Vëllai i Arjan Salës, heroit që sakrifikoi veten e tij duke u futur në mes të flakëve për të shpëtuar 25 kolegët e tij, i ka rrëqethur të gjithë mëngjesin e sotëm me dedikimin e tij prekës.
Lotët për të vëllain që humbi jetën brenda një magazine së qendrës tregtare, nuk kanë të ndalur.
“Zemra ime po bëhet java që nuk je me mua ”, shkruan Edmond Sala në postimin e tij, ku ka publikuar një fotografi të Arjanit.
Ndërkohë kujtojmë se trupi i pajetë i 33-vjeçari u gjet në mes të magazinës, ku ai kishte hyrë për të shpëtuar punonjësit nga zjarri dhe për të shuar vatrën. Por fatkeqësisht nuk mundi që të dilte gjallë nga aty.
Arjan Sala është mundur të nxirret nga magazina pas rreth 60 orësh. Ndërkohë ka qenë xhaxhai i viktimës ai i cili ka identifikuar trupin dhe më pas është dërguar në morg për të bërë ekspertizën e plotë.
