Author: tirana

Policia në Hollandë evakuoi të enjten zonën përreth parlamentit në Hagë. Media lokale raportoi se ishte bërë një kërcënim për bombë. Autoritetet thanë se po hetonin vendin e ngjarjes por nuk dhanë ndonjë detaj shtesë mbi situatën. Gazetarët në Twitter shkruan se atyre u ishte thënë të largoheshin nga ndërtesat, ku ata kishin qenë duke pritur për një konferencë shtypi në lidhje me rinisjen e bisedimeve për formimin e një qeverie pas zgjedhjeve kombëtare të javës së kaluar.

Read More

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale në skenën e improvizuar te sheshi “Nënë Tereza”. Mbështetësit e PD janë mbledhur në shesh me makina, ndërsa nuk mungojnë flamujt e shumtë blu. Moderuesi u bën thirrje vazhdimisht mbështetësve demokratë dhe të opozitës që të mbajnë distancën dhe maskat. “Ne jemi Partia Demokratike. Ne kujdesemi për njëri-tjetrin”, përsërit ai vazhdimisht. “Ju lutem, ftoj të gjithë të pranishmit që të futen në makina e tu bien borive që të na dëgjojë Edi Rama se pak metra larg nesh është” ka thënë ai në një moment tjetër.

Read More

Shkrimtarja Flutura Açka e cila është edhe kandidate për deputete në listat e Partisë Demokratike është përlotur. Në fjalën që po mbante tek podiumi në sheshin “Nënë Tereza”, Açka u përlot dhe tha se nuk përmbahet dot kur flet për gjëra të dashura. “Nuk mbahem dot, nis më merret goja kur flas për gjëra të dashura dhe një nga gjërat e dashura është fakti që jam këtu sot,”- tha ajo ndër të tjera.

Read More

Partia Socialiste ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Fushata e PS ka nisur në sheshin “Skënderbej”, ku siç shihet në shesh janë vënë karrige me distancë, duke zbatuar masat anti-Covid. Aty ka mbërritur edhe kryeministri Edi Rama, i cili pritet të mbajë fjalën e tij. Fushata e PS është hapur me Himnin e Flamurit, të kënduar nga Vikena Kamenica.

Read More

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2794 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 472 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 28 raste në Shkodër, Fier, 27 raste në Durrës, 17 raste në Gjirokastër, 14 raste në Korçë, Kukës, 13 raste në Kurbin, Lezhë, Berat, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Elbasan, Lushnje, 9 raste në Pogradec, 8 raste në Devoll, Mirditë, Librazhd, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Peqin, 5 raste në Kamëz, Malësi e Madhe, Gramsh, …

Read More

Pas problemeve shëndetësore që kaloi para një jave, kandidati socialist në qarkun e Dibrës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit është shëruar plotësisht dhe është i gatshëm të nisë fushatën elektorale. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Damzi falenderon të gjithë qytetarët dibranë, të cilët iu gjendën pranë gjatë kësaj periudhe me probleme shëndetësore. “Vështirësitë me të cilat njeriu ndeshet gjatë jetës e bëjnë atë të njohë akoma më mirë si veten, po ashtu edhe dashurinë, respektin dhe sinqeritetin e njerëzve që e rrethojnë. Një mirënjohje të thellë për të gjithë ju, që me interesimin, mbështetjen…

Read More

Ushtria ka dërguar dy grupe të specializuar tek magazina që ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë brenda ka mbetur 33-vjeçari, Arjan Sala. Ushtrisë i është kërkuar ndihmë nga forcat zjarrfikëse dhe i janë bashkuar kërkimit dhe vënies në kontroll të situatës. Magazina ka marrë flakë ditën e djeshme, ku Sala ka mbetur brenda saj, dhe deri më tani nuk ka asnjë shenjë se ku mund të jetë ai. Policia që prej ditës së djeshme po vijon kërkimet, por që për fat të keq ende pa rezultat. Sakaq familjarët sot, kanë bërë apel shtetit që ta gjejnë, qoftë…

Read More

Partia Socialiste do të presë përfundimin e mitingut të opozitës për të startuar zyrtarisht betejën e egër për finalen e madhe të 25 prillit 2021. Kryeministri Edi Rama i ardhur me urgjencë nga Stambolli pritet të jetë kryesuesi i fjalës në Sheshin Skënderbej, qindra metra larg “shtëpisë” së demokratëve, sheshit “Nënë Tereza”. Deri më tani, atmosfera në sheshin Skënderbej është e qetë. Grumbullimet e para ende nuk kanë nisur. Ndryshe nga PD që zgjodhi që mitingun dhe grumbullimet ti organizojnë me makina, PS ka vendosur që të jetë më tradicionale. Karrige shihen të vendosura në shesh, të ndara në 10…

Read More

Nuk ka asnjë studim në dispozicion për të provuar nëse ka apo jo ndonjë lidhje midis grupit të gjakut të një personi dhe personalitetit të tij. Sidoqoftë, disa shoqëri mendojnë se grupi i gjakut luan një rol të rëndësishëm në jetën e një personi (përveç kujt mund t’i dhurojnë gjak dhe nga kush mund të pranojnë gjak). Për shembull, në Japoni, revistat botojnë horoskopë të grupit të gjakut për t’u treguar njerëzve se sa mirë do kalojnë gjatë gjithë ditës, javës ose muajit. Për më tepër, njerëzit shpesh kanë nevojë të përmendin grupin e tyre të gjakut gjatë intervistës për…

Read More

Kryeministri Edi Rama teksa ka thënë se Shqipëria po punon për të arritur një marrëveshje për të sjellë fabrikën e prodhimit të vaksinave në Shqipëri, ka shtuar se vaksina anticovid pritet të injektohet rregullisht njëlloj si vaksina e gripit. Më tej Rama ka shtuar se kjo fabrikë do të shërbejë për të furnizuar tregun vendas por edhe për eksport. “Fabrika është themeluar që në vitin 1700. Po flasim për prodhim vaksinash të gripit të hepatitit e të tjera. Dhe së treti nuk mbyllet historia kaq kollaj. Se sipas gjasave vaksina anticovid do të bëhet rregullisht si një vaksinë gripi. Është…

Read More

Biznesmeni Gjergj Luca është shprehur se e ka lënë në harresë incidentin e ndodhur me kandidatit për deputet të PD, Luçiano Boçi, konflikt i ndodhur pak ditë më parë në një lokal në Labinot. “Harresa është gjeja më e mrekullueshme që ka bërë zoti por edhe pendesa, disa njerëz duhet të kenë…që minimalisht duhet te fisnikërohen para opinionit publik. Megjithatë kjo hyn tek ata njerëz që hyjnë tek njerëzit që i falin dhe e dinë çfarë bëjnë. Mua më vjen keq edhe njëherë që ka ndodhur ajo punë dhe që nuk është Luca dhe as ai tjetri nuk është pjesë…

Read More