Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Ushqimet me vitaminë K, për trurin, gjakun dhe kockat, ja burimet natyrale ku mund ta gjeni

12:55 / March 27, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 a56710fc0eec6eb3c303d66f2076e515
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa prej shenjave dhe simptomave të mungesës së vitaminës K përfshijnë lehtësitë në nxirje të lëkurës, rrjedhje të gjakut prej hundëve ose mishrave të dhëmbëve, gjakderdhje në sistemin tretës.Njerëzit që vuajnë nga kequshqyerja kronike, varësia ndaj alkoolit apo problemet shëndetësore që kanë të bëjnë me paaftësinë e përthithjes së vitaminave, janë më të rrezikuar ndaj pamjaftueshmërisë së vitaminës K.

Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në shumë burime natyrale. Kryesisht te barishtet si kale, spinaqi, pazia, gjethet e rrepave dhe te perimet si lakrat e vogla, lulelakra, brokoli, shpargu, majdanozi dhe sallata jeshile. Burime të tjera të vitaminës K janë qepët e njoma, kumbullat, kastraveci, mëlçia e viçit, çaji jeshil, peshku, vezët, borziloku i thatë, krundet e grurit dhe produktet e fermentuara të bulmetit si kosi dhe djathi.

Përmirëson shëndetin e kockave
Kjo vitaminë e rëndësishme luan një rol kryesor në përmirësimin e shëndetit të kockave dhe ulur rrezikun e frakturave të tyre. Vitamina K është veçanërisht e rëndësishme për femrat pas menopauzës të cilat rrezikohen nga osteoporoza. Organizmi ka nevojë për vitaminë K për të transportuar kalciumin, aq shumë i dobishëm për formimin e kockave. Sasitë e mjaftueshme të vitaminës K, veçanërisht të asaj K2 janë të dobishme për aktivizimin e osteocalkinës. Ajo është një proteinë që qarkullon në gjak dhe që ndërlidh jonet e kalciumit me strukturën e kockës. Kjo proteinë i bën kockat më të forta.

Mbështet shëndetin e zemrës
Vitamina K është e mirë edhe për shëndetin e zemrës. Pikë së pari, ajo ndihmon në uljen e tensionit të gjakut duke parandaluar akumulimin e mineraleve në enët e gjakut. Kjo e ndihmon zemrën të pompojë gjak më lehtë. Vitamina lufton inflamacionin dhe mbron qelizat përbërëse të damarëve, venave dhe arterieve. Një gjë e tillë pakëson gjasat e një arresti kardiak ose ataku në zemër.

Mbështet funksionet e trurit
Kjo vitaminë lufton inflamacionin dhe mbron trurin ndaj stresit oksidues që shkaktohet nga radikalet e lira. Stresi oksidues mund të dëmtojë qelizat e trurit dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme si Alzhaimeri, Parkinsoni e të tjerë./AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.