Author: tirana

Kryevëzhguesja e OSBE ODIHR Urszula Gacek në një intervistë dhënë gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu tregohet e kujdesshme të japë një vlerësim për parapërgatitjet e deritanishme të zgjedhjeve të 25 Prillit. Megjithatë ajo tregon se cilat do të jenë çështjet prioritare të monitorimit prej vëzhguesve të saj në terren. Ambasadorja Gacek premton se një ditë pas zgjedhjeve ajo nuk do të mjaftohet duke thënë 2 fjalët, zgjedhje të lira e të ndershme por do të japë një vlerësim gjithëpërfshirës, të drejtë e të pavarur. Muhamed Veliu: Shkëlqesi Ambasadore. Faleminderit për këtë intervistë në Top Channel. Fillimisht, cili është vlerësimi…

Read More

Në sheshin “Skënderbej” ka filluar përgatitja e ambienteve për procesin e vaksinimit masiv me vaksinën kineze duke filluar me të moshuarit mbi 70 vjeç. Vaksinimi masiv në Tiranë do të nis për të moshuarit mbi 70-vjeç, ndërsa ata janë lajmëruar nga qendrat shëndetësore sipas rendit alfabetik. Deri më tani kanë mbërritur 192 mijë doza të vaksinës Sinovac ndërsa pritet sipas objektivave të qeverisë që brenda muajit qershor të vaksinohen 1.2 milionë shqiptarë.

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë një takim të sotëm elektoral në Krujë, tregoi një tjetër arsye se përse sipas tij Kruja do të jetë në qendër të vëmendjes së tij. “Gjysma e gjysmës time më të mirë është nga Kruja, pasi e ëma e Lindës është nga Kruja dhe duke ardhur këtu në Durrës, gjë që unë e kam bërë nisur në radhë të parë për t’i kushtuar rëndësi se ka potencial është e lidhur edhe me një pjesë të rrënjëve të mia. Do të duhet ta mbaj edhe detyrimin për t’u kujdesur edhe për Krujën” tha ai.

Read More

Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Fier. Behet me dije se shkaku i flakës së makinës ka qënë një defekt në automjet. Flakët e automjetit janë shuar falë një lavazhoje që ishte në vendngjarje. Ndërkohë që policia ka shkuar në ngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e rastit të flakës. Mjeti që ka marër flakë ka patur drejtues personin me iniciale A.J. Policia gjithashtu ka bërë me dije se nga marrja flakë e makinës nuk ka persona të lënduar. Njoftimi i policisë: Sot rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ka marë flakë…

Read More

Gilberta dhe Naumi kanë pasur një “përplasje” mes tyre, në emisionin “Per’Puthen+40”. Ka qenë Naumi i cili teksa i drejtohej Gilbertës, i ka ngatërruar emrin duke i thënë Griselda. Kjo nuk u kalua lehtë nga Gilberta e cila tha se nuk ka si të pres takim kur ai i ngatërron emrin. Naumi : Unë që nga moment që një person e vlerësoj nga ana e brendshme më shumë. Kama ardhur që në fillim dhe kam pasur dëshirë që të zgjidhem nga Griselda, Gilberta. Gilberta: Po ti s’më di as emrin mo Naum, si pret të të zgjedh. Naumi: Edhe Lind…

Read More

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, konstitucionalisti Shkëlqim Hajdari paralajmëroi se asnjë kandidat i inkriminuar nuk do të ketë shanse të hyjë në parlamentin që do të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. “Besoja që këtë herë sikur të kishin kërkesa pa fund, njerëz që e dinë të shkuarën e tyre nuk duhet të pranonin të hynin në lista. Prokuroria të funksionojë shpejt, pas kërkesës të KQZ, rezultatet të dalin para ditës së votimit, në mënyrë që të mos kemi ndryshime të rezultatit. Këta njerëz janë të pashpresë në parlament, do jenë një njollë negative, por nuk kanë asnjë shans…

Read More

Episodi i tretë i “PërPuthen+ 40” ka nisur disi ndryshe. Ka qenë Gilberta ajo e cila ka bërë një surprizë për të gjithë të pranishmit duke sjellë një kek në skenë. Ajo është shprehur se ka filluar të mësojë të gatuaj dhe për këtë arsye kekun e parë e ka sjellë në skenën e PërPuthen 40. Gilberta: e kam sjellë unë. Vendosa që të mësoj të gatuaj më në fund dhe kekun e parë vendosa që të sjellë këtu. Arjani: Aa dmth ne do e e bëjmë eksperimentin. Me kë e ka takimin? Bora: Për Ilirin e ke sjellë? Arjani:…

Read More

Rama thotë se vota nuk është tifozllëk, dhe as histori, por duhet të shkojë për atë që bën punë. Ai ka bërë një krahasim me Bashën duke thënë se mes dy gomerëve, Basha nuk e bën dot punën para atij sepse fle gjumë. Madje kryeministri thotë se nuk ka dalë për të gjetur nuse, dhe ka një mesazh për demokratët që mos shohin të votojnë gomarin blu apo mavi, sepse më pas i vin taksa e sheshtë që do e godasë. Rama e ka krahasuar PD me një dardhë që ka një gjarpër mbrapa, Berishën për të cilin thotë se…

Read More

Ilaçet e zemrës siç është kardiopirina ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Ky ilaç jepet vetëm nga mjeku, si për personat që kanë një gjendje të avancuar të sëmundjeve të zemrës dhe për personat që janë në fazat e para të tyre. Në rastet e personave në një faze të avancuar të sëmundjes AgroWeb.org këshillon të vazhdohet patjetër mjekimi i paracaktuar nga mjeku. Mënyrat alternative të zevendësimit të kardiopirinës dhe ilaçeve për të mbrojtur zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare ndodhen në kuzhinën tuaj. Një ndër metodat më të mira për të parandaluar këto simptoma janë të gjitha ushqimet që përmbajnë flavonoide…

Read More

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 1,827 persona, janë kryer 3070 testime dhe janë shëruar 550 të tjerë. Ndërkohë janë shënuar 425 raste të reja dhe 12 humbje jete. Pjesë nga njoftimi Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19. Vijon procesi i vaksinimit antiCOVID në…

Read More

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një video pak para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale. Në videon-selfie, Spiropali shprehet se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e nisura, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj. Komunikimi i ministres ka marrë reagime të shumta në rrjet nga qytetarët, por jo vetëm. Ajo që vihet re është komenti i reperit Stresi, i cili njihet për bindjet e tij të djathta si dhe është një…

Read More