Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Dashi Venusi hyn në një shenjë neutrale, kjo mund të rrezikojë ndjenjat tuaja. Ju përpiqeni të jeni konkret dhe të mos ndikoheni nga fjalët e të tjerëve. Demi Venusi është rikthyer në dukje të mirë, kjo do të thotë që dashuria së shpejti do të mbërrijë. Për ata që tashmë kanë një partner duhet të punojnë për ta mahnitur atë. Binjakët Yjet e së nesërmes janë yje të veçantë që mund të shkaktojnë një moment konfuzioni…
Author: tirana
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zhvilluar mbledhjen plenare të radhës përmes platformës on-line, në prani të të gjithë anëtarëve si dhe të përfaqësueseve të Ministrisë së Drejtësisë dhe programeve të asistencës për zbatimin e reformës në drejtësi, EURALIUS dhe OPDAT. Duke iu përmbajtur rendit të ditës, Këshilli vendosi me shumicë votash, tre caktime të përkohshme në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë dhe konkretisht: Z. Edmond Karriqi caktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Kukës; Znj. Alma Bramocaktohet përkohësisht në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës…
Vijojnë shifrat e larta të infektimeve me koronavirus në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit, Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë raporton se janë konfirmuar pozitivë 860 qytetarë. Ndërkohë, ka një rënie të lehtë të numrit të viktimave, ku kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm 6 të infektuar, nga 10 viktima që ishin një ditë më parë. Referuar situatës, “IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin…
Agjencia Evropiane e Barnave ka aprovuar dy fabrika për prodhimin e vaksinave Covid-19. Sipas TheGuardian, EMA ka thënë se ka aprovuar një fabrikë prodhimi në Halix të Holandës që bën vaksinën AstraZeneca dhe një tjetër në Marburg të Gjermani, për vaksinat BioNTech/Pfizer. AstraZeneca ka thënë se miratimi do të mundësojë dërgimin e disa dozave të vaksinës deri në fund të muajit.
26 marsi shenon ditëlindjen e aktores së njohur shqiptare, Luiza Xhuvani. Përmes një shënimi të shkurtër, ministrja Kulturës Eva Margariti, uron aktoren e njohur. Margariti falenderon Xhuvanin për çdo rol që i ka dhënë jetë duke e luajtur në skenë, dhe për të gjithë forcën që atë e karakterizon për të ecur përpara. “Gëzuar ditëlindjen Luiza Xhuvani! Faleminderit për ndjeshmërinë e energjinë që përcjell përmes çdo roli, e mbi të gjitha për forcën për të vazhuar përpara!”, shkruan ajo. Pas shkëputjes nga politika, Luiza Xhuvanin e kemi parë të rikthehet fuqishëm në teatër.
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar procesin e rindërtimit në Durrës. Ai lëvizi në këmbë përgjatë lagjes, ku takoi edhe qytetarë të ndryshëm. Rama ishte i shoqëruar nga kryetarja e bashkisë, Emirina Sako. Në video dëgjohet edhe një qytetar që thotë “Rroftë Rama”. Një qytetare që po rrinte me bashkëshortin në derën e biznesit të saj, iu drejtua kryeministrit Edi Rama duke i thënë: “S’po na lejnë me ju taku”. Rama ia bëri me dorë të afroheshin, e madje bëri edhe një foto me ta që e shkrepi Sako. Në këtë rast Ramës nuk i munguan as batutat. “Si jeni? Jepja…
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në bulevardin ‘Gjergj Fishta’ në Tiranë. Një vajzë ka aksidentuar me makinë një të re. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje duke marrë të aksidentuarën e cila ka marrë shumë lëndime. Ndërkohë, policia ka ndaluar shoferen dhe pritet që ta shoqërojnë në polici. Vajza e re, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur qante në mes të rrugës duke thënë: Çfarë bëra?
E ftuar në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, prezantuesja Dojna Mema tha se në televizionet shqiptare mungon diversiteti sa i takon paraqitjes së femrës. “Ajo që mendoj është se … perceptimi që nëse një femër zhvishet është vulgare. Nuk mendoj ashtu. Mund të vishesh me golf dhe të jesh vulgare. Hiperseksualizimi ka qenë gjithmonë. Por mungon diversiteti, mungojnë modelet. Duhet edhe një vajzë ndryshe, të përfaqësohet çdo grup i shoqërisë”, tha ajo. Mema tha se ka një keqkuptim të feminizmit në Shqipëri. “Mua me këtë zhvillimin e klinikave estetike të gjitha gratë më duken të bukura. Nuk duhet të keqkuptohet…
Stërvitja me interval me intensitet të lartë, e njohur gjithashtu si HIIT, mendohet të jetë më efektive dhe efikase për humbjen e peshës sesa stërvitja tradicionale e kardio dhe forcës. Studimet sugjerojnë që stërvitjet HIIT mund të ndihmojnë trupin tuaj të djegë kalori disa orë pasi të keni mbaruar ushtrimet. Por shumë trajnim me intensitet të lartë nuk është i mirë për shëndetin tuaj. Sipas një studimi të ri, HIIT i tepruar mund të dëmtojë mitokondrin tuaj, gjeneratorët e energjisë në qelizat tona dhe të prishë kontrollin e sheqerit në gjak. Studimi, i botuar së fundmi në revistën Cell Metabolism,…
Ideja se nëse dalja e PD dhe LSI së bashku në zgjedhje do të sillte një tjetër rezultat, ka nxehur debatin në studion e “Barometrit Politik”. Një pjesë e panelistëve shprehen mendimin se bashkimi nuk do të funksiononte dhe iu referuan daljes së bashku në zgjedhjet lokale të 2011. Andri Nurellari tha se “njerëzit nuk janë të verbër” dhe votat nuk janë bashkim matematikor. Ai e ilustroi këtë me dështimin që LSI dhe PD patën në garë për të fituar bashkinë e Durrësit në 2011. Për Arbjan Maznikun LSI ka pasur peshën reale në zgjedhjet 2005 dhe 2013 kur mori…
Shqipëria ka fituar me rezultatin 1-0 kundër Andorrës dhe e nis mbarë fushatën eliminatore të Botërorit 2022 që do të luhet në Katar. Mjaftoi goli i Lenjanit në minutën e 41-të për të vulosur fatet e takimit. Pritej të ishte një ndeshje e komplikuar për kuqezinjtë, por jo kaq sa rezultoi. Shqipëria e meritoi plotësisht triumfin, por loja dhe nervozizmi i tepruar lanë shumë për të dëshiruar. Skuadra shpesh ishte konfuze në mënyrën se si e kërkonte golin dhe munguan vertikalizimet e duhura për sulmuesit. Gjithsesi, në fund kanë rëndësi tri pikët dhe tani shkojmë me një fitore në “xhep”…
Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin sot, Qarku i Durrësit do të ishte një fushëbetejë e fortë mes Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike. Sondazhi i tretë kombëtar i MRB-së për Euronews Albania tregon në bazë të analizimit të të dhënave, ndarja e mandateve për Qarkun e Durrësit do të jetë thuajse e barabartë. Durrësi ka gjithsej 14 mandate dhe projeksioni tregon se PS mund të marrë 7-8 mandate, ndërsa PD është në kufijtë e 6-7 mandateve. Këto të dhëna u bazuan në projeksionin sipas të cilit nëse zgjedhjet do të mbaheshin të dielën në Durrës do të votohej kështu: PS…