Kryeministri Edi Rama ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv. Rama ka shkëmbyer edhe batuta me të moshuarit që prisnin në radhë për të marrë vaksinën.
“O gjigant, o gjigant, rrofsh sa malet, një mijë t’u bëftë dita”, ishte një person që iu drejtonte Ramës. Ndërsa një grua iu drejtua me shprehjet se “në momentin e duhur, në vendin e duhur Shqipërisë iu gjet një person si ti”.
Ndërsa Rama iu drejtua duke i thënë: E më lëri këto tani.
