Author: tirana

Situata e COVID-19 vijon të jetë problematike në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 836 raste të reja pozitive. Ndërsa nga krahu tjetër, fatkeqësisht 10 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin. Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 700 persona. Njoftimi i plotë: 700 TË SHËRUAR DHE 836 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej…

Read More

Presidenti Ilir Meta jep një mesazh të fortë pak orë para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale nga partitë politike. Kreu i Shtetit iu drejtohet të gjithë qytetarëve, duke iu kërkuar të denoncojnë çdo krim zgjedhor. “Që nga sot, kam vendosur t’u vë dispozicion të gjithë qytetarëve një dritare të re të mbrojtjes së votës së lirë me moton, “DENONCO KRIMIN ZGJEDHOR””, thekson mes të tjerash Kreu i Shtetit. Më tej, Presidenti deklaron se “Krimi zgjedhor, godet dhe shtrembëron vullnetin e zgjedhësit, instalon autokracinë dhe rrezikon demokracinë, duke përdhosur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të drejtat, liritë dhe vlerat universale, që…

Read More

Anija me flamur shqiptar është përplasur me peshkarexhën italiane të cilën e ka fundosur. Aksidenti raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme. Pas përplasjes, ekuipazhi i anijes me flamur shqiptar ka bërë të mundur shpëtimin e katër marinarëve italianë që ndodheshin në peshkarexhë. Më pas, ekuipazhi i anijes shqiptare ka njoftuar edhe autoritetet përkatëse për këtë aksident. Katër marinarët italianë ndodhen në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Ka nisur festa e mbështetësve të Partisë Demokratike në Tiranë. Teksa na ndajnë veç dy orë nga çelja e fushatës, mbështetës të PD kanë parakaluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Me borie e flamuj të PD-së mbështetësit kanë lëvizur në drejtim të sheshit “Nënë Tereza” ku do të mbahet dhe aktiviteti i opozitës. Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të mbushet me makina, që kane nisur të vijnë. Kjo mësohet se do të jetë një nga surprizat e PD. Ekzaktësisht 472 makina pritet të zbarkojnë në shesh. Pra ashtu siç…

Read More

Mbrëmjen e sotme në “E ardhmja është vajzë” në ABC e ftuar ishte edhe deputetja Blerina Gjylameti e cila në rubrikën “Në mundsh” ku vajzat flasin për vështirësitë e tyre në jetë, tregoi që ka një forcë të jashtëzakonshme tek e cila mund të mbështeten edhe njerëzit e saj të dashur. Humbja e madhe e motrës dhe e vëllait në një kohë shumë të shkurtër e ka bërë atë të mendojë më shumë për njerëzit e zemrës. “Nuk mund ta lejoja që të rrëzohesha e të mendoja veç për veten. Duhet të bëhesha e fortë për njerëzit e tjerë të…

Read More

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar mëngjesin e sotëm, videon e tij që u bë virale në rrjetet sociale, ku shfaqej duke kënduar këngën e Osman Takës. I ftuar në emisionin ‘7pa5’, kandidati për deputet i PS-së në Fier, Petro Koçi zbuloi se vallen e Osman Takës nuk di ta kërcejë, por i pëlqen ta këndojë. Ai këshilloi këdo që për një moment të harrojë çfarë është dhe të këndojë. “Jo nuk di ta kërcej, por është një këngë dhe një valle shumë shumë e bukur. Është një nga perlat e folklorit shqiptar. Kënga, muzika është një instrument që…

Read More

Ish-kryeministri Pandeli Majko i vendosur në listën e Tiranës në vijën e zjarrit, i 19-ti vijon fushatën intensive në terren për të bindur qytetarët që të votojnë jo vetëm PS-në, por edhe atë personalisht në fletën e votimit për t’i siguruar mandatin. Mbrëmjen e sotme, socialisti i vjetër ka postuar në Facebook disa foto nga një takim me vëllezërit e njohur Endri & Stefi dhe këngëtarin tjetër Erik Lloshi. “Me dy vëllezërit e këngës nga Korça Endri & Stefi dhe Erik Lloshin në një takim miqësor në Njësinë nr.5” shkruan Majko. Këtë fushatë politika ka “rekrutuar” shumë këngëtarë dhe artistë…

Read More

Vaksina e koronavirusit në formë pilule mund të hyjë në fazat e para të provave klinike këtë vit. Oravax, kompania që punon në pilulë, tha se shpreson që faza e parë e provave klinike njerëzore do të fillojë deri në qershor. Ky hap është vetëm faza më e hershme e zhvillimit të vaksinave. Nuk ka asnjë garanci për sukses, dhe edhe nëse ka sukses, mund të duhet një vit ose më shumë para se të miratohet për përdorim (Moderna dhe Pfizer filluan provat e tyre të para njerëzore përkatësisht në mars dhe maj 2020). Oravax është një partneritet i përbashkët…

Read More

Nga Rodrigo Menegat Schuinski “Google Images” i jep fytyrë botës: Kush do të shohë si duket ai apo ajo do të futet në kërkim në google njëherë. Një hulutim i Deutsche Welles arrin në konkluzionin, se në çfarë rezultatesh të shtrembëruara të çojnë algoritmet e gjigandit kërkimor. Gazetaret e gazetarët e Deutsche Welles kanë analizuar më shumë se 20.000 pamje dhe faqe web-i. Rezultati: Kërkimet e fotove në anglisht me fjalëkyçe si “femra braziliane”, “femra domenikane”, “femra tajlandeze”, “femra ukrainase” të çojnë më shumë në pamje vajzash të reja në poza dhe veshje provokuese, se sa kërkimi në Google për…

Read More

Kandidatja për deputete në listat e Partisë Demokratike, Grida Duma, e pyetur nëse do të marrë vaksinën kundër Covid-19, është shprehur se është shumë e gatshme për t’u injektuar. E ftuar në emisionin “Rudina”, Duma ka thënë se nuk ka dyshim as për vaksinën ruse e as për atë kineze, duke shtuar se është detyrim, e sidomos i politikanëvë, që janë të rrethuar nga shumë njerëz. PJESË NGA BISEDA: Qytetarja: Zonja Grida do ta bëni vaksinën kur të vijë? Grida Duma: Absolutisht po dhe është një mesazh për të gjithë, le t’i lëmë mënjanë këto merake me shumë sofistikime, vaksinat duhen, është…

Read More

Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është përplasur me koordinatorin Kombëtar për Shëndetësinë në Partinë Demokratike, Gazmend Koduzi. Të dy, teksa ishin të ftuar në “Real Story”, debatuan për numrin e jetëve të humbura nga Covid-19. Koduzi akuzoi Ministrinë për fshehjen e numrit të vdekjeve nga COVID. Këtë akuzë, Brataj nuk e pranoi dhe më pas mes tyre nisën përplasjet. Pjesë nga biseda PJESË NGA DEBATIKoduzi: Llogaria nuk bëhet siç thoni ju. Llogaria bëhet ndryshe. Sipas të dhënave qëBrataj: Në Shqipëri ka të vdekur dhe nga infarkti, tumoret, covid. Eksesi i vdekjeve, janë 28 mijë të gjitha.Koduzi: Nuk e di fare ti se…

Read More