Një makinë ka shpërthyer në flakë pasditen e sotme në Fier. Behet me dije se shkaku i flakës së makinës ka qënë një defekt në automjet. Flakët e automjetit janë shuar falë një lavazhoje që ishte në vendngjarje.
Ndërkohë që policia ka shkuar në ngjarje dhe po punon mbi zbardhjen e rastit të flakës. Mjeti që ka marër flakë ka patur drejtues personin me iniciale A.J. Policia gjithashtu ka bërë me dije se nga marrja flakë e makinës nuk ka persona të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 17:40, në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ka marë flakë në ecje automjeti tip “Jeep” me drejtues shtetasin A. J. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka persona të dëmtuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.