në Greqi. Margarita tregoi se vëllai i saj sipas Selimes e kishte kaluar moshën e martesës dhe se nëna kishte bërë shumë përpjekje që ta martonte sa më shpejt. Për këtë arsye, Margarita…
Ka nisur sot në sheshin “Skënderbej” procesi i vaksinimit masiv me vaksinën kineze, duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik. Në hapësirën e sheshit “Skënderbej” nisen mbrëmjen e së shtunës përgatitjet për ngritjen tendave që do të shërbejnë si qendra vaksinimi. Procesin e përgatitor e ndoqi nga afër ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Kjo e fundit tha se nesër në të gjithë territorin e vendit, qytetarëve do t’u injektohet vaksina kineze “Sinovac”. Gjithashtu ajo shpjegoi të gjitha hapat që duhet të ndjekin qytetarët për t’u vaksinuar.Sipas ministres, sot në…
Një 46-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. K., 46 vjeç, banues në Sarandë. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet iu referuan Prokurorisë, për për veprën penale “Dhuna në familje”.