Author: tirana

Monika Kryemadhi, është pyetur lidhur me hapjen e fushatës nga Partia Demokratike në sheshin “Nënë Tereza” dhe përse LSI nuk ishte në shesh. Kryemadhi tha se në hapjen e fushatës u bë prezantimi i kandidatëve të PD-së dhe se nuk kishte kuptim prezenca e LSI, sepse ata e kanë nisur me kohë prezantimin e kandidatëve në rrethe. Megjithatë në studio pati debat, me analistët që ishin të interesuar të kuptonin përse opozita nuk ishte bashkë në shesh sot. Pjesë nga debati: Arjan Çani: Pse nuk ishit bashkë në shesh? Kryemadhi: Ishin kandidatët e PD-së që u prezantuan. Arjan Çani: Çudi…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Londër, ku një 21-vjeçar shqiptar është varrë me thikë në Honuslou. Mediat angleze thonë se viktimë e sulmit me thikë ka mbetur, Renato Geci. Lidhur me këtë krim, policia ka arrestuar një 31-vjeçar i cili dyshohet se vrau me thikë shqiptarin, si dhe një vajzë 27 -vjeçe e cila akuzohet se ka ndihmuar autorin e krimit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën rreth orës 03:22 të natës. Policia gjeti të plagosur, Renato Gecin si dhe një tjetër person. 21-vjeçarit shqiptar iu dha ndihmë mjekësore por nuk mundi që të mbijetojë.

Read More

Bill Gates bën një tjetër deklaratë të fortë për koronavirusin. Bashkëthemeluesi i kompanisë Microsoft, vlerëson se bota do të jetë në gjendje të kthehet në normalitet deri në fund të 2022-shit. Duke folur për gazetën polake Gazeta Wyborcza dhe transmetuesin televiziv TVN24, Gates tha se pandemia e koronavirusit është “një tragjedi e pabesueshme”. Sipas tij shpresa e vetme ishte qasja në vaksina, të cilat janë zhvilluar me një shpejtësi të jashtëzakonshme. “Deri në fund të vitit 2022 ne duhet të kthehemi plotësisht në normalitet”, ishte komenti i tij. miliarderi që ka dhënë dorëheqjen si shef ekzekutiv i Microsoft Corp, kujtoi…

Read More

Pas thuajse 5 muajsh kemi sërish mundësinë të shijojmë kombëtaren tonë në fushë. Shqipëria rikthehet sot në një ndeshje në transfertë ndaj Andorrës, e para në eliminatoret e Botërorit të vitit të ardhshëm në Katar. Kuqezinjtë janë favoritë në këtë betejë, por Andorra është një skuadër, që kërkon kujdes maksimal sepse në të shkuarën na ka krijuar probleme, duke na marrë pikë të rëndësishme. Në vitin 2019 na barazuan me shifrat 2-2 në “Elbasan Arena”.

Read More

Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetari Blendi Fevziu ka përjashtuar mundësinë e një debati publik me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. ‘Unë mendoj që Lulzim Basha është një kukull e vënë përpara nga ata që realisht janë udhëheqësit e asaj që quhet opozitë që janë Ilir Meta, Sali Berisha dhe Monika Kryemadhi. Lulzim Basha është një kukull. Mendimi im është që nuk kam përballë liderin real të gjithë atij konglomerati” – tha Rama në emisionin “Opinion”.

Read More

Deputeti shqiptar i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi i ka kujtuar përsëri kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç se Kosova është e pavarur dhe se për të hyrë në Kosovë, iu duhet leje e veçantë. Kamberi këto fjalë i ka thënë në një seancë në Parlamentin e Serbisë, derisa e ka komentuar edhe provokimin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili publikoi një fotografi të hartës së Kosovës me flamurin e Serbisë. Ndër të tjera ai është shprehur se foto që ka shpërndarë presidenti i Serbisë, Vuçiç e ka publikuar në profilin e tij në Instagram, paraqet fillimin e kampanjës…

Read More

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë hapur pasditen e kësaj të enjte fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Lidhur me këtë temë, analisti Mustafa Nano tha se PD asiociohet më shumë me protestat sepse është krijuar atëherë kur protestohej, ndërkohë që shtoi se PS ka preferuar zgjidhje më pak të bujshme. I pyetur lidhur me vendet që ata kanë zgjedhur jo shumë larg njëri-tjetrit, Nano tha se kjo gjë është e zakonshme, pasi sipas tij Bulevardi që nga momenti që është krijuar ka bërë historinë e Shqipërisë. Zoti Nano ka nisur fushata elektorale, cila është përshtypja juaj e parë…

Read More

Shumica e zyrave të parlamentit holandez në Hagë u evakuuan pas një alarmi për bombë. Lajmi raportohet nga mediat ndërkombëtare, të cilat citojnë policinë vendase. Sheshi para ndërtesës së parlamentit ishte gjithashtu i mbyllur, ndërkohë që alarmi u dha në orën 17.30. Po kështu po evakuohet edhe kompleksi parlamentar “Binnenhof”. “Ne po hetojmë pas një kërcënimi me bombë,” shkroi një zëdhënës i policisë në mediat sociale. Oficerët e policisë dhe oficerët nga Marechaussee, një degë e forcave të armatosura që ndihmojnë në sigurimin e Parlamentit, ishin të përfshirë në operacion. Sheshi i famshëm i Het Plein, në lindje të kompleksit,…

Read More

Partia Socialiste ka publikuar edhe këngën e fushatës. Bëhet fjalë për një këngë e reperit të njohur amerikan, Pitbull, që do të shoqërojë socialistët përgjatë këtij muaji. Bëhet fjalë për këngën e publikuar në maj të vitit 2020, të titulluar “I Believe That Ëe Ëill Ëin”, e përkthyer në shqip “Ne besojmë se do të fitojmë”.

Read More

Dopingu godet sërish peshëngritjen shqiptare. Këtë radhë është vetë Federata Shqiptare e Peshëngritjes që ka zbuluar gjithçka nga kontrollet antidoping të kryera nga OKAD pas përfundimit të Kampionatit Kombëtar të Peshëngritjes të zhvilluar në 20-21 shkurt të këtij viti në qytetin e Durrësit. Nga përgjigjet e marra nga këto testet rezultoi se Arbër Çerçizi doli pozitiv me substancën kokainë, ndërsa të gjithë peshëngritësit e tjerë ishin negativë në testet e tyre antidoping. Në këtë pikë, komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit u mblodh në mënyrë të menjëhershme ditën e enjte dhe vendosi që të përjashtojë përgjithmonë nga peshëngritja sportistin…

Read More

Covid-19 i mori jetën edhe aktorit të njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Luran Ahmeti. Luran Ahmeti, 46-vjeçar ishte i shtruar prej pak kohësh në Klinikën Infektive në Shkup, por sërish nuk arriti ta përballojë sëmundjen. Ai ishte djali i shkrimtarit dhe publicistit Xhabir Ahmeti. Ahmeti ka pasur një karrierë të pasur artistike, ku për publikun shqiptar është bërë i njohur në rolin e profesorit të historisë në serialin “O sa mirë” . Ai ka qenë aktor i Teatrit Shqiptar të Shkupit, por ka marrë pjesë edhe në produksione të huaja filmike. Ishte pjesë e dhjetëra filmave, përfshi edhe filmin…

Read More

Mevlani dhe Ledjana kanë bërë një takim prej 4 minutash pasi ka pasur distancim mes tyre. Ledjana theksoi se është shumë konfuze për çdo gjë që ka ndodhur gjatë kësaj periudhe. Gjatë bisedës, Mevlani e pyeti nëse po i dridhen duart dhe më pas e pyeti nëse është e virgjër pasi Ledjana i përmendi eksperiencat. Teksa të dy ishin në takim, Antonela shkoi pranë Blerimit dhe nuk munguan prekjet e përqafimet mes tyre. Mevlani: Po të dridhen duart shpirt? Ledjana: Jo. Mevlani: Më duket sikur po të dridhen. Ledjana: Jam njeri me ndjenja e emocione. Mevlani: Hera e parë në…

Read More